By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Komuna e Mitrovicës mohon kontratën 600 mijë euro për Liqenin
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Komuna e Mitrovicës mohon kontratën 600 mijë euro për Liqenin
TOP Momenti

Komuna e Mitrovicës mohon kontratën 600 mijë euro për Liqenin

Momenti
Published: July 7, 2026

Komuna e Mitrovicës ka deklaruar se po vazhdon me intervenimet për mirëmbajtjen e Liqenit Akumulues, duke mohuar se ekziston ndonjë kontratë në vlerë prej 600 mijë eurosh vetëm për këtë hapësirë.

Në një përgjigje për KosovaPress, drejtori për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Naser Muja, ka thënë se komuna është në monitorim të vazhdueshëm të gjendjes së liqenit dhe investimeve në këtë zonë.

Sipas tij, gjendja aktuale e Liqenit Akumulues është trashëguar, ndërsa menaxhimi i saj paraqet sfidë për institucionin komunal.

Your browser does not support the video tag.

“Komuna e Mitrovicës, në vazhdimësi, jo vetëm për Liqenin e Mitrovicës, por për të gjitha investimet që janë në territorin e Mitrovicës, është në monitorim të vazhdueshëm për mbarëvajtjen e punimeve dhe mirëmbajtjen e tyre. Këtë gjendje aktuale e kemi trashëguar dhe nuk është aspak e lehtë për t’u menaxhuar, por jemi duke bërë përpjekje të vazhdueshme për mirëmbajtjen e saj”, ka thënë Muja.

Duke folur për kontratat e mirëmbajtjes, Muja ka sqaruar se nuk ka një kontratë me vlerë prej 600 mijë eurosh për Liqenin Akumulues.

Ai ka bërë të ditur se kontrata ekzistuese është ajo me emërtimin “Mirëmbajtja verore e rrugëve në qytet, periferi dhe Liqenin Akumulues”, me vlerë totale prej 900 mijë eurosh.

Sipas tij, kjo kontratë përfshin disa kategori dhe pozicione të punëve, ndërsa për mirëmbajtjen e liqenit është paraparë një shumë prej 45 mijë eurosh.

“Ky pozicion për mirëmbajtjen e liqenit gjendet në Kategorinë 3, ndërsa vlera e saj për këtë pozicion është 45,000 euro”, ka deklaruar drejtori Muja.

Ai ka bërë të ditur se kontrata është duke u zbatuar dhe monitoruar nga Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, por ende nuk është përmbushur plotësisht.

Muja ka deklaruar se komuna intervenon pothuajse çdo ditë në hapësirat e Liqenit Akumulues, përfshirë mirëmbajtjen e gjelbërimit, portave të liqenit dhe kositjen e barishteve.

Sipas tij, pajisja për kositjen e liqenit, e cila ishte gjetur e dëmtuar, është riparuar dhe tashmë është funksionale për mirëmbajtjen e vazhdueshme të kësaj zone.

Komuna e Mitrovicës ka bërë të ditur se përveç mirëmbajtjes aktuale, po shqyrton edhe investime të reja për përmirësimin e infrastrukturës së liqenit.

“Jemi duke menduar për përmirësimin e infrastrukturës së mëtejshme, duke instaluar edhe sistemin e ujitjes në vitet në vijim”, ka thënë Muja.

Liqeni Akumulues në Mitrovicë vazhdimisht ka qenë në fokus të qytetarëve për shkak të gjendjes së hapësirave përreth tij, mirëmbajtjes së gjelbërimit dhe nevojës për investime shtesë.

Liqeni artificial në Mitrovicë konsiderohet të jetë një nga bukuritë kryesore të pjesës së afërt urbane të këtij qytetit.

Prejse u bë ai, rreth një dekadë më parë, mitrovicasit, pos që krenoheshin me të, edhe kalonin shumë kohë të kjo hapësirë e komunës që ndodhet afër stadiumit Adem Jashari.

source

You Might Also Like

​Pas vendimit të Apelit, nis rigjykimi i Endrit Nikës
Mucunski: Zgjerimi i BE-së kërkon vizion strategjik, jo logjikë burokratike
Pas marrëveshjes për presidentin, LVV dhe LDK konsultohen sot me strukturat partiake
LSDM: Mickoski ende nuk ka marrë përgjegjësi për veprimet e Kitanoviqit dhe Stoilkoviqit
“Në falimentim”, Asociacioni i Komunave sot mban protestë në Prishtinë

LEXO GJITHASHTU

Protesta te Qeveria, Hyseni i VV: E instrumentalizuar, AKK të jetë zëri i komunave jo mekanizëm përplasjeje
Protesta te Qeveria, Hyseni i VV: E instrumentalizuar, AKK të jetë zëri i komunave jo mekanizëm përplasjeje
Lajme
Jep dorëheqjen sekretari i Ushtrisë amerikane pas muajsh tensionesh me Hegseth
Jep dorëheqjen sekretari i Ushtrisë amerikane pas muajsh tensionesh me Hegseth
Lajme
LVV me aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, dërgon thasë me mbeturina para objektit komunal
LVV me aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, dërgon thasë me mbeturina para objektit komunal
Lajme
SHBA vlerëson Shqipërinë për riatdhesimin e shtetasve nga Siria
SHBA vlerëson Shqipërinë për riatdhesimin e shtetasve nga Siria
Lajme
Kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar, arrestohet një shtetas i huaj- Policia konfiskon telefona, kartela bankare e llaptopa
Kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar, arrestohet një shtetas i huaj- Policia konfiskon telefona, kartela bankare e llaptopa
Lajme

You Might Also Like

Postoi fotografi me armë në rrjete sociale, shoqërohet në polici një person në Klinë
TOP Momenti

Postoi fotografi me armë në rrjete sociale, shoqërohet në polici një person në Klinë

September 1, 2026
QMK: Në 24 orët e fundit, në vend janë regjistruar gjithsej 26 zjarre, dy janë aktive
TOP Momenti

QMK: Në 24 orët e fundit, në vend janë regjistruar gjithsej 26 zjarre, dy janë aktive

September 1, 2026
Gjorgievski: Me Ribalancimin e të ri të buxhetit do të rriten investimet kapitale në Shkup
TOP Momenti

Gjorgievski: Me Ribalancimin e të ri të buxhetit do të rriten investimet kapitale në Shkup

September 1, 2026
Arrestohet në Prishtinë një person me urdhërarrest të lëshuar nga Suedia
TOP Momenti

Arrestohet në Prishtinë një person me urdhërarrest të lëshuar nga Suedia

September 1, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?