By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Izolimi rajonal, 22% e qytetarëve të Ballkanit nuk udhëtojnë fare te fqinjët
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Izolimi rajonal, 22% e qytetarëve të Ballkanit nuk udhëtojnë fare te fqinjët
TOP Momenti

Izolimi rajonal, 22% e qytetarëve të Ballkanit nuk udhëtojnë fare te fqinjët

Momenti
Published: June 5, 2026

Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajonal dhe nismave për lëvizjen e lirë, qytetarët e Ballkanit Perëndimor vazhdojnë të mbeten gjeografikisht të izoluar nga njëri-tjetri.

Të dhënat “Barometrit të Ballkanit 2025” nga Këshilli i Bashkimit Rajonal tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e banorëve të rajonit 22% nuk kanë vizituar kurrë asnjë nga ekonomitë fqinje për shkak të barrierave politike, mungesës së infrastrukturës etj, shkruan Monitor.al.

Your browser does not support the video tag.

Rezultatet e Anketës tregojnë se Bosnja dhe Hercegovina është vendi më pak i vizituar nga vendet e tjera të rajonit, ku mesatarisht 46% e të anketuarve deklarojnë se nuk kanë shkelur kurrë atje.

Ajo ndiqet nga Maqedonia e Veriut 38%, Shqipëria dhe Kosova me nga 37% secila.

Your browser does not support the video tag.

Në kahun tjetër, Mali i Zi rezulton vendi më i eksploruar, me vetëm 21% të qytetarëve të rajonit që nuk e kanë vizituar asnjëherë.

Shqiptarët dhe Kosova: Një urë e fortë, por Bosnja dhe Serbia mbeten “tokë e panjohur”

Për qytetarët e Shqipërisë, Kosova mbetet destinacioni më i afërt dhe më i vizituar. Vetëm 20% e shqiptarëve të Shqipërisë thonë se nuk kanë qenë kurrë në Kosovë. Ky raport është edhe më i fortë në kahun e kundërt, ku vetëm 4% e qytetarëve të Kosovës nuk e kanë vizituar kurrë Shqipërinë, duke konfirmuar lidhjet e ngushta kulturore, etnike dhe turistike.

Megjithatë, lëvizshmëria e shqiptarëve zbehet ndjeshëm kur bëhet fjalë për pjesën tjetër të rajonit:72% e shqiptarëve të Shqipërisë nuk kanë vizituar kurrë Serbinë. 66% e tyre nuk kanë qenë kurrë në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Për Kosovën, izolimi me këto dy vende është edhe më ekstrem, kryesisht për shkak të barrierave politike dhe regjimit të vizave me Bosnjën. 79% e qytetarëve të Kosovës nuk kanë vizituar kurrë Bosnjën dhe 67% nuk kanë qenë kurrë në Serbi.

Fqinjësi pa komunikim

Të dhënat nxjerrin në dritë edhe hendeqe të tjera të thella ndërmjet vendeve që ndajnë kufij të përbashkët. Për shembull, 68% e qytetarëve të Serbisë nuk kanë vizituar kurrë Shqipërinë, ndërsa 60% e qytetarëve të Bosnjë-Hercegovinës nuk kanë shkelur kurrë në Shqipëri apo Kosovë.

Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi shfaqen si vendet më neutrale dhe më të aksesueshme për të gjithë. Mali i Zi është veçanërisht i vizituar nga serbët (vetëm 7% nuk e kanë vizituar dhe nga boshnjakët, vetëm 8% nuk e kanë vizituar, kryesisht për shkak të turizmit bregdetar dhe lidhjeve historike.

Një e pesta e rajonit nuk lëviz fare

Një tjetër tregues negative për integrimin rajonal është se 22% e qytetarëve në nivel rajoni deklarojnë se nuk kanë vizituar asnjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo shifër shkon deri në 36% për qytetarët e Malit të Zi dhe 30% për ata të Maqedonisë së Veriut, duke dëshmuar se për një pjesë të madhe të popullsisë.

Anketa e Barometrit 2025 tregon se pa heqjen definitive të barrierave politike dhe pa përmirësimin e infrastrukturës rrugore e hekurudhore, integrimi i Ballkanit do të mbetet më shumë një projekt në letër sesa një realitet i jetuar nga qytetarët e tij.

You Might Also Like

Një i vdekur pas përleshjes me armë zjarri në Ferizaj
Oda Ekonomike: Bilanci tregtar i Kosovës përmirësohet me Greqinë, por mbeten deficite të larta me Poloninë dhe Arabinë Saudite
​Pas incidentit në Magurë, peticion për ndalimin e kthimit të të dyshuarve në fshat
Kandiq ngre dyshime për varr masiv të mundshëm në Pasuljanske Livade të Serbisë
Tragjedi në Arabinë Saudite, 14 të vdekur pas rrëzimit të helikopterit

You Might Also Like

Cadmani për procesin në Hagë: Kryhet më 20 korrik, vendimi i GJEDNJ-së ndikon në Apel
TOP Momenti

Cadmani për procesin në Hagë: Kryhet më 20 korrik, vendimi i GJEDNJ-së ndikon në Apel

June 28, 2026
Dy të lënduar nga përplasja e dy veturave në Veriq të Istogut
TOP Momenti

Dy të lënduar nga përplasja e dy veturave në Veriq të Istogut

June 28, 2026
Sunderlandi refuzon ofertën e Chelseat: Granit Xhaka nuk është në shitje
TOP Momenti

Sunderlandi refuzon ofertën e Chelseat: Granit Xhaka nuk është në shitje

June 28, 2026
Rekord i nxehtësisë në Gjermani, temperatura arrin 41.5 gradë Celsius
TOP Momenti

Rekord i nxehtësisë në Gjermani, temperatura arrin 41.5 gradë Celsius

June 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?