By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kërkohet paraburgim ndaj dy zyrtarëve bankarë që dyshohet e ngarkuan një grua me kredi prej 25 mijë eurove pa dijeninë e saj
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kërkohet paraburgim ndaj dy zyrtarëve bankarë që dyshohet e ngarkuan një grua me kredi prej 25 mijë eurove pa dijeninë e saj
Lajme

Kërkohet paraburgim ndaj dy zyrtarëve bankarë që dyshohet e ngarkuan një grua me kredi prej 25 mijë eurove pa dijeninë e saj

Momenti
Published: May 22, 2026

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj të pandehurve U.Z., dhe K.K., të cilët gjenden në ndalim 48 orësh, për shkak se dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Sipas kërkesës, të pandehurit, në cilësinë e personave zyrtarë bankarë, duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, kanë tejkaluar autorizimet e tyre me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, duke dëmtuar të dëmtuarën R.L. nga Prizreni. I pandehuri U.Z., në cilësinë e menaxherit të bankës, pas aprovimit të kredisë nuk e ka njoftuar të dëmtuarën dhe ka liruar mjete financiare në shumë prej 24,000 euro nga llogaria e saj pa dijeninë e saj, ndërsa i pandehuri K.K., në cilësinë e analistit të kredisë, ka ekzekutuar transferin e mjeteve në llogaritë e dy bizneseve nga 12,000 euro për secilin”.

Your browser does not support the video tag.

Me këto veprime, Prokuroria tha se të pandehurit e lartcekur, të dëmtuarën e kanë ngarkuar me kredi fiktive në vlerë prej 25,000 euro dhe procedurë përmbarimore, duke i shkaktuar dëm material në të njëjtën shumë.

Lidhur me rastin, janë kryer bastisje në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarve dhe janë sekuestruar prova materiale dhe digjitale, të rëndësishme për zhvillimin e procedurës hetimore.

Your browser does not support the video tag.

The post Kërkohet paraburgim ndaj dy zyrtarëve bankarë që dyshohet e ngarkuan një grua me kredi prej 25 mijë eurove pa dijeninë e saj appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Haxhiu udhëton në Sofje për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore
IKD: Në momentin që certifikohen rezultatet duhet thirret seanca konstituive, nuk ka nevojë të pritet 30 ditë
Kuçi: Beteja juridike e humbur e Serbisë dhe shfrytëzimi i Rezolutës 1244 për luftë juridike dhe terroriste
KQZ: Përfundon verifikimi dhe numërimi në 13 QKN, procesohen mbi 55 për qind vendvotime
Aktakuzë ndaj gjashtë personave për barrikadat në veri

You Might Also Like

55% e vendvotimeve të procesuara, KQZ: Po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë
Lajme

55% e vendvotimeve të procesuara, KQZ: Po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë

June 10, 2026
Supremja refuzon ankesën e VV-së, mbetet në fuqi gjoba prej 5 mijë eurosh për përfshirjen e një të miture në fushatë
Lajme

Supremja refuzon ankesën e VV-së, mbetet në fuqi gjoba prej 5 mijë eurosh për përfshirjen e një të miture në fushatë

June 10, 2026
Azemi: S’përjashtohet mundësia që shtesat prej 100 eurosh për sektorin privat të mos ekzekutohen fare
Lajme

Azemi: S’përjashtohet mundësia që shtesat prej 100 eurosh për sektorin privat të mos ekzekutohen fare

June 10, 2026
Dacia Duster shpallet “Best Value Car 2026” nga revista prestigjioze Autocar UK
Lajme

Dacia Duster shpallet “Best Value Car 2026” nga revista prestigjioze Autocar UK

June 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?