By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Bekim Sejdiu u përfol për president, analistët me vlerësime e dyshime
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Bekim Sejdiu u përfol për president, analistët me vlerësime e dyshime
TOP Momenti

Bekim Sejdiu u përfol për president, analistët me vlerësime e dyshime

Momenti
Published: August 30, 2026

Në media është raportuar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, janë pajtuar në parim që ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Bekim Sejdiu, të jetë kandidat për president të Kosovës.

Deri më tani, nuk ka pasur reagim zyrtar nga Sejdiu, Kurti apo Abdixhiku për këto raportime, ndërsa as LVV-ja dhe LDK-ja nuk kanë konfirmuar një marrëveshje të tillë.

Ndërkohë, emri i Sejdiut ka nxitur reagime të analistëve dhe figurave publike, të cilët kanë vlerësuar profilin e tij, por edhe kanë ngritur pikëpyetje për mënyrën se si mund të arrihet një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit.

Your browser does not support the video tag.

Drejtori i KIPRED-it, Lulzim Peci, e ka vlerësuar lart figurën e Sejdiut, duke theksuar përvojën e tij në drejtësi, marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci.

Peci ka përmendur faktin se Sejdiu ka qenë profesor i së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, ambasador dhe udhëheqës misioni në Ankara e Nju Jork, si dhe gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Pecit, kjo përvojë përfshin dy prej fushave kryesore të përgjegjësisë presidenciale – politikën e jashtme dhe rendin kushtetues.

Bekim Sejdiu në garë për president? Kush është ish-gjyqtari për të cilin raportohet se Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim

Ai ka kundërshtuar gjithashtu pretendimet se Sejdiu është figurë e njëanshme apo partiake, duke përmendur se kur ishte zgjedhur gjyqtar i Kushtetueses, vetëm grupi parlamentar i Vetëvendosjes kishte votuar kundër tij.

Edhe ish-deputeti Ilir Deda e ka vlerësuar pozitivisht figurën e Bekim Sejdiut. Ai ka thënë se Sejdiu do t’i bënte nder Kosovës nëse do të zgjidhej president.

Deda e ka përshkruar atë si një figurë me integritet të lartë intelektual, njohës të politikës së jashtme dhe interesave të Kosovës, si dhe mbrojtës të Kushtetutës.

Ai ka shprehur shpresën që emri i Sejdiut të mos përdoret për “lojëra partiake”, por të jetë pjesë e një zgjidhjeje përfundimtare mes LVV-së dhe LDK-së.

Në anën tjetër, analisti Shenoll Muharremi ka ngritur dyshime se propozimi i Sejdiut mund të jetë pjesë e një skenari politik të Kurtit ndaj LDK-së.

Sipas Muharremit, nëse kandidatura e Sejdiut nuk arrin të sigurojë konsensusin e nevojshëm brenda LDK-së, përgjegjësia për dështimin mund t’i mbetet kësaj partie.

“Kur në fund të dështojë marrëveshja, narrativa veç është gati: ne e propozuam kandidatin, por LDK-ja nuk i siguroi votat”, ka shkruar Muharremi, duke paralajmëruar se dështimi i procesit mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja.

Ndërsa juristi dhe ish-kandidati për deputet nga AAK-ja, Arton Demhasaj, ka ngritur pikëpyetje rreth përfshirjes së Sejdiut në një proces politik që, sipas tij, mund të jetë në kundërshtim me Kushtetutën.

Demhasaj ka thënë se është e vështirë të besohet se një jurist me përvojën e Sejdiut do të pranonte kandidaturën në një proces ku, sipas tij, janë shkelur afatet dhe procedurat kushtetuese për konstituimin e Kuvendit.

Emri i Bekim Sejdiut përmendet për president, Harry Bajraktari: Kandidati ideal për Kosovën

Megjithatë, ai ka vlerësuar se, sa i përket përgatitjes profesionale, përvojës dhe kredibilitetit, Sejdiu është figurë që mund ta përfaqësonte me dinjitet institucionin e presidentit.

“Presidenti duhet të jetë garant i funksionimit kushtetues të institucioneve, jo produkt i një kompromisi politik që vetë mund të vihet në dyshim nga Kushtetuta”, ka shkruar Demhasaj.

Çështja e zgjedhjes së presidentit mbetet një nga zhvillimet kryesore në skenën politike, ndërsa mbetet të shihet nëse emri i Bekim Sejdiut do të konfirmohet zyrtarisht dhe nëse do të sigurojë mbështetjen e nevojshme politike./Telegrafi/

You Might Also Like

OVL-UÇK: Serbia mban arkivat, kërkojmë të vërtetën e drejtësi për të zhdukurit
Sezoni i ajvarit në Maqedoni nis me çmime të larta, qytetarët dhe shitësit me mendime të ndara
Gjendet marihuanë gjatë bastisjes në një shtëpi në Gostivar
A rrezikohet Kosova nga virusi i Nilit Perëndimor?
​Mot i nxehtë në Kosovë javën e ardhshme, temperatura më e lartë 34 gradë

LEXO GJITHASHTU

Lushtaku: Kompetencat e qeverisjes lokale nuk janë pronë e asnjë qeverie, protestojmë më 1 shtator
Lushtaku: Kompetencat e qeverisjes lokale nuk janë pronë e asnjë qeverie, protestojmë më 1 shtator
Lajme
Përparim Rama: VV po bllokon ndërtimin e Kompleksit “Adem Jashari” dhe nënkalimit “Agim Ramadani”
Përparim Rama: VV po bllokon ndërtimin e Kompleksit “Adem Jashari” dhe nënkalimit “Agim Ramadani”
Lajme
OVL-UÇK: Serbia mban arkivat, kërkojmë të vërtetën dhe drejtësinë për të zhdukurit
OVL-UÇK: Serbia mban arkivat, kërkojmë të vërtetën dhe drejtësinë për të zhdukurit
Lajme
Lufta, Zelensky: Po përgatitemi për bisedime me SHBA, është e rëndësishme që Uashingtoni të ndajë të njëjtat pikëpamje me ne
Lufta, Zelensky: Po përgatitemi për bisedime me SHBA, është e rëndësishme që Uashingtoni të ndajë të njëjtat pikëpamje me ne
Lajme
Një grua britanike vritet me thikë në stacionin hekurudhor gjerman
Një grua britanike vritet me thikë në stacionin hekurudhor gjerman
Lajme

You Might Also Like

Lefkov: Qendra kombëtare e të dhënave është detyrim nga agjenda e reformave
TOP Momenti

Lefkov: Qendra kombëtare e të dhënave është detyrim nga agjenda e reformave

August 30, 2026
​Pritjet në pikat kufitare të Kosovës deri në dhjetë minuta
TOP Momenti

​Pritjet në pikat kufitare të Kosovës deri në dhjetë minuta

August 30, 2026
Gjatë 24 orëve policia ka privuar nga liria 18 shoferë për vozitje të pakujdesshme
TOP Momenti

Gjatë 24 orëve policia ka privuar nga liria 18 shoferë për vozitje të pakujdesshme

August 30, 2026
Makina bie në greminë, një viktimë dhe dy të lënduar në Mirditë
TOP Momenti

Makina bie në greminë, një viktimë dhe dy të lënduar në Mirditë

August 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?