By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Infantino kërkon falje, por mbetet president i FIFA-s
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Infantino kërkon falje, por mbetet president i FIFA-s
TOP Momenti

Infantino kërkon falje, por mbetet president i FIFA-s

Momenti
Published: August 6, 2026







Sport
August 06, 2026 – 08:20


Your browser does not support the video tag.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka kërkuar falje për “gabimet” e bëra në lidhje me planin kontrovers për shitjen e aksioneve të disa kompeticioneve të rëndësishme te investitorë privatë. Megjithatë, ai do të vazhdojë të drejtojë organizatën pasi mori mbështetjen e drejtuesve të lartë të FIFA-s gjatë një takimi të zhvilluar në Rabat të Marokut.


Infantino mblodhi anëtarët e bordit drejtues në zyrën afrikane të FIFA-s, pas kritikave të forta që pasuan propozimin për krijimin e kompanisë FIFA Forward Enterprise (FFE). Përmes këtij projekti synohej të tërhiqeshin investime private në turnetë më të rëndësishëm të FIFA-s, përfshirë Kupën e Botës për meshkuj dhe femra, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.


Në një letër të nënshkruar nga Infantino dhe sekretari i përgjithshëm Mattias Grafström, drejtuar zv/presidentëve, Këshillit të FIFA-s dhe 211 federatave anëtare, të dy kërkuan “sinqerisht falje” për mënyrën se si u menaxhua procesi dhe premtuan se gabime të tilla nuk do të përsëriten.


Pas mbledhjes, bordi drejtues i FIFA-s rikonfirmoi mbështetjen e plotë për Infantinon, pavarësisht kritikave të shumta që ai ka marrë javët e fundit.


UEFA ishte ndër kundërshtarët më të ashpër të projektit, duke deklaruar se ka humbur besimin te Infantino dhe duke e cilësuar propozimin si një “marrëveshje të errët dhe të papranueshme”. Kritika pati edhe nga brenda FIFA-s, ku vetë sekretari i përgjithshëm Grafstrom e përshkroi situatën si “një seri ngjarjesh të trishtueshme dhe të dënueshme”.


Sipas planit të propozuar, FIFA kishte ofruar nga 40 milionë dollarë për secilën federatë anëtare në këmbim të mbështetjes për krijimin e FFE-së.


Në deklaratën zyrtare, FIFA pranoi se u bënë gabime gjatë procesit dhe se federatat anëtare nuk duhej të ndiheshin të përjashtuara nga vendimmarrja. Organizata pranoi gjithashtu se pati gabime edhe pas publikimit të dokumenteve në media.


Megjithatë, FIFA theksoi se në të ardhmen “nuk do të tolerojë sulme ndaj integritetit, qeverisjes së mirë dhe procedurave të saj”, duke paralajmëruar se do të marrë masa për të mbrojtur reputacionin e organizatës.





source

You Might Also Like

​Aleanca kërkon transparencë për presidentin, Kadrijaj zbulon pse e qëlloi Kurtin me vezë
Janevska: Duart e politikës mbani larg arsimit
PDK këmbëngul për vazhdimin e seancës konstituive, i shkuran sërish Deharit
KOMF i bashkohet fushatës për kujdes modern ndaj diabetit te fëmijët në Kosovë
Zbulohen detaje nga aksioni i djeshëm për fajde në Prizren – këta janë tre të arrestuarit

LEXO GJITHASHTU

Zjarret në Shqipëri, 4 vatra aktive, Ministria e Mbrojtjes: Nuk ka rrezik për zonat e banuara
Zjarret në Shqipëri, 4 vatra aktive, Ministria e Mbrojtjes: Nuk ka rrezik për zonat e banuara
Lajme
Iraku i kërkon Iranit që naftës së tij përmes Hormuzit t’i jepet “status i veçantë”
Iraku i kërkon Iranit që naftës së tij përmes Hormuzit t’i jepet “status i veçantë”
Lajme
PDK sërish letër Deharit: Thirreni vazhdimin e seancës konstituive për nesër në 11:00, mos e thelloni situatën e rëndë
PDK sërish letër Deharit: Thirreni vazhdimin e seancës konstituive për nesër në 11:00, mos e thelloni situatën e rëndë
Lajme
PDK i çon sërish letër Deharit: Thirreni vazhdimin e seancës konstituive për nesër në 11:00, mos e thelloni këtë situatë të rëndë
PDK i çon sërish letër Deharit: Thirreni vazhdimin e seancës konstituive për nesër në 11:00, mos e thelloni këtë situatë të rëndë
Lajme
Arrestohet në kufirin Kroaci-Mali i Zi një kosovar i kërkuar nga Interpoli, Serbia e akuzon për krime lufte
Arrestohet në kufirin Kroaci-Mali i Zi një kosovar i kërkuar nga Interpoli, Serbia e akuzon për krime lufte
Lajme

You Might Also Like

Osmani: VLEN-i u krijua nga një dorë e jashtme, është koalicion pa projekt të përbashkët
TOP Momenti

Osmani: VLEN-i u krijua nga një dorë e jashtme, është koalicion pa projekt të përbashkët

August 19, 2026
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një gruaje të zhdukur në Gjakovë
TOP Momenti

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një gruaje të zhdukur në Gjakovë

August 19, 2026
Përfituan 134 mijë euro duke mashtruar për transplantim veshke, aktakuzë ndaj dy personave në Pejë
TOP Momenti

Përfituan 134 mijë euro duke mashtruar për transplantim veshke, aktakuzë ndaj dy personave në Pejë

August 19, 2026
Musliu: Kurti ishte në pishinë në Banjë të Malishevës derisa ne e prisnim para Qeverisë
TOP Momenti

Musliu: Kurti ishte në pishinë në Banjë të Malishevës derisa ne e prisnim para Qeverisë

August 19, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?