By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​Haxhiu me kërkesë ndaj ambasadorëve: Partnerët tanë duhet ta dinë se edhe sot po gjenden dëshmi të krimeve të luftës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​Haxhiu me kërkesë ndaj ambasadorëve: Partnerët tanë duhet ta dinë se edhe sot po gjenden dëshmi të krimeve të luftës
TOP Momenti

​Haxhiu me kërkesë ndaj ambasadorëve: Partnerët tanë duhet ta dinë se edhe sot po gjenden dëshmi të krimeve të luftës

Momenti
Published: August 10, 2026

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, u ka bërë thirrje ambasadorëve të Kosovës që në vendet ku shërbejnë të ngrenë çështjet që lidhen me Serbinë, krimet e luftës dhe zhvillimet që, sipas saj, paraqesin kërcënim për sigurinë e Kosovës.

Në Konferencën e nëntë të Ambasadorëve të Kosovës, Haxhiu tha se raportet me Serbinë mbeten një prej sfidave kryesore të politikës së jashtme.

Your browser does not support the video tag.

Ajo kërkoi që në komunikimet me partnerët ndërkombëtarë të vazhdojë të adresohet përgjegjësia e Serbisë për sulmin terrorist në Banjskë, sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, gazetarëve e qytetarëve, si dhe çështja e personave të zhdukur gjatë luftës.

“Raportet me Serbinë mbeten një nga sfidat kryesore të politikës së jashtme të Kosovës. Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për sulmin terrorist në Banjskë, sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, gazetarëve, qytetarëve të tjerë dhe dorëzimin e kryeterroristit Milan Radoiçiq dhe të tjerëve. Po ashtu, zbardhjen e fatit të mbi 1500 personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë. Adresimi i këtyre çështjeve është pjesë e domosdoshme e çdo procesi që synon normalizim të vërtetë dhe të qëndrueshëm mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo përgjegjësi bëhet edhe më e ndjeshme në dritën e zhvillimeve të fundit, ku në Zubin Potok janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se iu përkasin viktimave të luftës, ndërkaq institucionet tona po punojnë edhe për një lokacion të tretë të dyshuar për varrezë masive. Për diplomatët tanë kjo duhet të jetë një çështje e vazhdueshme e komunikimit me qeveritë dhe institucionet e vendeve ku shërbejnë. Partnerët tanë duhet ta dinë se edhe sot po gjenden dëshmi të reja të krimeve të luftës. Prandaj duhet t’i bëhet presion Serbisë që t’i hapë arkivat”, tha ajo.

​Konjufca: Serbia është burim kryesor i kërcënimit për Kosovën

Haxhiu e konsideroi shqetësuese deklaratën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër.

Ajo tha se diplomatët kosovarë duhet t’i bëjnë të njohura këto deklarata te partnerët ndërkombëtarë, duke theksuar rëndësinë e Ibër-Lepencit dhe liqenit të Ujmanit për furnizimin me ujë, energjinë dhe bujqësinë.

“Një tjetër shqetësim serioz që duhet të adresohet me partnerët tanë janë edhe deklaratat e fundit të Vuçiqit për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër. Siç e dini, Ibër-Lepenci dhe liqeni i Ujmanit janë pjesë e sistemit jetik për furnizim me ujë, për energjinë, bujqësinë dhe jetën e qindra mijëra qytetarëve të Kosovës. Ndërhyrja e njëanshme në rrjedhat ujore do të kishte pasoja shumë më tej përtej çështjeve teknike. Do të prekte sigurinë ujore, energjetike, mjedisore dhe njerëzore të Kosovës. Diplomatët tanë duhet t’i bëjnë të njohura këto deklarata në vendet ku shërbejnë”, shtoi ajo.

