By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Padi ndaj Trumpit për sanksionet kundër Gjykatës së Hagës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Padi ndaj Trumpit për sanksionet kundër Gjykatës së Hagës
Lajme

Padi ndaj Trumpit për sanksionet kundër Gjykatës së Hagës

Momenti
Published: August 12, 2026

Disa OJQ për të drejtat e njeriut kanë ngritur padi kundër Donald Trumpit për sanksionet e vendosura nga administrata e tij ndaj përfaqësuesve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hagë.

Në shkurt të vitit 2025 administrata amerikane nën drejtimin e Donald Trumpit vendosi sanksione ndaj përfaqësuesve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare(GJPN) me seli në Hagë të Holandës. Tani disa grupe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ngritën padi kundër presidentit amerikan Donald Trump përveprimet e tij ndaj kësaj gjykate. Në padinë e dorëzuar në një gjykatë në Nju-Jork thuhet se sanksionet e vendosura nga administrata e Trumpit ndaj përfaqësuesve të gjykatës pengojnë viktimat e krimeve të luftës që të marrin drejtësi.

Your browser does not support the video tag.

Ndër sanksionet e qeverisë amerikane kundër përfaqësuesve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN) bënin pjesë ndalimi i hyrjes në SHBA ndaj disa gjyqtarëve dhe prokurorëve të GJPN-së, si dhe masa për ngrirjen e pasurive të tyre në Shtetet e Bashkuara.

Arsyeja kryesore ishin hetimet dhe urdhër-arrestet e gjykatës kundër zyrtarëve të lartë izraelitë, përfshirë edhe kryeministrin Benjamin Netanjahu, në lidhje me luftën në Rripin e Gazës.

Katër organizatat e të drejtave të njeriut, ndër to edhe Human Rights Watch, kërkojnë në padinë e tyre shfuqizimin e këtyre sanksioneve, duke argumentuar se ato bien ndesh me ligjet, si p.sh. atë për mbrojtjen e lirisë së shprehjes.

SHBA dëshiron të dobësojë Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Në padinë prej më shumë se 100 faqesh thuhet: “Ky është një abuzim i paligjshëm me pushtetin, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj shtetit të së drejtës, ndaj pavarësisë së gjyqtarëve, prokurorëve dhe avokatëve, ndaj parimeve themelore të rendit juridik ndërkombëtar dhe ndaj parimit të qasjes së barabartë në drejtësi.”

Sipas padisë sanksionet e vendosura vështirësojnë ndjekjen penale të rasteve të gjenocidit, krimeve të luftës dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut.

Gjykata Penale Ndërkombëtare, e themeluar në vitin 1998, merret që nga viti 2002 me ndjekjen e krimeve si gjenocidi, krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit. Më shumë se 120 shtete e kanë njohur bazën juridike të kësaj gjykate përmes traktatit themelues. Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nuk bëjnë pjesë ndër to.

Muajin e kaluar Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi në një video-mesazh se SHBA do të ushtrojnë presion mbi vende të tjera që të tërhiqen nga Gjykata Penale Ndërkombëtare. /DW

The post Padi ndaj Trumpit për sanksionet kundër Gjykatës së Hagës appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Pakistani thotë se tre shtetas të tij janë vrarë në sulmin në Detin e Kuq, dënon sulmin e Houthive
IQMT vazhdon kontrollet, heq nga tregu shtatë produkte të qumështit të ndaluara nga AUV
Vuçiq: Shefi i Ushtrisë së Serbisë dhe komandanti i KFOR-it patën bisedën më të keqe deri më tani
Klimatologu gjerman paralajmëron: Kjo mund të jetë vera më e ftohtë e 300 viteve të ardhshme
NJOFTIM PËR TENDER

LEXO GJITHASHTU

Njësia A4 e KEK-ut ndalet pas rrjedhjes së gazit në gjenerator
Njësia A4 e KEK-ut ndalet pas rrjedhjes së gazit në gjenerator
Lajme
Rrahmani: Korrupsioni në Kosovë kurrë s’ka qenë më i lartë se në këtë pushtet
Rrahmani: Korrupsioni në Kosovë kurrë s’ka qenë më i lartë se në këtë pushtet
Lajme
Komandanti i FSK-së pret në takim Agjutantin e Përgjithshëm të Gardës së Ajovës, diskutojnë për situatën e sigurisë
Komandanti i FSK-së pret në takim Agjutantin e Përgjithshëm të Gardës së Ajovës, diskutojnë për situatën e sigurisë
Lajme
Më shtrenjtë se dje: Caktohen çmimet maksimale të derivateve për sot
Më shtrenjtë se dje: Caktohen çmimet maksimale të derivateve për sot
Lajme
“S’ke kompetenca për vlerësime”, “thirre seancën”, PDK del sot në Kuvend nga ora 11:00, çfarë i kërkuan dje Deharit?
“S’ke kompetenca për vlerësime”, “thirre seancën”, PDK del sot në Kuvend nga ora 11:00, çfarë i kërkuan dje Deharit?
Lajme

You Might Also Like

Detajet e operacionit në Turqi, si e fshehu shërbimi sekret presidentin amerikan
Lajme

Detajet e operacionit në Turqi, si e fshehu shërbimi sekret presidentin amerikan

August 12, 2026
25 vjet nga masakra e Lubotenit ku u vranë 10 civilë shqiptarë
Lajme

25 vjet nga masakra e Lubotenit ku u vranë 10 civilë shqiptarë

August 12, 2026
Tajfuni godet rajonin Kanto, paralajmërime për përmbytje në Japoni
Lajme

Tajfuni godet rajonin Kanto, paralajmërime për përmbytje në Japoni

August 12, 2026
Krujë: Zjarri mbi lagjen Abaze mbetet aktiv prej 5 ditësh, ndërhyhet nga ajri dhe toka
Lajme

Krujë: Zjarri mbi lagjen Abaze mbetet aktiv prej 5 ditësh, ndërhyhet nga ajri dhe toka

August 12, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?