By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Haxhiu sqaron pse nuk u thirr seancë e jashtëzakonshme pas vendimit të Hagës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Haxhiu sqaron pse nuk u thirr seancë e jashtëzakonshme pas vendimit të Hagës
TOP Momenti

Haxhiu sqaron pse nuk u thirr seancë e jashtëzakonshme pas vendimit të Hagës

Momenti
Published: September 25, 2026

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dhënë sqarime lidhur me mos-thirrjen e një seance të jashtëzakonshme pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Haxhiu tha se për një seancë të tillë nuk ka pasur asnjë kërkesë zyrtare, ndërsa theksoi se, sipas Rregullores së Kuvendit, kryetarja nuk ka të drejtë ta thërrasë vetë një seancë të jashtëzakonshme.

“Po ashtu, në raport me këtë, më lejoni që të sqaroj që janë bërë kritika pse nuk kam thirrur një seancë pas vendimit të Hagës. Nuk ka pasur asnjë kërkesë për një seancë të jashtëzakonshme. Sipas rregullores, kryetarja e Kuvendit nuk ka të drejtë të thërrasë seancë të jashtëzakonshme”, tha Haxhiu.

Ajo bëri të ditur se Kryesia ka vendosur që seanca e radhës e Kuvendit të mbahet të hënën, në orën 11:00. Sipas saj, në rend dite do të jetë edhe një deklaratë lidhur me procesin gjyqësor në Hagë, e cila pritet të hartohet me kontributin e grupeve parlamentare.

“Kryesia e Kuvendit vendosi që seanca e radhës të mbahet të hënën, në orën 11:00, me pika të rëndësishme të rendit të ditës. Së pari me betimin e deputetëve të rinj, pastaj me miratimin e një deklarate që lidhet me procesin në Hagë, përkatësisht me vendimin e padrejtë të Gjykatës Speciale. Jemi dakorduar që paraprakisht të mos vendosen deputetët para një akti të kryer, mirëpo që të kontribuojmë në draftimin e kësaj deklarate. Të jetë një qëndrim i Kuvendit. Deklaratat nuk kanë peshë juridike, por të jetë një qëndrim i Kuvendit”, deklaroi ajo.

Haxhiu është pyetur edhe për nismën e PDK-së lidhur me ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Ajo tha se nuk dëshiron ta paragjykojë këtë nismë, por theksoi se nuk do të mbështesë iniciativa që, sipas saj, bëhen vetëm për të krijuar përshtypjen se po ndërmerret ndonjë veprim.

“Pa paragjykim, për projektligjin që është proceduar, mendoj që është shumë i rëndësishëm çdo veprim. Refuzoj të mbështes çfarëdo iniciative që ka për qëllim veç me u duk që po bëjmë diçka. Nuk po du me paragjyku nismën e PDK-së. I ftoj grupet që të mos bëjnë propozime vetëm sa për t’u dukur që megjithatë po bëjmë diçka dhe nuk kanë ndonjë peshë”, tha Haxhiu.

Në fund, ajo bëri thirrje për kujdes në deklarimet lidhur me procesin në Hagë.

“Në këtë fazë, pas vendimit të padrejtë të shkallës së parë, secili nga ne duhet të jemi të kujdesshëm”, deklaroi Haxhiu.

source

You Might Also Like

Aksident mes trenit dhe një veture në Lutogllavë të Pejës, një person i lënduar
Azgan Haklaj ndalohet në kufirin e Bllatës, Maqedonia e Veriut e ka futur në “Stop-listë”
“200 metrat” që liruan Gotovinën dhe mësimi për katërshen e UÇK-së
AUV ka lejuar shitjen në tregun vendor të specave dhe rrushit që e kthyen shtetet e tjera për prani të pesticideve
Protestat pas aktgjykimit ndaj katërshes së UÇK-së, mesazhet e matura qetësuan masën

LEXO GJITHASHTU

Shtetësia zvicerane, ndër më të vështirat në Evropë
Shtetësia zvicerane, ndër më të vështirat në Evropë
Lajme
Komuna dënon sulmin ndaj infermieres: Nuk do të tolerohet në asnjë rrethanë
Komuna dënon sulmin ndaj infermieres: Nuk do të tolerohet në asnjë rrethanë
Lajme
Arrestimet në veri për krime lufte – reagojnë në Beograd, flasin për “dëbim të serbëve”
Arrestimet në veri për krime lufte – reagojnë në Beograd, flasin për “dëbim të serbëve”
Lajme
Kriza e banimit vazhdon në Zvicër, qiratë pritet të rriten
Kriza e banimit vazhdon në Zvicër, qiratë pritet të rriten
Lajme
SHBA-ja thotë se masat e reja ekonomike ndaj Iranit janë të suksesshme
SHBA-ja thotë se masat e reja ekonomike ndaj Iranit janë të suksesshme
Lajme

You Might Also Like

​Shisnin drogë pranë shkollave në Tiranë, arrestohen 31 persona, 14 të tjerë në kërkim
TOP Momenti

​Shisnin drogë pranë shkollave në Tiranë, arrestohen 31 persona, 14 të tjerë në kërkim

September 27, 2026
Sot në Shkup mbahet marshi protestues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
TOP Momenti

Sot në Shkup mbahet marshi protestues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 27, 2026
LAMM apelon shoferët: Kujdes nëpër rrugët ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut
TOP Momenti

LAMM apelon shoferët: Kujdes nëpër rrugët ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut

September 27, 2026
E diela sjell temperatura deri në 29°C, ja çfarë pritet në zonat malore
TOP Momenti

E diela sjell temperatura deri në 29°C, ja çfarë pritet në zonat malore

September 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?