Presidenti amerikan Donald Trump, i ka kushtuar një pjesë të fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara luftës kundër karteleve të drogës.
Trump i krahasoi kartelet me organizatën terroriste ISIS, duke deklaruar se ato përdorin dhunën dhe terrorin për të kontrolluar territore dhe popullsi.
“Kartelet janë ISIS-i i Hemisferës Perëndimore”, deklaroi Trump nga foltorja e OKB-së.
Ai akuzoi këto organizata për përfshirje në vrasje, tortura, përdhunime dhe zhvatje, duke argumentuar se aktiviteti i tyre nuk mund të trajtohet vetëm si kriminalitet i zakonshëm.
Trump mbrojti gjithashtu operacionet amerikane kundër mjeteve që autoritetet amerikane i akuzojnë për transport droge dhe sinjalizoi se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë një qasje të ashpër ndaj karteleve.
“Kartelet e drogë si kam konsideruar organizata terroriste, duke nxitur ushtrinë amerikane për ti eliminuar ato. Ata janë armiq të civilizimit, që nxisin vrasjen e përdhunimin. Ata do të vriten, do konsiderohen armiq të Amerikës. SHBA ka kryer shumë sulme kundër karteleve të drogës, duke shkatërruar sasinë e drogës që hyn në territorin tonë. Meksika është në qendër të dhunës së karteleve dhe kjo është e papranueshme për SHBA. Një pjesë e madhe e territorit të Meksikës kontrollohet nga kartelet e drogës. Administrata im po kërkon një zgjidhje thelbësore. Ata janë nën presion të jashtëzakonshëm. Ata po dështojnë si kurrë më parë. Rubio po drejton negociatat, do shikojmë se cfarë do të ndodhë. Nuk do lejojmë të huajt organizata kriminale që rrezikojnë Amerikën”, tha Donald Trump. /Panorama
The post Donald Trump: Luftë karteleve të drogës, janë ISIS-i i Hemisferës Perëndimore appeared first on Gazeta Express.

