By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin- Para sulmit me thikë e rrahën në grup
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin- Para sulmit me thikë e rrahën në grup
Lajme

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin- Para sulmit me thikë e rrahën në grup

Momenti
Published: August 19, 2026

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela Mendes, ngjarje e ndodhur mëngjesin e djeshëm në Ksamil. Sipas hetimeve të policisë, konflikti dyshohet se nisi me përplasjen mes të riut dhe 29-vjeçarit David Heurtevent (shqiptar), banues në Vorë, i cili më pas e ka goditur me grushte.

Sipas dinamikës së zbardhur nga autoritetet, përplasja ka nisur në ambientet e lokalit “Principote”, ku Heurtevent dyshohet se është konfliktuar i pari me turistin portugez. Pas goditjeve të para, në përleshje janë përfshirë edhe disa pjesëtarë të stafit të lokalit, të cilët dyshohet se kanë goditur 20-vjeçarin.

Your browser does not support the video tag.

Situata më pas ka agravuar, ndërsa sipas policisë, Sokrat Vata, 29 vjeç, dyshohet se ka ndërhyrë në konflikt dhe e ka goditur disa herë me thikë turistin portugez. Plagët e marra rezultuan fatale për 20-vjeçarin.

Për ngjarjen, policia ka arrestuar Sokrat Lipan alias Sokrat Vata, i dyshuar si autori i goditjeve me thikë, ndërsa David Heurtevent është shpallur në kërkim. Të dy dyshohen për veprën penale “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Në kuadër të hetimeve janë arrestuar edhe disa persona të tjerë, mes tyre punonjës të lokalit “Principote”, të dyshuar se janë përfshirë në përleshje ose nuk kanë njoftuar autoritetet pas ngjarjes. Hetimet vijojnë për të dokumentuar të gjitha rrethanat dhe rolin e secilit person në konfliktin që përfundoi me vdekjen e turistit portugez.

Burime nga grupi hetimor i thanë Top Channel se shokët e viktimës kanë deklaruar se nuk e kanë parë momentin kur 20-vjeçari portugez është goditur me thikë. Ata kanë treguar se janë përballur me policinë në mëngjes dhe, në hyrje të beach barit, shumë pranë bregut të detit, kanë parë trupin e pajetë të shokut të tyre.

Sipas dëshmive të tyre, deri në atë moment nuk kishin dijeni se çfarë kishte ndodhur me 20-vjeçarin. 29-vjeçari nuk ka dhënë asnjë shpjegim dhe nuk ka thënë asnjë fjalë për konfliktin, goditjen me thikë apo momentet pas ngjarjes.

The post Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin- Para sulmit me thikë e rrahën në grup appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Zjarret në Shqipëri, 4 vatra aktive, Ministria e Mbrojtjes: Nuk ka rrezik për zonat e banuara
Iraku i kërkon Iranit që naftës së tij përmes Hormuzit t’i jepet “status i veçantë”
PDK sërish letër Deharit: Thirreni vazhdimin e seancës konstituive për nesër në 11:00, mos e thelloni situatën e rëndë
PDK i çon sërish letër Deharit: Thirreni vazhdimin e seancës konstituive për nesër në 11:00, mos e thelloni këtë situatë të rëndë
Arrestohet në kufirin Kroaci-Mali i Zi një kosovar i kërkuar nga Interpoli, Serbia e akuzon për krime lufte

LEXO GJITHASHTU

​Aleanca kërkon transparencë për presidentin, Kadrijaj zbulon pse e qëlloi Kurtin me vezë
​Aleanca kërkon transparencë për presidentin, Kadrijaj zbulon pse e qëlloi Kurtin me vezë
TOP Momenti
Janevska: Duart e politikës mbani larg arsimit
Janevska: Duart e politikës mbani larg arsimit
TOP Momenti
PDK këmbëngul për vazhdimin e seancës konstituive, i shkuran sërish Deharit
PDK këmbëngul për vazhdimin e seancës konstituive, i shkuran sërish Deharit
TOP Momenti
KOMF i bashkohet fushatës për kujdes modern ndaj diabetit te fëmijët në Kosovë
KOMF i bashkohet fushatës për kujdes modern ndaj diabetit te fëmijët në Kosovë
TOP Momenti
Pas 34 vjetësh, gjenden trupat e dy alpinistëve në një akullnajë në Zvicër
Pas 34 vjetësh, gjenden trupat e dy alpinistëve në një akullnajë në Zvicër
Lajme

You Might Also Like

NATO i përgjigjet paralajmërimeve të Iranit: Jemi të gatshëm të përballemi me çdo kërcënim ndaj bazave amerikane në Europë
Lajme

NATO i përgjigjet paralajmërimeve të Iranit: Jemi të gatshëm të përballemi me çdo kërcënim ndaj bazave amerikane në Europë

August 19, 2026
Irani thotë se po përballet me “mungesa” dhe rritje çmimesh nga bllokada detare e SHBA-së
Lajme

Irani thotë se po përballet me “mungesa” dhe rritje çmimesh nga bllokada detare e SHBA-së

August 19, 2026
Orhan Murtezani nis zyrtarisht mandatin si përfaqësues i Maqedonisë së Veriut në NATO
Lajme

Orhan Murtezani nis zyrtarisht mandatin si përfaqësues i Maqedonisë së Veriut në NATO

August 19, 2026
Ministri i Jashtëm i Iranit thotë se bllokada amerikane kontribuoi në “mungesa” dhe rritje çmimesh
Lajme

Ministri i Jashtëm i Iranit thotë se bllokada amerikane kontribuoi në “mungesa” dhe rritje çmimesh

August 19, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?