By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Islami: BIA ka ushtruar presion mbi qytetarët serbë gjatë zgjedhjeve
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Islami: BIA ka ushtruar presion mbi qytetarët serbë gjatë zgjedhjeve
TOP Momenti

Islami: BIA ka ushtruar presion mbi qytetarët serbë gjatë zgjedhjeve

Momenti
Published: June 9, 2026

Gjatë procesit të fundit zgjedhor, është raportuar për ndikim dhe presion nga Beogradi ndaj komunitetit serb në Kosovë, me synim orientimin e votës në favor të Listës Serbe.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami ka deklaruar se institucionet e Serbisë kanë përdorur mekanizma shtetërorë për të ndikuar në sjelljen elektorale të qytetarëve serbë në Kosovë.

Your browser does not support the video tag.

“Ndikimi i Beogradit në zgjedhjet e Kosovës: Presioni mbi komunitetin serb”, ka shkruar Islami.

Sipas tij, Agjencia Serbe e Sigurisë dhe Informacionit (BIA) është aktivizuar në pikat kufitare, ku janë ndaluar dhe marrë në pyetje qytetarë serbë.

Your browser does not support the video tag.

“Përmes ndalimit dhe marrjes në pyetje të dhjetëra qytetarëve serbë, ky aparat sigurie ushtroi presion të hapur mbi zërat kritikë dhe kundërshtarët e Listës Serbe”, thuhet në deklaratë.

Ai shton se qytetarëve u janë dhënë mesazhe paralajmëruese lidhur me mbështetjen e subjekteve opozitare serbe.

“Zyrtarët e BIA-s u dhanë mesazhe të qarta qytetarëve: çdo mbështetje për partitë opozitare serbe ose kundërshtim i vijës politike të Beogradit do të pasohej me pengesa dhe kufizime të lirisë së tyre të lëvizjes”, thuhet më tej.

Sipas Islamit ndërhyrjet e tilla synojnë të ndikojnë në proceset demokratike në Kosovë dhe të favorizojnë Lista Serbe si subjekt politik. /Telegrafi/

You Might Also Like

Plagoset me thikë 45-vjeçari slloven në Durrës, autorët në kërkim
Paradite me diell, pasdite reshje shiu dhe shtrëngata në zonat malore
Paraguai eliminon Gjermaninë me penallti
BE-ja: Kosovës i duhet stabilitet institucional për të përfituar nga momentumi i zgjerimit
Eliminohet Holanda, Maroku në 1/8 e finales

You Might Also Like

Haziri: LDK-ja ka vendosur parimisht të jetë pjesë aktive e ndërtimit të institucioneve
TOP Momenti

Haziri: LDK-ja ka vendosur parimisht të jetë pjesë aktive e ndërtimit të institucioneve

June 30, 2026
Mot me vranësira dhe intervale me diell, pasdite mundësi për reshje shiu
TOP Momenti

Mot me vranësira dhe intervale me diell, pasdite mundësi për reshje shiu

June 30, 2026
Fushata dezinformuese kundër Nenad Rashiq në mediat e kontrolluara nga Kremlini
TOP Momenti

Fushata dezinformuese kundër Nenad Rashiq në mediat e kontrolluara nga Kremlini

June 30, 2026
OKB-ja pret mbi 10 mijë vdekje në Venezuelë: Numri i viktimave po rritet çdo ditë
TOP Momenti

OKB-ja pret mbi 10 mijë vdekje në Venezuelë: Numri i viktimave po rritet çdo ditë

June 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?