By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Presidenti i Finlandës: Rusia nuk do të rrezikonte të sulmonte NATO-n, aleancën më të fortë në botë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Presidenti i Finlandës: Rusia nuk do të rrezikonte të sulmonte NATO-n, aleancën më të fortë në botë
Lajme

Presidenti i Finlandës: Rusia nuk do të rrezikonte të sulmonte NATO-n, aleancën më të fortë në botë

Momenti
Published: August 30, 2026

Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, ka deklaruar se nuk beson se Rusia do të rrezikonte të sulmonte një vend anëtar të NATO-s, duke i cilësuar si spekulative paralajmërimet se Moska mund të jetë në gjendje të sulmojë territorin e aleancës deri në vitin 2029.

Në një intervistë për gazetën gjermane “Bild”, Stubb tha se nuk sheh prova apo të dhëna që mbështesin një skenar të tillë.

Your browser does not support the video tag.

Sipas tij, Rusia nuk do të kishte interes të përballej me “aleancën më të fuqishme ushtarake në botë”.

Megjithatë, presidenti finlandez theksoi se aleatët nuk duhet të ulin vigjilencën dhe duhet të jenë të përgatitur për skenarin më të keq, me qëllim parandalimin e tij.

Stubb tha se vlerësimi i tij bazohet në të dhënat e inteligjencës dhe në fuqinë mbrojtëse të NATO-s, duke përmendur forcat konvencionale, raketat dhe armët bërthamore të aleancës.

Ai shprehu gjithashtu skepticizëm për mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia në Ukrainë.

Sipas tij, gjatë një bisede me ministrin e Jashtëm kinez, ky i fundit kishte deklaruar se Kina nuk do të lejonte një zhvillim të tillë, ka transmetuar Telegrafi.

Stubb argumentoi se një pjesë e strategjisë informative të Rusisë synon të përhapë frikë në Evropë, duke nxitur debate mbi mundësinë e përshkallëzimit të luftës, përdorimit të armëve bërthamore apo një sulmi të drejtpërdrejtë ndaj NATO-s.

The post Presidenti i Finlandës: Rusia nuk do të rrezikonte të sulmonte NATO-n, aleancën më të fortë në botë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Islandezët hodhën poshtë rihapjen e negociatave për hyrje në BE, Bruskeli e respekton zgjedhjen e tyre
Islanda i thotë “jo” BE-së, vjen reagimi nga Brukseli
NASA lëshon teleskopin e ri hapësinor, synon të zbulojë misteret e Universit
Përmbytjet në Nepal, 794 të vdekur dhe mbi 2,500 të zhdukur
Muharremi paralajmëron: Kurti mund të ketë krijuar “kurth” për LDK-në me propozimin për president

LEXO GJITHASHTU

SHBA sulmon objektivat ushtarake iraniane në Ishullin Larak
SHBA sulmon objektivat ushtarake iraniane në Ishullin Larak
TOP Momenti
Shqiptarët dhe të huajt blejnë shtëpi për t’i dhënë me qira, por biznesi po ndryshon
Shqiptarët dhe të huajt blejnë shtëpi për t’i dhënë me qira, por biznesi po ndryshon
TOP Momenti
Draskovic: Nëse Serbia varros me nderime Mladic, varrosë edhe veten moralisht
Draskovic: Nëse Serbia varros me nderime Mladic, varrosë edhe veten moralisht
Lajme
Virusi i “Nilit Perëndimor” në Kosovë, për 4 vite u regjistruan 18 pacientë
Virusi i “Nilit Perëndimor” në Kosovë, për 4 vite u regjistruan 18 pacientë
Lajme
Kanali serb në Telegram kërcënon Novi Pazarin dhe Sjenicën: “Vukovari i ri” dhe “Srebrenica e dytë”
Kanali serb në Telegram kërcënon Novi Pazarin dhe Sjenicën: “Vukovari i ri” dhe “Srebrenica e dytë”
Lajme

You Might Also Like

Drejtori i shkollës evakuoi 900 nxënës, vetëm 10 minuta para se përmbytjet të godisnin shkollën në Nepal
Lajme

Drejtori i shkollës evakuoi 900 nxënës, vetëm 10 minuta para se përmbytjet të godisnin shkollën në Nepal

August 30, 2026
Defekt në rrjetin e ujësjellësit, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Prishtinës
Lajme

Defekt në rrjetin e ujësjellësit, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Prishtinës

August 30, 2026
Muriqi vazhdon shkëlqimin, tre gola në tri ndeshjet e fundit për Fenerbahçen
Lajme

Muriqi vazhdon shkëlqimin, tre gola në tri ndeshjet e fundit për Fenerbahçen

August 30, 2026
Lëvizte me monopatinë, rrëzohet dhe dëmtohet i riu në Vlorë
Lajme

Lëvizte me monopatinë, rrëzohet dhe dëmtohet i riu në Vlorë

August 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?