Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Albulena Haxhiu u ndal në foltoren në hollin e Kuvendit, ndërsa deputetë të PDK-së dhe AAK-së shkuan aty për të kërkuar vazhdimin e seancës konstituive.
Me deputetë të PDK-së që u ndalën disa metra pranë foltores, Haxhiu tha se po i pamundësohej mbajtja e konferencës.
“Ah, paska planifiku PDK-ja me mbajtë konferencë. Hajdeni. Vazhdoni”, tha ajo, duke iu drejtuar deputetes Ganimete Musliu.
“Në momentin kur PDK-ja na e bën të mundur, na lejon të mbajmë konferencë, dal”, shtoi Haxhiu, duke u larguar më pas.
Ndërsa po largohej, deputetë të PDK-së i thirrën asaj, duke i thënë “thirre seancën” dhe “mos ik”.
The post Haxhiu nis ta mbajë një konferencë, largohet pasi sheh deputetët e PDK-së, ata i thonë “thirre seancën” appeared first on Gazeta Express.

