By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Jagxhiu: E-Kosova 2.0 do të sjellë 400 shërbime të reja dhe funksione me inteligjencë artificiale
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Jagxhiu: E-Kosova 2.0 do të sjellë 400 shërbime të reja dhe funksione me inteligjencë artificiale
Lajme

Jagxhiu: E-Kosova 2.0 do të sjellë 400 shërbime të reja dhe funksione me inteligjencë artificiale

Momenti
Published: May 25, 2026

Ministri në detyrë i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulezon Jagxhiu, ka prezantuar të arriturat dhe projektet kryesore të realizuara gjatë 100 ditëve të para të mandatit qeverisës, duke vënë theksin te reformat në digjitalizim, modernizimi i administratës publike dhe avancimi i shërbimeve elektronike për qytetarët, raporton EO.

Në konferencën për media, Jagxhiu tha se një nga reformat kryesore ka qenë zgjerimi i modelit të ofrimit të integruar të shërbimeve administrative, të bazuar në ngjarje jetësore, i cili fillimisht ishte lansuar në Ferizaj dhe Gjilan.

Your browser does not support the video tag.

“Do të kaloj në disa prej iniciativave dhe reformave kyçe, të cilat kanë filluar dhe janë avancuar gjatë kësaj periudhe. Në fushën e digjitalizimit, ne kemi avancuar me një nga reformat kyçe që kemi filluar vitin e kaluar. Vitin e kaluar patëm lansuar qasjen e ofrimit të integruar të shërbimeve bazuar në ngjarje jetësore në komunën e Ferizajt dhe Gjilanit. Është fjala për ngjarjen jetësore të lindjes së fëmijës, kurse sivjet kjo reformë u shtri edhe në komunën e Prishtinës dhe është duke vazhduar edhe në komunat e tjera. Është reformë thelbësore për shkak se e ndryshon mënyrën se si ofrohen shërbimet administrative ndaj qytetarëve dhe bizneseve duke e vendosur qytetarin në qendër”, tha Jagxhiu.

Ai bëri të ditur se reforma do të zgjerohet edhe me tri shërbime të reja që lidhen me jetën e qytetarëve.

“Po ashtu, kjo reformë është duke u vazhduar tash edhe me tre ngjarje jetësore dhe tashmë kemi avancuar me përgatitjet për shërbimet e integruara që lidhen me ngjarjen jetësore të vdekjes së një të afërmi, hapjes së biznesit dhe ndërrimit të adresës së banimit. Pritet që projekti dhe hapat konkretë të zbatimit të fillojnë gjatë muajit qershor për këtë pjesë të reformës”, deklaroi ai.

Ministri njoftoi edhe nisjen e projektit e-Kosova 2.0, për të cilin tha se do të sjellë qindra shërbime të reja elektronike dhe funksionalitete të bazuara në inteligjencë artificiale.

“Ne jemi në prag të fillimit dhe gjatë kësaj jave do të fillojë zyrtarisht edhe zbatimi i projektit e-Kosova 2.0. E-Kosova 2.0 do të përfshijë 400 shërbime të reja administrative, do të përfshijë funksionalitete të reja duke përfshirë edhe funksionalitetet që bazohen në inteligjencë artificiale, dhe platforma është e pasuruar me siguri të shtuar”, u shpreh Jagxhiu.

Sipas tij, në muajin qershor do të nisë edhe zhvillimi i platformës qeveritare që synon integrimin e sistemeve të administratës publike.

“Në fillim të muajit qershor fillon edhe zhvillimi i platformës qeveritare ose all-of-government platform që mundëson avancimin e proceseve të brendshme të administratës publike në aspekt të menaxhimit të strategjive, planeve të veprimit dhe do të mundësojë integrimin e sistemeve të brendshme siç janë sistemi i financave, burimeve njerëzore, pagave, aseteve, si dhe legjislacionit. E krejt kjo me qëllim të avancimit të planifikimit, të mbikëqyrjes së ekzekutimit dhe të politikëbërjes së bazuar në të dhëna”, tha ai.

Jagxhiu foli edhe për marrëveshjen me Bankën Botërore për projektin COMPASS, i cili lidhet me digjitalizimin e sistemit shëndetësor.

“Në fillim të mandatit kemi sjellë në Kuvend dhe u ratifikua marrëveshja ndërkombëtare me Bankën Botërore për projektin COMPASS, e cila është e paraparë për të ndihmuar avancimin e sistemit shëndetësor, në veçanti në komponentin e dytë përmes digjitalizimit. Ne tashmë, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, kemi filluar aktivitetet në kuadër të këtij projekti gjithëpërfshirës dhe deri në periudhën trevjeçare sa zgjat ky projekt, do të përfundohen 14 komponentë nga i tërë ekosistemi i sistemit të informacionit shëndetësor”, deklaroi ministri.

