By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ish-zyrtari amerikan: Gjykata Speciale s’duhej të ngrihej, UÇK-ja u dënua më rëndë se ata që kryen krime
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ish-zyrtari amerikan: Gjykata Speciale s’duhej të ngrihej, UÇK-ja u dënua më rëndë se ata që kryen krime
Lajme

Ish-zyrtari amerikan: Gjykata Speciale s’duhej të ngrihej, UÇK-ja u dënua më rëndë se ata që kryen krime

Momenti
Published: September 22, 2026

Ish-zyrtari amerikan, Jason Steinbaum, ka deklaruar se Kosova nuk do të duhej të themelonte Gjykatën Speciale.

Duke komentuar dënimin prej 81 vjetësh burgim për katër ish-krerët e UÇK-së, për Euronews Albania, ai ka thënë se Specialja nuk i ka shqyrtuar si duhet provat.

Sipas tij, që nga themelimi, kjo gjykatë është kuptuar se nuk po shkonte drejt atyre që kanë kryer krime, por si cak kishte liderët e UÇK-së.

“Mund ta kishim bërë. Kjo gjykatë nuk duhej ngritur. Mund të ishte bërë, mund të ishte trajtuar nga sistemi gjyqësor i Kosovës, dhe ne duhet t’i tregonim Kosovës se kishim besim tek sistemi i saj i drejtësisë, se kishim besim te institucionet e saj në mënyrë që ta bënte ajo procesin. Por, kur gjykata u ngrit, u kuptua se ajo do të shkonte vetëm në drejtim të liderëve të UÇK-së dhe gjykata mund të kishte përndjekur edhe serbët që kryen pjesën dërmuese të krimeve gjatë luftës në Kosovë. Pra, duke mos e bërë këtë, njerëzit arrijnë në përfundimin se gjykata kishte një qëllim për të dënuar ish-krerët e UÇK-së dhe jo ata që kryejnë krimet gjatë luftës”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se shpreson se shkalla e dytë e Apelit do të provojë se aktgjykimi dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ishte i gabuar.

“Ky mund të ketë qenë një problem real për këtë çështje. Shpresoj që në apel kjo do të jetë një çështje që mbrojtja duhet ta ngrejë. Gjykata nuk i ka shqyrtuar si duhet provat dhe shpresoj që gjyqtarët në apel të thonë se po ky ishte një gabim dhe që të ketë gjasa që dënimi të kthehet, por skenari që ju përmendët është një mundësi që diçka mund të ndodh në apel”, ka thënë ai.

The post Ish-zyrtari amerikan: Gjykata Speciale s’duhej të ngrihej, UÇK-ja u dënua më rëndë se ata që kryen krime appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

“Swan Song” nga Charles Spencer – kujtime për Dianën, por edhe një libër i mbushur me hesapet personale të vëllait të saj
Maliqi: Protesta ka ndikim, sponsorët e Speciales duhet ta kuptojnë nivelin e pakënaqësisë
Frangu zviceran mund të zëvendësojë jenin në një nga strategjitë më të përdorura të investitorëve
Dënimi i ish-liderëve të UÇK-së, djali i Hashim Thaçit: Vendimi na ka lënduar, por nuk na mposht
Policia konfirmon gjetjen e një 34-vjeçari pa shenja jete në Gjilan

LEXO GJITHASHTU

Haxhiu fton në takim familjarët e katërshes së UÇK-së
Haxhiu fton në takim familjarët e katërshes së UÇK-së
TOP Momenti
Shpërthen zjarr në një depo për ngjyra në Shkup, zjarrfikësit në terren
Shpërthen zjarr në një depo për ngjyra në Shkup, zjarrfikësit në terren
TOP Momenti
Ish-zyrtari amerikan: Specialja nuk duhej të themelohej, kishte cak vetëm liderët e UÇK-së dhe nuk i shqyrtoi si duhet provat
Ish-zyrtari amerikan: Specialja nuk duhej të themelohej, kishte cak vetëm liderët e UÇK-së dhe nuk i shqyrtoi si duhet provat
TOP Momenti
“Lufta jem e ka veç sulmin”, Gashi zbulon bisedën e Fehmi Lladrovcit me Adem Demaçin
“Lufta jem e ka veç sulmin”, Gashi zbulon bisedën e Fehmi Lladrovcit me Adem Demaçin
TOP Momenti
Trump në OKB: Kam përfunduar tetë luftëra – përfshirë konfliktin Kosovë-Serbi
Trump në OKB: Kam përfunduar tetë luftëra – përfshirë konfliktin Kosovë-Serbi
TOP Momenti

You Might Also Like

Donald Trump: Luftë karteleve të drogës, janë ISIS-i i Hemisferës Perëndimore
Lajme

Donald Trump: Luftë karteleve të drogës, janë ISIS-i i Hemisferës Perëndimore

September 22, 2026
Policia gjermane shpall në kërkim të riun nga Vushtrria, dyshohet se privoi nga jeta një 15-vjeçar
Lajme

Policia gjermane shpall në kërkim të riun nga Vushtrria, dyshohet se privoi nga jeta një 15-vjeçar

September 22, 2026
Hoxha: Gërvalla s’po e kryen detyrën e saj rreth mosreagimit për ish-krerët e UÇK-së
Lajme

Hoxha: Gërvalla s’po e kryen detyrën e saj rreth mosreagimit për ish-krerët e UÇK-së

September 22, 2026
Makina përplas për vdekje një 64-vjeçar që udhëtonte me motor në Tiranë
Lajme

Makina përplas për vdekje një 64-vjeçar që udhëtonte me motor në Tiranë

September 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?