By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: IKD: Moskonstituimi i Kuvendit sonte është shkelje kushtetuese, problem serioz është edhe ushtrimi i funksioneve ministrore nga deputetët
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
IKD: Moskonstituimi i Kuvendit sonte është shkelje kushtetuese, problem serioz është edhe ushtrimi i funksioneve ministrore nga deputetët
Lajme

IKD: Moskonstituimi i Kuvendit sonte është shkelje kushtetuese, problem serioz është edhe ushtrimi i funksioneve ministrore nga deputetët

Momenti
Published: August 7, 2026

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) vlerëson se moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht 2026, në orën 24:00, përbën shkelje të Kushtetutës, Rregullores së Kuvendit dhe të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Në komunikatën për media, nga IKD shtohet edhe se, në seancën konstituive nuk zhvillohet debat, dhe se, negociatat politike duhet të bëhen jashtë saj.

Your browser does not support the video tag.

‘’ Megjithëse afati është shkelur, Kushtetuta nuk përcakton shpërndarjen automatike të Kuvendit, përsëritjen e zgjedhjeve apo ndonjë pasojë të drejtpërdrejtë për kryesuesin e seancës. Mungesa e sanksionit nuk e ligjëson shkeljen, por as nuk e pamundëson vazhdimin e procesit. Prandaj, deputetët e të gjitha partive duhet të marrin pjesë nesër në seancë, të votojnë për Kryetarin dhe nënkryetarët dhe ta përfundojnë konstituimin pa vonesa të tjera. Shkelja e afatit nuk duhet të përdoret si arsyetim për bojkot ose bllokadë të re’’, thuhet nga IKD.

Komunikata:

IKD: Vazhdimi i seancës jashtë afatit kushtetues, deputetë që vazhdojnë të ushtrojnë funksione ministrore dhe përfundimi i mandatit të ushtrueses së detyrës së Presidentes

Prishtinë, 7 gusht 2026 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) vlerëson se moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht 2026, në orën 24:00, përbën shkelje të Kushtetutës, Rregullores së Kuvendit dhe të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Afati tridhjetëditor ka filluar me certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve më 8 korrik. Brenda këtij afati, Kuvendi duhet ta përfundojë seancën konstituive me zgjedhjen e Kryetarit dhe të nënkryetarëve.

Seanca e 6 gushtit u ndërpre pas kërkesës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për kohë shtesë për negociata rreth zgjedhjes së Presidentit. Mirëpo, zgjedhja e Presidentit është proces i veçantë dhe nuk mund të vendoset si parakusht për konstituimin e Kuvendit.

Në seancën konstituive nuk zhvillohet debat. Negociatat politike duhet të zhvillohen jashtë saj dhe nuk mund ta pezullojnë përmbushjen e një detyrimi kushtetues.

Megjithëse afati është shkelur, Kushtetuta nuk përcakton shpërndarjen automatike të Kuvendit, përsëritjen e zgjedhjeve apo ndonjë pasojë të drejtpërdrejtë për kryesuesin e seancës. Mungesa e sanksionit nuk e ligjëson shkeljen, por as nuk e pamundëson vazhdimin e procesit.

Prandaj, deputetët e të gjitha partive duhet të marrin pjesë nesër në seancë, të votojnë për Kryetarin dhe nënkryetarët dhe ta përfundojnë konstituimin pa vonesa të tjera. Shkelja e afatit nuk duhet të përdoret si arsyetim për bojkot ose bllokadë të re.

Nëse deputetët konsiderojnë se ndërprerja e seancës dhe kalimi i afatit kanë cenuar Kushtetutën, çështja duhet t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese.

Problem tjetër serioz është vazhdimi i ushtrimit të funksioneve ministrore nga deputetët e zgjedhur.

Në Aktgjykimin P.A.nr.09/2025, Gjykata Supreme ka përcaktuar se, nga momenti i certifikimit të rezultateve, personi i zgjedhur konsiderohet deputet dhe nuk mund ta ushtrojë njëkohësisht funksionin e ministrit.

Ministrat në detyrë që janë zgjedhur deputetë është dashur t’i përfundonin funksionet ekzekutive para certifikimit të rezultateve. Kjo nuk ka ndodhur as para certifikimit dhe as para dhënies së betimit më 6 gusht.

Vazhdimi i ushtrimit të dy funksioneve të papajtueshme është në kundërshtim me nenin 72 të Kushtetutës, me ndarjen e pushteteve dhe me standardin e vendosur nga Gjykata Supreme.

Çështja më urgjente lidhet me statusin e Kryetares së Kuvendit të Legjislatures së kaluar, znj. Albulena Haxhiut. Ajo e ka marrë ushtrimin e detyrës së Presidentes më 4 prill 2026 vetëm për shkak të funksionit të saj si Kryetare e Kuvendit.

Nga praktika, mandati i Kryetarit të legjislaturës së mëparshme vazhdon vetëm deri në seancën konstituive. Me thirrjen dhe fillimin e seancës konstituive të legjislaturës së re, ka përfunduar mandati i Albulena Haxhiut si Kryetare e Kuvendit.

Me përfundimin e këtij mandati ka pushuar edhe baza kushtetuese mbi të cilën ajo e ushtronte detyrën e Presidentes. Kushtetuta ia njeh këtë kompetencë Kryetarit të Kuvendit dhe jo ish-kryetarit të tij.

