Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim në Mitrovicë, ku bashkë me strukturat e partisë ka prezantuar kandidatët për deputetë nga ky qytet. Hamza tha se pjesëmarrja e qytetarëve i ka dhënë energji, besim dhe vendosmëri PDK-së për misionin e saj politik.
Ai theksoi se Kosova ka nevojë për bashkim, seriozitet dhe një drejtim që sjell zhvillim, mirëqenie dhe shpresë për çdo familje.
Hamza tha se së bashku do t’i japin fund krizës dhe do të hapin një kapitull të ri për vendin. /Gazeta Express
Postimi i plotë:
Mitrovica sonte na dha energji, besim dhe vendosmëri për misionin tonë: t’i themi STOP krizës dhe ta ndryshojmë Kosovën!
Bashkë me strukturat tona dhe qytetarët e shumtë, prezantuam kandidatët për deputetë nga Mitrovica, njerëz të dëshmuar që do t’i japin zë qytetarëve dhe zhvillimit të vendit.
Kosova ka nevojë për bashkim, seriozitet dhe një drejtim që sjell zhvillim, mirëqenie dhe shpresë për çdo familje.
Më 7 qershor, bashkë do ta ndalim krizën dhe do ta hapim një kapitull të ri për Kosovën.
The post Hamza: Mitrovica sonte na dha energji, besim dhe vendosmëri në misionin për t’i thënë STOP krizës appeared first on Gazeta Express.