Në adresimin e saj, Haxhiu foli edhe për marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo e cilësoi raportin me SHBA-në si vendimtar për Kosovën, por tha se ndryshimi i gjeneratave në politikën amerikane paraqet nevojë për një angazhim të vazhdueshëm për ruajtjen e mbështetjes dhe lidhjeve me Kosovën.

Sipas Haxhiut, në këtë drejtim një rol të rëndësishëm mund të luajë edhe diaspora shqiptare në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë.

“Marrëdhënia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qenë vendimtare për Kosovën dhe historia jonë e përbashkët mbetet një lidhje e fortë. Megjithatë, duhet ta themi që brezi i politikanëve amerikanë që e kanë jetuar drejtpërdrejt Kosovën e viteve të 90-ta po tkurret, pasi breza të rinj po hyjnë në Kongres, administratë dhe media. Shumë prej tyre nuk e kanë Kosovën pjesë të kujtesës së politikës personale. Në këtë punë mund të mbështetemi shumë më tepër te diaspora, ku shqiptarët në SHBA dhe Evropë kanë luajtur prej kohësh rol të rëndësishëm për Kosovën”, përfundoi ajo. /KosovaPress/

You Might Also Like

QMK: Pothuajse i gjithë territori i vendit i rrezikuar nga zjarret
QMK: Pothuajse i gjithë territori i vendit i rrezikuar nga zjarret
Biserko: Vuçiqi s’mund ta ndryshojë rrjedhën e Ibrit, kërcënimi është në funksion të fushatës së tij
Cakolli: Përveçse u shkel afati 30-ditor, tashmë po shpërfillet edhe kufiri 48-orësh
Sadiku: Vetëvendosja shkeli Kushtetutën, Aktgjykimin e Kushtetueses dhe tash edhe Rregulloren e Kuvendit

LEXO GJITHASHTU

BDI: Asnjë seancë të Qeverisë nuk e ka kryesuar zv.kryeministri i parë shqiptar
BDI: Asnjë seancë të Qeverisë nuk e ka kryesuar zv.kryeministri i parë shqiptar
TOP Momenti
Gruda i kundërpërgjigjet Konjufcës: Çfarë po kërkon të dërgojmë edhe një herë në Kushtetuese?
Gruda i kundërpërgjigjet Konjufcës: Çfarë po kërkon të dërgojmë edhe një herë në Kushtetuese?
TOP Momenti
Ulet ndjeshëm çmimi i derivateve të naftës në Maqedoni
Ulet ndjeshëm çmimi i derivateve të naftës në Maqedoni
TOP Momenti
​Kurti: Po bëjmë përpjekje të arrijmë marrëveshjet që t’i shmangim zgjedhjet
​Kurti: Po bëjmë përpjekje të arrijmë marrëveshjet që t’i shmangim zgjedhjet
TOP Momenti
Konfiskohet marihuanë dhe kokainë në Shtip, ndalohen tre persona
Konfiskohet marihuanë dhe kokainë në Shtip, ndalohen tre persona
TOP Momenti

You Might Also Like

Tre raste të përdorimit të armëve në Deçan, Istog dhe Junik – Policia sekuestron armë dhe municion
TOP Momenti

Tre raste të përdorimit të armëve në Deçan, Istog dhe Junik – Policia sekuestron armë dhe municion

August 10, 2026
Ramadani ia numëron VV-së ditët e bllokadës: Duhet të ishim në Kuvend për të votuar ligje për qytetarët
TOP Momenti

Ramadani ia numëron VV-së ditët e bllokadës: Duhet të ishim në Kuvend për të votuar ligje për qytetarët

August 10, 2026
Trepça suspendon dy punonjës, dyshohet se organizuan transport të xehes jashtë orarit
TOP Momenti

Trepça suspendon dy punonjës, dyshohet se organizuan transport të xehes jashtë orarit

August 10, 2026
Të enjten dhe të premten priten reshje shiu në Maqedoni
TOP Momenti

Të enjten dhe të premten priten reshje shiu në Maqedoni

August 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?