By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Instituti ATOMI certifikoi dhe shpërbleu më të suksesshmit e Garës Ndërkombëtare të Matematikës Kangaroo 2026 në Kosovë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Instituti ATOMI certifikoi dhe shpërbleu më të suksesshmit e Garës Ndërkombëtare të Matematikës Kangaroo 2026 në Kosovë
TOP Momenti

Instituti ATOMI certifikoi dhe shpërbleu më të suksesshmit e Garës Ndërkombëtare të Matematikës Kangaroo 2026 në Kosovë

Momenti
Published: June 13, 2026

Instituti ATOMI ka organizuar për të dhjetin vit me radhë Garën Ndërkombëtare të Matematikës Kangaroo në Kosovë, e cila u mbajt më 28 mars 2026, me autorizimin e “Asociacionit Kangourou Sans Frontières (AKSF)”. Kjo garë konsiderohet si më e popullarizuara në botë në fushën e matematikës, duke u zhvilluar në mbi 70 shtete dhe duke mbledhur çdo vit më shumë se 6 milionë nxënës nga e gjithë bota.

Në edicionin e sivjetmë në Kosovë morën pjesë rreth 2 mijë nxënës të të gjitha niveleve të arsimit parauniversitar nga mbarë vendi. Përmes kësaj gare, Instituti ATOMI synon të identifikojë talentet e reja në matematikë dhe t’u ofrojë mbështetje të vazhdueshme përmes kurseve të avancuara dhe aktiviteteve të tjera zhvillimore.

Your browser does not support the video tag.

Në kuadër të këtij misioni, Instituti ATOMI ka përzgjedhur 38 nxënësit më të suksesshëm të Garës Kangaroo 2026, të cilët u certifikuan gjatë një ceremonie solemne të organizuar sot.

Drejtoresha ekzekutive e Institutit ATOMI, Naime Hoxha, tha se ky vit shënon një jubile të rëndësishëm, pasi gara Kangaroo në Kosovë feston 10-vjetorin e organizimit.

“Sot është një ditë e veçantë, pasi gara Kangaroo e ka 10-vjetorin e themelimit. Kur filluam para dhjetë vitesh, synimi ishte i thjeshtë – të identifikonim nxënësit me talent të jashtëzakonshëm në matematikë dhe t’u krijonim mundësi për zhvillim dhe sukses. Sot, pas një dekade, kemi shumë histori suksesi që dëshmojnë se ky mision ka dhënë fryte”, tha Hoxha.

Ajo përmendi se shumë prej pjesëmarrësve të viteve të para tashmë kanë ndërtuar karriera të suksesshme, ku njëri prej tyre është koordinator i olimpiadave në nivel vendi, një tjetër ka diplomuar në MIT, një po vazhdon doktoraturën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa dy ish-pjesëmarrës janë bërë mësimdhënës të matematikës.

“Këto janë dëshmi se potenciali në Kosovë është i jashtëzakonshëm. Talenti është individual, por zhvillimi i tij është një përpjekje kolektive. Gëzojuni suksesit tuaj, ndihuni krenarë, por shiheni talentin si pikënisje dhe jo si destinacion”, u shpreh ajo.

Kryetarja e Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës, Valdete Rexhëbeqaj Hamiti, uroi të gjithë pjesëmarrësit dhe fituesit e garës, duke theksuar se gjatë këtyre dhjetë viteve janë identifikuar shumë talente që vazhdojnë të përfaqësojnë me sukses Kosovën.

“Në emër të Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës, mbetemi të përkushtuar në promovimin e matematikës dhe në mbështetjen e vazhdueshme të këtyre talenteve”, tha ajo.

Ndërkaq, përfaqësuesi i autorizuar për Garën Kangaroo në Kosovë, Valmir Krasniqi, theksoi se gara është organizuar me standarde të larta profesionale dhe organizative gjatë gjithë këtyre viteve.

Ai kujtoi rastin e një prej fituesve të parë, Shend Zhjeqi, i cili kishte arritur rezultatin maksimal prej 100 pikësh dhe që sot bashkëpunon me një nga matematikanët më të njohur në Shtetet e Bashkuara në fushën e gjeometrisë algjebrike.

“Kjo është dëshmi se motivimi i hershëm i fëmijëve me potencial të jashtëzakonshëm mund të shndërrohet në sukses të madh. Përballë sfidave të kohës, teknologjisë dhe inteligjencës artificiale, është e rëndësishme që prindërit, mësimdhënësit dhe shoqëria të punojnë së bashku për t’i mbështetur këta të rinj dhe për ta shndërruar potencialin e tyre në vlerë për shoqërinë”, tha Krasniqi./Telegrafi/

You Might Also Like

“Vjeshtë në verë”: Reshje të dendura shiu dhe breshëri në Shqipëri
Ndërron jetë aktorja Bunny Levine
Analistët: Pasiviteti diplomatik po i krijon Serbisë hapësirë të lobojë kundër Kosovës
Zgjatet afati: Maturantët pak të interesuar për testim
​Të hënën në autostrada kufizim qarkullimi për kamionët me mbi 20 tonë

LEXO GJITHASHTU

Dita e 85-të e protestës në Tiranë për Zvërnecin
Dita e 85-të e protestës në Tiranë për Zvërnecin
TOP Momenti
Joe dhe Shirley DioGuardi të hënën marrin shtetësinë e Kosovës
Joe dhe Shirley DioGuardi të hënën marrin shtetësinë e Kosovës
TOP Momenti
Gjilani triumfon ndaj Llapit
Gjilani triumfon ndaj Llapit
TOP Momenti
“Gjithë ditën kam pritur të vish” – ditëlindja më e dhimbshme e Selvijes pa Shpatin
“Gjithë ditën kam pritur të vish” – ditëlindja më e dhimbshme e Selvijes pa Shpatin
TOP Momenti
PDK kërkon që vazhdimi i seancës konstituive të mbahet të hënën
PDK kërkon që vazhdimi i seancës konstituive të mbahet të hënën
TOP Momenti

You Might Also Like

Policia demanton mediat serbe: Asnjë armë nga Kosova s’është përdorur për zjarrin në territorin e Serbisë
TOP Momenti

Policia demanton mediat serbe: Asnjë armë nga Kosova s’është përdorur për zjarrin në territorin e Serbisë

August 24, 2026
Banorët e Kollës prej katër ditësh përballen me zjarret
TOP Momenti

Banorët e Kollës prej katër ditësh përballen me zjarret

August 24, 2026
Mbeturinat vëllimore në Prishtinë – mbi 50 persona të gjobitur për hedhje të paligjshme
TOP Momenti

Mbeturinat vëllimore në Prishtinë – mbi 50 persona të gjobitur për hedhje të paligjshme

August 24, 2026
Mesazhi i dyshimtë që erdhi në “Viber”– çka synohej përmes tij?
TOP Momenti

Mesazhi i dyshimtë që erdhi në “Viber”– çka synohej përmes tij?

August 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?