By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Intervistimi i zyrtarëve të Listës Serbe për falsifikim dokumentesh, Simiq deklarohet i pafajshëm, dy të tjerët mbrohen në heshtje
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Intervistimi i zyrtarëve të Listës Serbe për falsifikim dokumentesh, Simiq deklarohet i pafajshëm, dy të tjerët mbrohen në heshtje
Lajme

Intervistimi i zyrtarëve të Listës Serbe për falsifikim dokumentesh, Simiq deklarohet i pafajshëm, dy të tjerët mbrohen në heshtje

Momenti
Published: August 14, 2026

Në Prokurorinë e Mitrovicës ka përfunduar dje intervistimi i ish-drejtorit të Drejtorisë së Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor (institucion paralel ilegal i Serbisë në veri të Kosovës, tani i mbbyllur), aktualisht deputet i Listës Serbe, Igor Simiq, ish-ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq, si dhe anëtarit tjetër të Listës Serbe, Vasilije Tomasheviq.

Të tre janë ftuar në cilësinë e të pandehurve për falsifikim dokumentesh në ish-strukturat palalele në veri.

Your browser does not support the video tag.

Simiq është deklaruar i pafajshëm ndërsa dy të tjerët, siç mëson KALLXO.com, janë mbrojtur në heshtje.

“Siç thash edhe para disa ditësh, kur mora ftesën, iu përgjigja thirrjes së Prokurorisë për të dhënë deklaratë në cilësinë e të pandehurit, për atë që ata pretendojnë se është kryerja e veprës penale të falsifikimit të dokumenteve. Nuk jam fajtor, natyrisht”- deklaroi Simiq para mediave.

Ndërsa avokati i Todosijeviqit, Lubomir Pantoviq, konfirmoi se klienti i tij është mbrojtur në heshtje.

“Zoti Todosijeviq sot është mbrojtur në heshtje, pra duke gëzuar të drejtën e tij ligjore. Para dy vitesh, ai ka dhënë një deklaratë më të gjerë në lidhje me këtë rast, para Policisë, si dhe nuk ka pasur nevojë që të thotë asnjë gjë tjetër përtej kësaj. Kjo është e drejta e tij ligjore” – theksoi Pantoviq.

Ndërkohë, për ditët në vijim janë ftuar për intervistim kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Ivan Zaporozhac e Zoran Todiq, të dyshuar për të njejtën vepër penale.

Lista Serbe ka pretenduar se ata po ndiqen penalisht për shkak se kanë qenë në krye të institucioneve serbe, të cilat Kosova nuk i njeh.

Simiq dhe Todosijeviq janë intervistuar në Polici para dy vitesh, më 05.09.2024.

The post Intervistimi i zyrtarëve të Listës Serbe për falsifikim dokumentesh, Simiq deklarohet i pafajshëm, dy të tjerët mbrohen në heshtje appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

NATO ngre avionët luftarakë pas hyrjes së një droni në hapësirën ajrore të Letonisë
Skena apokaliptike pas zjarreve në Kroaci: Automjete të djegura të lëna në anë të rrugës
Deputetët e PDK-së bllokojnë edhe sot hyrjen e Qeverisë
Hoxhaj para Qeverisë: PDK nuk zbrapset, liroje zyrën o deputet uzurpator
Skena si në filmat horror në Kroaci – shtëpi, vetura dhe varka digjen nga zjarret

LEXO GJITHASHTU

BDI: Nga 549 policët e rinj të pranuar, më pak se 40 janë shqiptarë
BDI: Nga 549 policët e rinj të pranuar, më pak se 40 janë shqiptarë
TOP Momenti
Shqiptarët e gjetën zërin
Shqiptarët e gjetën zërin
TOP Momenti
Deputetët e PDK-së sërish para Qeverisë
Deputetët e PDK-së sërish para Qeverisë
TOP Momenti
Deliu-Kodra: Qeveria e dorëhequr po merr vendime, kjo e çon Kosovën drejt anarkisë totale
Deliu-Kodra: Qeveria e dorëhequr po merr vendime, kjo e çon Kosovën drejt anarkisë totale
Lajme
Katër të vdekur dhe pesë të plagosur nga reshjet në Japoni, autoritetet kanë paralajmëruar për rrëshqitje të tokës
Katër të vdekur dhe pesë të plagosur nga reshjet në Japoni, autoritetet kanë paralajmëruar për rrëshqitje të tokës
Lajme

You Might Also Like

Konflikti me Iranin – Vance: Prioriteti i SHBA-së, mbajtja e çmimit të ulët të naftës dhe gazit
Lajme

Konflikti me Iranin – Vance: Prioriteti i SHBA-së, mbajtja e çmimit të ulët të naftës dhe gazit

August 14, 2026
Gjobitet me 50.000 krona një person që ia prishi gjumin ariut polar në Norvegji
Lajme

Gjobitet me 50.000 krona një person që ia prishi gjumin ariut polar në Norvegji

August 14, 2026
Burgasi në Bullgari zgjidhet qyteti mikpritës për Eurovision – Pas njoftimit rriten çmimet e hoteleve
Lajme

Burgasi në Bullgari zgjidhet qyteti mikpritës për Eurovision – Pas njoftimit rriten çmimet e hoteleve

August 14, 2026
Dhjetëra akullnaja në Zvicër mund të zhduken për shkak të rritjes së temperaturave
Lajme

Dhjetëra akullnaja në Zvicër mund të zhduken për shkak të rritjes së temperaturave

August 14, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?