By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: KGjK i reagon Milaim Zekës pas deklaratave që i bëri ndaj gjyqtares që e dënoi për shmangie tatimore
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
KGjK i reagon Milaim Zekës pas deklaratave që i bëri ndaj gjyqtares që e dënoi për shmangie tatimore
Lajme

KGjK i reagon Milaim Zekës pas deklaratave që i bëri ndaj gjyqtares që e dënoi për shmangie tatimore

Momenti
Published: May 21, 2026

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) ka reaguar lidhur me deklaratat e ish-deputetit Milaim Zeka ndaj gjyqtares së Gjykatës Themelore në Prishtinë Edita Çanta, duke thënë se i dënon fuqishëm gjuhën linçuese dhe denigruese të përdorur ndaj gjyqtares.

Ky reagim i KGJK-së, vije pas deklaratave të ish-deputetit Milaim Zeka, i cili përmes një postimi në rrjetin social në Facebook pas shpalljes së aktgjykimit ndaj tij, e akuzoi gjyqtaren e rastit se vendimin e mori “vetëm për t’i plotësuar orekset politike” të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.

Your browser does not support the video tag.

Sipas Zekës vendimi ndaj tij ishte marrë pa asnjë provë e argument.

“Pse po ikin njerëzit nga ky vend? Sepse ka përdhunues të drejtësisë, sikurse është Edita Çanta, e cila më ka dënuar përmes urdhërave politik, ta marrura përmes telefonave. Haram i qoftë mundi im gjatë gjithë jetës që kam dhanë për këtë vend, që njerëzit e tillë me nda drejtësi, e jo shtrembësi”- kishte shkruar Zeka.

Sipas KGJK-së, deklaratat e Zekës pas vendimit të Gjykatës, përbëjnë sulm të drejtpërdrejtë ndaj integritetit personal dhe profesional të gjyqtares së rastit.

“Deklaratat e publikuara nga z. Zeka, pas vendimit të marrë nga Gjykata Themelore në Prishtinë lidhur me rastin e tij, përbëjnë sulm të drejtpërdrejtë ndaj integritetit personal dhe profesional të gjyqtares së rastit, përmes një gjuhe fyese, degraduese dhe të papranueshme, e cila tejkalon çdo kufi të komunikimit publik dhe demokratik.”- thuhet në reagimin e KGjK-së.

Në reagimin e tyre KGjK ka thënë se sulmet e tilla nuk janë vetëm fyerje individuale ndaj një gjyqtareje, por përbëjnë përpjekje të papranueshme për linçim publik, dhe ushtrim presioni ndaj bartësve të funksionit gjyqësor, me qëllim cenimin e pavarësisë së tyre në ushtrimin e detyrës.

“KGjK shpreh mbështetjen e plotë dhe të palëkundur për gjyqtarët e Republikës së Kosovës, në ushtrimin e detyrave të tyre kushtetuese dhe ligjore në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe profesionale, të lirë nga çdo formë presioni, kërcënimi apo linçimi publik.”- thuhet më tej në reagim.

KGjK në këtë reagim, ju ka bërë thirrje organeve kompetente që të trajtojnë me seriozitet maksimal këtë rast, të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme ligjore dhe të garantojnë mbrojtjen dhe sigurinë e gjyqtarëve.

Sipas KGjK-së, çdo sulm ndaj një gjyqtari është sulm ndaj drejtësisë dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

Gjykata e Prishtinës më 20.05.2026 shpalli aktgjykim dënues për Milaim Zekën, për veprën penale të shmangies nga tatimi (pika e pestë e aktakuzës).

Milaim Zeka më 20.05.2026 u dënua me një vit burg, për shmangie tatimore, vendim ky i cili nuk do të ekzekutohet nëse ai nuk kryen vepër penale për 2 vite periudhë verifikuese. Po ashtu, Zeka u dënua me gjobë në shumën 3 mijë euro.

Gjykata e ka obliguar të pandehurin Milaim Zeka që Administratës Tatimore të Kosovës t’ia kompensojë 81 mijë euro në emër të kompensimit të dëmit.

Kurse për të akuzuarin, Ilir Krasniqi dhe Milaim Zekën (për pikën 2 të aktakuzës) Gjykata mori aktgjykim refuzues pasi Prokuroria në fjalën përfundimtare ishte tërhequr nga akuza për këtë pikë.

Vendimi është marrë nga gjyqtarja e vetme gjykuese, Edita Çanta.

Pas shpalljes së këtij aktgjykimi, Gjykata mori aktvendim për korrigjim të aktgjykimit burimor.

Në këtë aktvendim bëhet e ditur se është bërë një lëshim teknik dhe se sipas këtij aktvendimi, Zeka 81 mijë euro, t’i paguajë shumën prej 67,609.71 euro.

Ndërkaq pjesa tjetër e aktgjykimit burimor mbetet e pandryshuar.

Në aktvendim thuhet se, kundër këtij aktvendimi nuk është e lejuar ankesë e posaçme.

