Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas ka deklaruar këtë të hënë se raportet e inteligjencës tregojnë se Rusia po planifikon më shumë sabotim në Evropë.
“Ne duhet të jemi vigjilentë sepse shohim në raportet e inteligjencës se Rusia po planifikon më shumë akte sabotimi dhe sulmesh kundër demokracisë sonë – për të ndarë shoqërinë tonë, për të frikësuar shoqëritë tona që të mos e ndihmojnë Ukrainën “, tha Kalas përpara një takimi të ministrave të mbrojtjes të BE-së në Bruksel.
Kalas tha gjithashtu se BE-së i duhen më shumë anije për ta bërë operacional misionin e saj “Mburoja” për të mbrojtur anijet në Detin e Kuq.
Duke folur pas mbërritjes së saj në takimin e ministrave evropianë të mbrojtjes, Kallas tha se po u bën thirrje shteteve anëtare të kontribuojnë më shumë në mision, por ende nuk ka marrë angazhime të reja.
The post Kallas: Rusia po planifikon akte sabotimi, duhen më shumë anije në Detin e Kuq appeared first on Gazeta Express.

