Pesë objekte të ndërtuara pa leje në pronë publike, në afërsi të Liqenit të Radoniqit, janë rrënuar sot nga Inspektorati Mjedisor.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja në detyrë e Mjedisit, e cila tha se aksioni është ndërmarrë me qëllim të mbrojtjes së pronave publike dhe hapësirave natyrore.
Ajo deklaroi se aksione të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me synimin për të vendosur ligjshmëri në të gjitha zonat e Kosovës, veçanërisht në hapësirat ujore dhe zonat që lidhen me burimet e ujit të pijshëm.
“Pronat publike dhe hapësirat tona natyrore do të mbrohen me vendosmëri”, thuhet në njoftimin e ministres në detyrë.
The post Inspektorati rrënon 5 objekte të ndërtuara pa leje, Pacolli sjell pamje appeared first on Gazeta Express.