Kryesuesi i seancës konstituive nuk është Kryetar i Kuvendit dhe nuk mund ta marrë automatikisht ushtrimin e detyrës së Presidentit. Derisa Kuvendi nuk e zgjedh Kryetarin e ri, vendi ndodhet në një problem serioz institucional.

Pavarësisht këtij përfundimi, edhe sikur të pretendohej se UD e Presidentes, Albulena Haxhiu mund të vazhdonte ta ushtronte detyrën, neni 90 i Kushtetutës e kufizon këtë periudhë në jo më shumë se gjashtë muaj. Rrjedhimisht, ajo në asnjë rrethanë nuk mund ta ushtrojë këtë funksion pas 5 tetorit 2026.

Çdo vendim, dekret apo veprim i ndërmarrë nga Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu pas humbjes së bazës kushtetuese për ushtrimin e detyrës së Presidentes mund të bëhet objekt i vlerësimit të kushtetutshmërisë nga Gjykata Kushtetuese.

IKD kërkon konstituimin e menjëhershëm të Kuvendit, përfundimin e ushtrimit të funksioneve ministrore nga deputetët dhe respektimin e kufijve kushtetues të ushtrimit të detyrës së Presidentes.

Institucionet nuk mund të funksionojnë mbi bazën e interpretimeve politike, mungesës së sanksioneve apo krijimit të fakteve të kryera. Kushtetuta duhet të zbatohet edhe atëherë kur mosrespektimi i saj nuk prodhon menjëherë një pasojë të përcaktuar juridike.

The post IKD: Moskonstituimi i Kuvendit sonte është shkelje kushtetuese, problem serioz është edhe ushtrimi i funksioneve ministrore nga deputetët appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Tahiri: Moskonstituimi i Kuvendit është shkelje kushtetuese, kërkojmë seancë të jashtëzakonshme sonte
Tahiri: Kërkojmë që seanca konstituive të mbahet sonte, kemi nisur mbledhjen e nënshkrimeve
Mungesën e numrave të vitit të kaluar, Murati e krahason situatën aktuale, i kapet opozitës e analistëve: Çka kanë sot
Cakolli: Shkelja kushtetuese ka ndodhur, pozita mund t’ia faturojë opozitës dështimin e konstituimit
‘‘E neveritshme, lojë e shëmtuar’’, Andin Hoti i sulet PDK, LDK e Aleancës me kritika me gjuhën e VV’së, Deliu e pyet ‘‘a je ti?’’

LEXO GJITHASHTU

QMK: Deri në orën 18:00 janë regjistruar 18 zjarre të hapura, katër aktive, dy janë nën kontroll
QMK: Deri në orën 18:00 janë regjistruar 18 zjarre të hapura, katër aktive, dy janë nën kontroll
TOP Momenti
Qumështorja Vita i publikon analizat e AUV: Qumështi Vita është 100% qumësht, pa pluhur e pa vaj palme
Qumështorja Vita i publikon analizat e AUV: Qumështi Vita është 100% qumësht, pa pluhur e pa vaj palme
Lajme
Senati i SHBA-së konfirmon Eric Wendt si ambasadorin e ri në Shqipëri
Senati i SHBA-së konfirmon Eric Wendt si ambasadorin e ri në Shqipëri
Lajme
Gruda: Jemi në situatë të jashtëzakonshme, anarki e plotë – Po përmbyset me qëllim rendi Kushtetues
Gruda: Jemi në situatë të jashtëzakonshme, anarki e plotë – Po përmbyset me qëllim rendi Kushtetues
Lajme
Çitaku: PDK nuk do të bëhet pjesë e përmbysjes së rendit kushtetues, Kurti të vijë dhe ta konstituojë sonte Kuvendin
Çitaku: PDK nuk do të bëhet pjesë e përmbysjes së rendit kushtetues, Kurti të vijë dhe ta konstituojë sonte Kuvendin
Lajme

You Might Also Like

Inspektorati largon produkte të 9 kompanive, ato të qumështores VITA jo – thonë se po “inspektojnë” ende
Lajme

Inspektorati largon produkte të 9 kompanive, ato të qumështores VITA jo – thonë se po “inspektojnë” ende

August 7, 2026
IQMT nis largimin nga tregu të produkteve me vaj palme dhe vaj kokosi të 9 kompanive: Për VITA po vazhdojnë inspektimet
Lajme

IQMT nis largimin nga tregu të produkteve me vaj palme dhe vaj kokosi të 9 kompanive: Për VITA po vazhdojnë inspektimet

August 7, 2026
Ermal Sadiku i poston analizat e AUV: Qumështi Vita qenka pa vaj palme dhe pa pluhur – turp, askush s’guxoi ta mbrojë kompaninë
Lajme

Ermal Sadiku i poston analizat e AUV: Qumështi Vita qenka pa vaj palme dhe pa pluhur – turp, askush s’guxoi ta mbrojë kompaninë

August 7, 2026
Tahiri: Nuk do të lejojmë rrezikimin e rendit kushtetues, kërkojmë seancë të jashtëzakonshme sonte në orën 22:30
Lajme

Tahiri: Nuk do të lejojmë rrezikimin e rendit kushtetues, kërkojmë seancë të jashtëzakonshme sonte në orën 22:30

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?