By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: 30 ditë paraburgim për të miturin e dyshuar për rrahje dhe dëmtim të pasurisë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
30 ditë paraburgim për të miturin e dyshuar për rrahje dhe dëmtim të pasurisë
TOP Momenti

30 ditë paraburgim për të miturin e dyshuar për rrahje dhe dëmtim të pasurisë

Momenti
Published: August 14, 2026

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur, ka caktuar 30 ditë paraburgim ndaj një të mituri, i dyshuar për veprat penale “Pjesëmarrja në rrahje” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Sipas njoftimit të gjykatës, masa e paraburgimit është caktuar pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe pas mbajtjes së seancës dëgjimore.

Your browser does not support the video tag.

I mituri dyshohet se më 13 gusht, rreth orës 06:10, në një rrugë në Ferizaj, së bashku me dy persona të tjerë, ka sulmuar një person me të cilin njëri prej të dyshuarve kishte pasur një mosmarrëveshje rreth një vit më parë në Zvicër.

Sipas dyshimit të bazuar të përshkruar nga gjykata, të dyshuarit fillimisht e kanë përcjellë viktimën me veturë dhe, pasi e kanë takuar, kanë dalë nga automjeti dhe e kanë sulmuar.

Njëri nga të dyshuarit dyshohet se e ka goditur viktimën me thikë në pjesën e majtë të abdomenit, ndërsa një tjetër e ka goditur me grushte dhe shqelma. Më pas, edhe i mituri dyshohet se e ka goditur disa herë me shkop druri në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.

Viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore është transferuar në QKUK në Prishtinë.

I mituri dyshohet gjithashtu se, pas përleshjes, ka dëmtuar derën e hyrjes dhe inventarin brenda një biznesi, duke shkaktuar dëme materiale.

Gjykata ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit dhe ndaj të miturit ka caktuar masën në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese, por ankesa nuk e shtyn ekzekutimin e tij./Telegrafi/

You Might Also Like

Klinika për kirurgji plastike realizoi një operacion kompleks rekonstruktiv tek një pacient i lënduar rëndë nga zjarri i Koçanit
Publikohet fotografia, oficeri i BIA-s dhe spiuni i dyshuar Fehim Sali në një nga takimet e tyre në Serbi
Zyrtarët e akuzuar për keqpërdorim në Ministrinë e Infrastrukturës pezullohen nga detyra
Afati i dytë i maturës shtetërore, maturantët presin rezultatet e provimit
Situata e rënduar me zjarret në Shqipëri dhe në Mal të Zi, Kosova e gatshme t’iu dalë në ndihmë

LEXO GJITHASHTU

Raif Gashi e demanton ish punonjësin e UDB-së për Vahide Brahën: Ajo ka qenë një Shote Galicë, më ka strehuar në ilegalitet
Raif Gashi e demanton ish punonjësin e UDB-së për Vahide Brahën: Ajo ka qenë një Shote Galicë, më ka strehuar në ilegalitet
Lajme
Predikuesi islamik nga Bosnja dëbohet nga Kosova
Predikuesi islamik nga Bosnja dëbohet nga Kosova
Lajme
Asociacioni, Sorensen: Obligim i kahershëm për Kosovën, zhvillimet politike e zgjedhore s’e ndryshojnë këtë
Asociacioni, Sorensen: Obligim i kahershëm për Kosovën, zhvillimet politike e zgjedhore s’e ndryshojnë këtë
Lajme
Sulmet e Huthive – s’ka rrugë vërtet të sigurt për transportin detar në rajon, thotë grupi i inteligjencës detare
Sulmet e Huthive – s’ka rrugë vërtet të sigurt për transportin detar në rajon, thotë grupi i inteligjencës detare
Lajme
Alban Hyseni i jep udhëzime Dimal Bashës për Autostradën e Gjilanit: Kemi kritika nga qytetarët
Alban Hyseni i jep udhëzime Dimal Bashës për Autostradën e Gjilanit: Kemi kritika nga qytetarët
Lajme

You Might Also Like

Sorensen thotë se s’ka datë për përmbylljen e dialogut
TOP Momenti

Sorensen thotë se s’ka datë për përmbylljen e dialogut

August 14, 2026
Janevska: Rreth 2.000 vende më pak për studentët e rinj, tregu i punës është i mbingopur nga disa profesione
TOP Momenti

Janevska: Rreth 2.000 vende më pak për studentët e rinj, tregu i punës është i mbingopur nga disa profesione

August 14, 2026
Fehim Sali dërgohet në paraburgim për një muaj, dyshohet për spiunazh
TOP Momenti

Fehim Sali dërgohet në paraburgim për një muaj, dyshohet për spiunazh

August 14, 2026
Prokurori Kodraliu: I dyshuari Sali e pranoi se ishte rekrutuar nga BIA
TOP Momenti

Prokurori Kodraliu: I dyshuari Sali e pranoi se ishte rekrutuar nga BIA

August 14, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?