By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Haxhiu takon zyrtaren e KE-së, kërkon hapjen e negociatave për anëtarësim
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Haxhiu takon zyrtaren e KE-së, kërkon hapjen e negociatave për anëtarësim
TOP Momenti

Haxhiu takon zyrtaren e KE-së, kërkon hapjen e negociatave për anëtarësim

Momenti
Published: June 30, 2026

U.D. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Valentina Superti, e cila po zhvillon vizitën e saj të parë në Kosovë.

Gjatë takimit, Haxhiu vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian për Kosovën, duke theksuar se vendi e ka shndërruar këtë përkrahje në rezultate konkrete.

Your browser does not support the video tag.

“Kosova e ka kthyer këtë mbështetje në institucione demokratike, në reforma dhe në një orientim të qartë evropian, i cili gëzon mbështetje shumë të lartë qytetare”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Presidentja në detyrë theksoi se Kosova ka mbajtur një kurs të qartë në procesin e reformave evropiane dhe është e harmonizuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian.

Ajo kërkoi që progresi i arritur nga Kosova të shoqërohet me hapa konkretë nga BE-ja.

“Progresi i Kosovës të marrë përgjigje të qartë politike nga Bashkimi Evropian përmes avancimit drejt statusit kandidat dhe hapjes së negociatave të anëtarësimit”, citohet të ketë kërkuar Haxhiu.

Sipas njoftimit, Haxhiu ngriti edhe çështjen e bashkëpunimit rajonal, duke theksuar rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve të Procesit të Berlinit.

“Kosova duhet të trajtohet me të njëjtën mundësi për përfaqësim, lidhje infrastrukturore, tregti, digjitalizim dhe qasje në iniciativat e tregut të përbashkët”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

You Might Also Like

Glorifikimi i Mlladiqit, Qeveria e RMV-së: Qëndrimi i Dalibor Kitanoviqit është qëndrim i tij personal dhe i papranueshëm për Qeverinë
Walker: Kosova s’është kërcënim për askënd, Serbia vazhdon të jetë në Ballkan
Shpati Zekaj kualifikohet në çerekfinale të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”
“Miliona për mallra serbe” – Ramadani: Qeveria bleu barna nga Serbia pas Banjskës
QMK: 31 zjarre në 24 orë, 5 aktive, më serioze situata në Studeniçan dhe Zelenikovë

LEXO GJITHASHTU

Totaj: U bastradua tema e presidentit, Kurtit nuk i besohet
Totaj: U bastradua tema e presidentit, Kurtit nuk i besohet
Lajme
Shkon në mbi 600 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Nepal, mijëra të zhdukur
Shkon në mbi 600 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Nepal, mijëra të zhdukur
Lajme
“Qe dy vjet s’jemi takuar me Kurtin”, Asociacioni i Komunave proteston më 1 shtator: Po falimentojmë
“Qe dy vjet s’jemi takuar me Kurtin”, Asociacioni i Komunave proteston më 1 shtator: Po falimentojmë
Lajme
Arrestohet një person në Junik, në shtëpi i gjenden një pushkë, fishekë, thika e boks hekuri
Arrestohet një person në Junik, në shtëpi i gjenden një pushkë, fishekë, thika e boks hekuri
TOP Momenti
Më 15 shtator “Liria ka Emër” organizon “Natën e Pritjes” në Hagë, prezantohen aktivitetet në Kosovë
Më 15 shtator “Liria ka Emër” organizon “Natën e Pritjes” në Hagë, prezantohen aktivitetet në Kosovë
Lajme

You Might Also Like

Ministria sqaron transferimin e Bekim Hoxhës nga AUV-i në Agjencinë Pyjore
TOP Momenti

Ministria sqaron transferimin e Bekim Hoxhës nga AUV-i në Agjencinë Pyjore

August 29, 2026
Berisha njofton vizitën në SHBA: Do të marr pjesë në konferencën e Partisë Republikane në Teksas
TOP Momenti

Berisha njofton vizitën në SHBA: Do të marr pjesë në konferencën e Partisë Republikane në Teksas

August 29, 2026
​“Qe dy vjet s’jemi takuar me Kurtin”, Asociacioni i Komunave proteston më 1 shtator: Jemi në falimentim
TOP Momenti

​“Qe dy vjet s’jemi takuar me Kurtin”, Asociacioni i Komunave proteston më 1 shtator: Jemi në falimentim

August 29, 2026
Laura Fazliu në gjysmëfinale, Zekaj ende lufton për të bronztën
TOP Momenti

Laura Fazliu në gjysmëfinale, Zekaj ende lufton për të bronztën

August 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?