By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ambasadori gjerman uron Kurtin për rizgjedhje: Presim rifillimin e dialogut me Serbinë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ambasadori gjerman uron Kurtin për rizgjedhje: Presim rifillimin e dialogut me Serbinë
TOP Momenti

Ambasadori gjerman uron Kurtin për rizgjedhje: Presim rifillimin e dialogut me Serbinë

Momenti
Published: September 28, 2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi nga Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, me rastin e rizgjedhjes së tij në postin e kryeministrit.

Në letrën e datës 25 shtator 2026, Rudolph i përcjell Kurtit “urimet e sinqerta” për rizgjedhjen dhe thekson se Gjermania dhe Kosova janë të lidhura nga marrëdhënie të afërta dhe të qëndrueshme.

Ambasadori gjerman nënvizon se Gjermania e sheh Kosovën si partner të rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor dhe shpreh gatishmërinë për të mbështetur stabilitetin, reformat dhe perspektivën evropiane të rajonit.

Në fokus të veçantë është dialogu Kosovë–Serbi. Rudolph thotë se dialogu i udhëhequr nga BE-ja mbetet thelbësor për stabilitetin afatgjatë në Ballkanin Perëndimor dhe shpreh shpresën që qeveria e Kurtit të angazhohet për rifillimin e shpejtë të dialogut dhe për arritjen e marrëveshjeve “praktike, reciproke, të respektueshme dhe të qëndrueshme”.

Letra gjermane vjen në një periudhë kur Kurti ka marrë edhe mesazhe të tjera urimi pas rizgjedhjes. Kryeministria ka konfirmuar së fundmi edhe pranimin e një letre urimi nga kongresisti amerikan George Latimer.

Urime Kurtit i janë përcjellë edhe nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, duke i shtuar listës së vendeve që kanë reaguar pas formimit të institucioneve të reja të Kosovës. /Telegrafi/

You Might Also Like

Arrestohen dy persona për kultivim dhe posedim të paautorizuar të narkotikëve në Deçan
BDI: Borxhi i Komunës së Tetovës është 31 milionë euro
Gjendet e vdekur në automjet një 56-vjeçare në autostradën Gjevgjeli-Veles
Gjendet e vdekur në automjet një 56-vjeçare në autostradën Gjevgjeli-Veles
Viti i kalit, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dhe 193 fjalime

LEXO GJITHASHTU

Hamza: Teksti është harmonizuar, pres përkrahje të deputetëve për Deklaratën
Hamza: Teksti është harmonizuar, pres përkrahje të deputetëve për Deklaratën
Lajme
Çështja e presidentit, Sejdiu: Nuk është për mua, s’kam kurrfarë komunikimi për këtë çështje
Çështja e presidentit, Sejdiu: Nuk është për mua, s’kam kurrfarë komunikimi për këtë çështje
Lajme
“Aktivizoni verifikimin me dy hapa” Problemet me llogaritë në WhatsApp, Njësia për Siguri Kibernetike rekomandon marrjen e këtyre masave
“Aktivizoni verifikimin me dy hapa” Problemet me llogaritë në WhatsApp, Njësia për Siguri Kibernetike rekomandon marrjen e këtyre masave
Lajme
Pas një ore e gjysmë vonesë, ka dakordim për tekstin e deklaratës për Specialen
Pas një ore e gjysmë vonesë, ka dakordim për tekstin e deklaratës për Specialen
Lajme
Ambasadori gjerman uron Kurtin: Detyra të rëndësishme ju presin, dialogu me Serbinë esencial
Ambasadori gjerman uron Kurtin: Detyra të rëndësishme ju presin, dialogu me Serbinë esencial
Lajme

You Might Also Like

U kap me mbi 2 kilogramë marihuanë në Vërmicë, Prokuroria ngre aktakuzë
TOP Momenti

U kap me mbi 2 kilogramë marihuanë në Vërmicë, Prokuroria ngre aktakuzë

September 28, 2026
Kuzeska: Do ta bllokojmë planin për minierat
TOP Momenti

Kuzeska: Do ta bllokojmë planin për minierat

September 28, 2026
Rama: Shqiptarët ende e duan BE-në, ndryshe nga vendet anëtare
TOP Momenti

Rama: Shqiptarët ende e duan BE-në, ndryshe nga vendet anëtare

September 28, 2026
Hamza flet për takimin me Kurtin:  Diskutuam për Specialen dhe presidentin, jo për emra konkretë
TOP Momenti

Hamza flet për takimin me Kurtin:  Diskutuam për Specialen dhe presidentin, jo për emra konkretë

September 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?