By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Haradinaj: Jemi realisht në zgjedhje,  Kuvendi të bashkohet me zërin e qytetarëve për Specialen
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Haradinaj: Jemi realisht në zgjedhje,  Kuvendi të bashkohet me zërin e qytetarëve për Specialen
Lajme

Haradinaj: Jemi realisht në zgjedhje,  Kuvendi të bashkohet me zërin e qytetarëve për Specialen

Momenti
Published: September 28, 2026

Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar para nisjes së seancës së Kuvendit se afati për zgjedhjen e presidentit përfundon më 6 tetor, duke theksuar se kanë mbetur shumë pak ditë për krijimin e institucioneve.

“Gjykata e konfirmoi se më 6 tetor mbyllet afati për presidentin. Jemi shumë pak ditë”, tha Haradinaj.

Ai akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se, sipas tij e kanë shfrytëzuar qëllimisht kohën pa krijuar institucionet.

“Gjithë kjo kohë është djegur qëllimshëm nga LVV e Kurti. Këto ditë të mbetura janë ditë të rëndësishme për krijimin e institucioneve, por edhe për t’iu përgjigjur zërit të qytetarëve”, u shpreh ai.

Haradinaj foli edhe për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara, duke e cilësuar atë si të papranueshëm dhe të padrejtë.

“Vendimi dënues për udhëheqësit e UÇK-së është i papranueshëm për ne, për Kosovën, i padrejtë, sepse UÇK-ja ka bërë luftë çlirimtare”, deklaroi Haradinaj.

Ai tha se Kuvendi duhet t’i shfrytëzojë ditët e mbetura edhe nëse nuk arrin të krijojë institucionet.

“Kuvendi duhet t’i shfrytëzojë këto ditë edhe nëse nuk i krijon institucionet, që t’i bashkohet zërit të qytetarëve, pra jo në emrin tonë ai vendim”, tha ai.

Haradinaj vlerësoi se vendi praktikisht është duke shkuar drejt zgjedhjeve, por tha se ditët e mbetura duhet të shfrytëzohen.

“Jemi në zgjedhje realisht, sepse çdo gjë shkon drejt zgjedhjeve, por do të ishte e turpshme me i lënë këto ditë pa i shfrytëzuar, të paktën për t’u bërë bashkë me zërin e popullit”, përfundoi Haradinaj.

The post Haradinaj: Jemi realisht në zgjedhje,  Kuvendi të bashkohet me zërin e qytetarëve për Specialen appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Kadrijaj: Në Aleancë jemi të gatshëm edhe për zhbërjen e Gjykatës Speciale
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e të dyshuarit për vjedhje në Malishevë
Rama: Ende e dashurojmë BE-në, mos e lini në baltë Ballkanin
SpaceX drejt një provë historike, Starship përgatitet për fluturimin e 14-të
Hamza: Me Kurtin s’folëm për emra për President, së pari miratimi i ndryshimit të ligjit për Specialen

LEXO GJITHASHTU

Ambasadori gjerman uron Kurtin për rizgjedhje: Presim rifillimin e dialogut me Serbinë
Ambasadori gjerman uron Kurtin për rizgjedhje: Presim rifillimin e dialogut me Serbinë
TOP Momenti
U kap me mbi 2 kilogramë marihuanë në Vërmicë, Prokuroria ngre aktakuzë
U kap me mbi 2 kilogramë marihuanë në Vërmicë, Prokuroria ngre aktakuzë
TOP Momenti
Kuzeska: Do ta bllokojmë planin për minierat
Kuzeska: Do ta bllokojmë planin për minierat
TOP Momenti
Rama: Shqiptarët ende e duan BE-në, ndryshe nga vendet anëtare
Rama: Shqiptarët ende e duan BE-në, ndryshe nga vendet anëtare
TOP Momenti
Hamza flet për takimin me Kurtin:  Diskutuam për Specialen dhe presidentin, jo për emra konkretë
Hamza flet për takimin me Kurtin:  Diskutuam për Specialen dhe presidentin, jo për emra konkretë
TOP Momenti

You Might Also Like

Vuçiq i dorëzon detyrën Ana Brnabiqit, kryetarja e Kuvendit merr përkohësisht drejtimin e Presidencës së Serbisë
Lajme

Vuçiq i dorëzon detyrën Ana Brnabiqit, kryetarja e Kuvendit merr përkohësisht drejtimin e Presidencës së Serbisë

September 28, 2026
Nisma e PDK-së për Specialen, Ymeri: Do ta diskutojmë në Grup Parlamentar
Lajme

Nisma e PDK-së për Specialen, Ymeri: Do ta diskutojmë në Grup Parlamentar

September 28, 2026
Çka është biseduar në takimin Kurti-Hamza, kjo është përgjigjja e deputetit të PDK-së
Lajme

Çka është biseduar në takimin Kurti-Hamza, kjo është përgjigjja e deputetit të PDK-së

September 28, 2026
Hamza: Nëse kalon Projektligji për Specialen, jemi të hapur të diskutojmë edhe për temat tjera
Lajme

Hamza: Nëse kalon Projektligji për Specialen, jemi të hapur të diskutojmë edhe për temat tjera

September 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?