“Me rastin e shpalljes se aktgiykimit burimor është bërë një gabim teknik te prezicizimi i kompensimit të dëmit i cili është i përcaktuar me rikualifikimin faktik të veprës penale Shmangia nga tatimi nga neni 313 par.3 lidhur me par.l te KPRK-së nga prokurori i shtetit dhe me ekspertizën financiare, gjegjësisht tek shuma e kompensimit të dëmit në vlerë prej 81,000.00 euro, e që në fakt numri duhet të jetë shuma prej 67,609.71 euro, ndërsa pjesa tjeter e aktgjykimit burimor mbetet e pandryshuar.”-thuhet në aktvendim

Rasti i shmangies tatimore është pjesë e aktakuzës në të cilën Zeka, Krasniqi dhe Edmond Kërliu akuzoheshin lidhur me rastin e vizave të punës, gjykim për të cilin ishin liruar nga akuzat, por që Gjykata e Apelit kishte kthyer vetëm akuzën për shmangie tatimore për t’u gjykuar përsëri.

Rigjykimi ndaj Zekës dhe Krasniqit nuk do të bëhet për akuzat e mashtrimit me viza, por për veprën penale të shmangies tatimore.

Kjo pas vendimit të Apelit të 30 dhjetorit 2023 me të cilin e ka vërtetuar pjesërisht vendimin lirues të Gjykatës Themelore të prillit 2022.

Më 26 prill 2022, Gjykata Themelore kishte marrë vendim që Milaim Zekën, Ilir Krasniqin dhe Edmond Kërliun t’i lirojë tërësisht nga të gjitha pikat e aktakuzës.

Zeka, Krasniqi dhe Kërliu akuzoheshin për veprat penale mashtrim, pastrim parash (për të cilat ishin liruar nga akuzat), kurse për shmangie tatimore Zeka e Krasniqi janë duke e vazhduar gjykimin.

You Might Also Like

Trump pezullon tarifat e reja ndaj Kanadasë për tre ditë, duke thënë se marrëveshja është mbyllur
Irani mund të sulmojë bazat amerikane në Evropë? Reagon NATO: Gati për t’u përballur me çdo kërcënim për të mbrojtur aleatët
Grenell flet për Express: Kriza politike është e krijuar nga Kurti – Perëndimi e do Thaçin në Kosovë për të ndihmuar në udhëheqjen e saj
Prishtinë, aksidentohen vetura me motiçikletën – një person pranon trajtim mjekësor
Hetuesit e IPK-së arrestuan një zyrtar policor në Gjilan

LEXO GJITHASHTU

Në kampusin e UBT-së promovohet libri “Religjioni dhe mjekësia”, i Prof. Dr. Dr. Halil Krasniqit
Në kampusin e UBT-së promovohet libri “Religjioni dhe mjekësia”, i Prof. Dr. Dr. Halil Krasniqit
TOP Momenti
Tre orë i shtrirë në plazh, ndërsa festa vazhdonte: Detaje të reja nga vrasja e turistit portugez në Ksamil
Tre orë i shtrirë në plazh, ndërsa festa vazhdonte: Detaje të reja nga vrasja e turistit portugez në Ksamil
TOP Momenti
Zekolli: Më 26 gusht vendosim gurthemelin e autostradës Shkup–Bllacë
Zekolli: Më 26 gusht vendosim gurthemelin e autostradës Shkup–Bllacë
TOP Momenti
Bullgaria rrit sigurinë në bazën ajrore për shkak të kërcënimit të raportuar nga Irani
Bullgaria rrit sigurinë në bazën ajrore për shkak të kërcënimit të raportuar nga Irani
Lajme
Policia në Kaçanik ndalon një person, i konfiskon armën e zjarrit
Policia në Kaçanik ndalon një person, i konfiskon armën e zjarrit
Lajme

You Might Also Like

Aksidentohen dy mjete lundruese në Koman, turistët barten me helikopter drejt spitalit të Shkodrës e Tiranës
Lajme

Aksidentohen dy mjete lundruese në Koman, turistët barten me helikopter drejt spitalit të Shkodrës e Tiranës

August 19, 2026
Thatësira detyron fermerët zviceranë t’i zbresin bagëtitë më herët nga kullotat alpine
Lajme

Thatësira detyron fermerët zviceranë t’i zbresin bagëtitë më herët nga kullotat alpine

August 19, 2026
Pak kohë para shpalljes së vendimit,  Gruda viziton Thaçin në Hagë: 16 shtatori do të jetë dita e lirisë
Lajme

Pak kohë para shpalljes së vendimit,  Gruda viziton Thaçin në Hagë: 16 shtatori do të jetë dita e lirisë

August 19, 2026
Shefi i ri i EULEX’it pritet në zyre nga Kurti: Ishte takim i frytshëm, u konfirmua përkushtimi për sundimin e ligjit
Lajme

Shefi i ri i EULEX’it pritet në zyre nga Kurti: Ishte takim i frytshëm, u konfirmua përkushtimi për sundimin e ligjit

August 19, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?