By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Hetemi: Mbi 80% e shqiptarëve të vrarë në luftë kanë qenë civilë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Hetemi: Mbi 80% e shqiptarëve të vrarë në luftë kanë qenë civilë
TOP Momenti

Hetemi: Mbi 80% e shqiptarëve të vrarë në luftë kanë qenë civilë

Momenti
Published: July 30, 2026




Foto: Laura Hasani





Mbi 80% e personave me etni shqiptare të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë janë civilë.

Your browser does not support the video tag.


Kështu bëri të ditur drejtori i Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës, Atdhe Hetemi, pas lansimit të Raportit të Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë.


“Mbi 80% e viktimave e komunitetit shqiptarë janë civilë të vrarë në luftë. Ndërkaq mbi 52.4% e personave që janë të vrarë, të zhdukur ose të vdekur si pasojë e luftës, janë persona të armatosur apo evidentohen si pjesëtarë të forcave të armatosura”, specifikoi Hetemi.


“Kemi arritur të mbledhim materiale që dokumentojnë krimet e luftës nga më shumë se 15 vende të ndryshme të botës, janë qindra metra lineare material arkivor që dokumenton krimet, mbi 21 terabajtë material që dokumentojnë krimet. Krejt këto janë bërë për të validuar çdo viktimë”, tha Hetemi në Rtk.


Ai tha se shtylla e dytë arkivore ka qenë mbështetja te institucionet e organizatat ndërkombëtare. Në mbledhjen e materialeve janë përfshirë tri kategori: personat e vrarë, të zhdukur me dhunë dhe personat e vdekur si pasojë e luftës.


Hetemi e quajti listë preliminare, sepse siç tha ai, janë të hapur për të pranuar raste shtesë për të pasuruar arkivin historik të vendit.


“Dallimi ynë është metodologjik. Janë caktuar kriteret bazë që kanë përcaktuar se cilët persona do të përfshihen në listë. Janë katër kritere: personat që kanë lindur apo kanë pasur vendbanim në Kosovë në kohë lufte; personat me plagë vdekjeprurëse ose janë zhdukur në rrethana të ndërlidhura drejtpërdrejtë me luftën; kanë humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga lufta dhe kriteri i katër, bazuar në dokumentacionin, personat që kanë lidhje me luftën e fundit në Kosovë”, shpjegoi ai.


Bazuar në aspektin gjinor, Hetemi tha se janë 11 mijë e 415 ose 86.3% e të vrarëve janë meshkuj, por janë dhe 1.811 gra të vrara.


“Analiza e tyre dëshmon se pasojat e luftës s’janë kufizuar veç te meshkujt”, tha ai.


Raporti zbulon se gjatë luftës janë atakuar më së shumti personat në moshën e punës. Hetemi specifikoi se 57.5% të viktimave janë 18 deri 50 vjeç.


“14.7% të viktimave janë të moshës mbi 65 vjeçare dhe mbi 1 mijë e 240 janë nga 0 – 17 vjeç”, tha Hetemi.


Gjatë prezantimit të sotshëm të raportit, është bërë e ditur se ai dokumenton gjithsej 12.230 viktima të luftës për periudhën nga janari 1998 deri më 20 qershor 1999. Gjithashtu u dokumentua vrasja e 1.247 fëmijëve të moshës 0 deri në 17 vjeç, ndërsa 94 të tjerë humbën jetën si pasojë e kushteve të luftës. Ndërkaq ende nuk dihet fati dhe vendndodhja e 100 fëmijëve të zhdukur me dhunë.


source

You Might Also Like

Nuk iu bind shenjës për t’u ndalë, motoçiklisti godet policin dhe një veturë
QMK: Gjatë 24 orëve janë regjistruar 27 zjarre, nëntë janë aktive dhe dy nën kontroll
LAMM: Në pikat kufitare pritje deri në një orë
Çfarë ndodh me mbetjet mortore që u gjetën në veri? Flasin nga komisioni që do të ndihmojë në identifikimin e tyre
Ylfete Fanaj nominohet për një mandat të dytë si ministre kantonale në Luzern

LEXO GJITHASHTU

PDK dhe AAK sot në Kuvend, kërkojnë thirrjen e seancës për konstituimin e legjislaturës
PDK dhe AAK sot në Kuvend, kërkojnë thirrjen e seancës për konstituimin e legjislaturës
Lajme
Arrestohet një person në Fushë Kosovë, dyshohet për sulm seksual
Arrestohet një person në Fushë Kosovë, dyshohet për sulm seksual
Lajme
Tym i madh nga oxhaku, banorët alarmojnë për ndotjen, KEK: Periudhë e shkurtër, kërkojmë mirëkuptim
Tym i madh nga oxhaku, banorët alarmojnë për ndotjen, KEK: Periudhë e shkurtër, kërkojmë mirëkuptim
Lajme
Policia shqipton mbi 2,500 gjoba për 24 orë, 20 persona të arrestuar
Policia shqipton mbi 2,500 gjoba për 24 orë, 20 persona të arrestuar
Lajme
Hamza: Nga sot fillon numërimi mbrapsht deri më 16 shtator, Kosova nuk harron
Hamza: Nga sot fillon numërimi mbrapsht deri më 16 shtator, Kosova nuk harron
Lajme

You Might Also Like

I mituri merr AK-47, gjatë manipulimit me të godet vëllain – Policia jep detaje të rastit në Podujevë
TOP Momenti

I mituri merr AK-47, gjatë manipulimit me të godet vëllain – Policia jep detaje të rastit në Podujevë

August 22, 2026
Dy të miturve në Prishtinë u gjenden thika, Policia ua konfiskon
TOP Momenti

Dy të miturve në Prishtinë u gjenden thika, Policia ua konfiskon

August 22, 2026
Arrestohet një person në Fushë Kosovë për sulm seksual
TOP Momenti

Arrestohet një person në Fushë Kosovë për sulm seksual

August 22, 2026
​PDK sërish sot në Kuvend, kërkon vazhdimin e seancës konstituive
TOP Momenti

​PDK sërish sot në Kuvend, kërkon vazhdimin e seancës konstituive

August 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?