Ai shtoi se është përfunduar faza e parë e katalogut shtetëror të të dhënave dhe se kanë nisur edhe proceset për platformën e re të interoperabilitetit dhe portalin e të dhënave të hapura.

“Kemi përfunduar fazën e parë të katalogut shtetëror të të dhënave, ku tashmë janë të lidhur pesë regjistrat kyç të shtetit. Ky katalog është shumë i rëndësishëm sepse krijon bazën për përdorimin e inteligjencës artificiale në administratën publike. Po ashtu, këtë javë fillon zhvillimi i kornizës nacionale të interoperabilitetit si dhe dizajnimi i platformës së re të interoperabilitetit. Përmes platformës së re do ta ngrisim interoperabilitetin në një nivel tjetër. Tashmë kanë filluar edhe proceset për zhvillimin e portalit të të dhënave të hapura me qëllim të rritjes së transparencës”, shtoi Jagxhiu.

Ai tha se ministria tashmë ka nisur zhvillimin e portalit për të dhënat e hapura dhe grumbullimin e informatave për katalogun digjital të shërbimeve administrative.

“Tashmë kanë filluar proceset për zhvillimin e portalit për të dhënat e hapura me qëllim të rritjes së transparencës, por edhe krijimit të vlerës së shtuar nga të dhënat publike. Po ashtu, kemi mbledhur informata gjithëpërfshirëse për shërbimet administrative nga 27 institucione qendrore qeveritare dhe tashmë është duke vazhduar procesi edhe për institucionet e tjera, me idenë që më 12 qershor të fillojë kontrata për zhvillimin e sistemit digjital të katalogut të shërbimeve”, shtoi ai.

The post Jagxhiu: E-Kosova 2.0 do të sjellë 400 shërbime të reja dhe funksione me inteligjencë artificiale appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Çmimet e derivateve – nafta njëjtë, benzina 1 cent më lirë
Probleme të njëpasnjëshme – ​KEK njofton se njësia A3 ndalet për shkak të një defekti teknik
Nis takimi te Haxhiu, i shkojnë Kurti, Kusari -Lila, Gërvalla dhe përfaqësues të partive të pakicave
Çitaku tenton të hyjë në Qeveri, i ndalohet hyrja – pamje
Rinia Demokratike kërkon funksionalizimin e institucioneve: Kjo bllokadë shtetërore, ka pasoja reale në jetën dhe të ardhmen tonë

LEXO GJITHASHTU

Pakti i mbrojtjes i Turqisë me Arabinë Saudite dhe Pakistanin vë në provë NATO-n?
Pakti i mbrojtjes i Turqisë me Arabinë Saudite dhe Pakistanin vë në provë NATO-n?
TOP Momenti
Klekovski me apel për qytetarët: Nëse shihni shpendë të ngordhura, raportoni në AUV
Klekovski me apel për qytetarët: Nëse shihni shpendë të ngordhura, raportoni në AUV
TOP Momenti
Shtatë vatra zjarri mbeten aktive në Shqipëri, vijojnë operacionet nga ajri dhe toka
Shtatë vatra zjarri mbeten aktive në Shqipëri, vijojnë operacionet nga ajri dhe toka
TOP Momenti
Momentet pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo, qytetarët u vijnë në ndihmë të plagosurve
Momentet pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo, qytetarët u vijnë në ndihmë të plagosurve
TOP Momenti
Tjetër aksident i rëndë në rajonin e Pejës, dy të lënduar
Tjetër aksident i rëndë në rajonin e Pejës, dy të lënduar
TOP Momenti

You Might Also Like

Spitali i Pejës jep detaje në lidhje me aksidentin tragjik në Kliqinë: Viktima është sjellë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore
Lajme

Spitali i Pejës jep detaje në lidhje me aksidentin tragjik në Kliqinë: Viktima është sjellë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore

August 18, 2026
Vrasja e 20-vjeçarit nga Franca në Ksamil, u gjet i vdekur në shezlongët e plazhit
Lajme

Vrasja e 20-vjeçarit nga Franca në Ksamil, u gjet i vdekur në shezlongët e plazhit

August 18, 2026
Moska i dërgon paralajmërim Londrës për përdorimin e dronëve britanikë në sulmet brenda Rusisë
Lajme

Moska i dërgon paralajmërim Londrës për përdorimin e dronëve britanikë në sulmet brenda Rusisë

August 18, 2026
Gjendet i vdekur 20-vjeçari francez në Ksamil, dyshohet se është goditur me thikë
Lajme

Gjendet i vdekur 20-vjeçari francez në Ksamil, dyshohet se është goditur me thikë

August 18, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?