Policia e Kosovës, ka njoftuar se, është arrestuar një person, shtetas i huaj, pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar.
Në njoftim shtohet se, gjatë kontrollit në banesën ku kishte qëndruar i arrestuari, janë gjetur dhe konfiskuar, tre telefona, dy llaptopa, një usb, një letërnjoftim, katër fletore me shënime dhe dy kartela bankare, përcjell Gazeta Express.
‘‘URDHËRARREST NDËRKOMBËTAR
Suedi 12.02.2026. Në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar, është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas I huaj. Gjatë kontrollit në banesën ku ka qëndruar janë gjetur dhe konfiskuar tre telefona, dy llap top, një USB, një letërnjoftim, katër fletore me shënime dhe dy kartela bankare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje’’, ka njoftuar Policia.
The post Kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar, arrestohet një shtetas i huaj- Policia konfiskon telefona, kartela bankare e llaptopa appeared first on Gazeta Express.

