By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Itali: Shpërthimi i Etnës bllokon mijëra turistë në Sicili
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Itali: Shpërthimi i Etnës bllokon mijëra turistë në Sicili
Lajme

Itali: Shpërthimi i Etnës bllokon mijëra turistë në Sicili

Momenti
Published: August 12, 2026

Në kulmin e sezonit të pushimeve, shpërthimet e vullkanit më të madh të Evropës po shkaktojnë probleme të mëdha. Në Katania janë anuluar shumë fluturime dhe turistët presin të dëshpëruar.

Në Sicili të Italisë, Etna konsiderohet pothuajse pjesë e detyrueshme e programit për çdo turist. Tani, megjithatë, vullkani më aktiv i Evropëspo bën që pushimet e shumë njerëzve të kthehen në një vuajtje të vërtetë. Për shkak të shpërthimit të fundit, i cili vazhdon që nga e premtja (07.08.2026), në ishullin italian të Mesdheut kanë mbetur të bllokuar disa mijëra pushues.

Your browser does not support the video tag.

Si pasojë e reve të hirit vullkanik në qiell, trafiku ajror në aeroportin e Katanias u ndërpre plotësisht deri të mërkurën në orën 11:00. Edhe më parë, pothuajse asnjë avion nuk mund të ngrihej apo të ulej. Më shumë se 200 fluturime kanë ndjekur itinerar të ndryshuar ose janë anuluar krejtësisht.

Kjo e ka kthyer veçanërisht udhëtimin e kthimit për shumë pushues në një torturë. Në aeroportin e qytetit të Katanias, me rreth 300.000 banorë dhe i vendosur në rrëzë  të Etnës, po zhvillohen skena kaotike. Disa familje madje janë detyruar të kalojnë natën aty. Për më tepër, fluturimet nga aeroportet e tjera dhe trenat për t’u larguar nga ishulli janë të mbushur plot. Një fluturim nga Katania në Berlin, që normalisht zgjat rreth dy orë e gjysmë, për një gazetare të Agjencisë Gjermane të Lajmeve (dpa) u shndërrua në një udhëtim prej dy ditësh e gjysmë.

Etna prej pesë ditësh sërish shumë aktive

Etna po nxjerr tashmë për të pestën ditë radhazi sasi të mëdha hiri dhe prushi. Nga dy kratere në lartësitë 2.360 dhe 2.750 metra po rrjedhin lumenj të dendur llave, sipas Institutit Italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV). Gjatë natës (11.08.2028) u hap një krater i ri në një lartësi prej rreth 1.900 metrash. Shpërthime të tilla të vullkanit, i cili ngrihet mbi 3.300 metra, nuk janë të rralla, prandaj Etna monitorohet me kujdes të jashtëzakonshëm prej dekadash.

Për avionët zbatohen standarde shumë të larta sigurie. Autoritetet vendosin për mbylljet në varësi të drejtimit të erës dhe përqendrimit të hirit, shpesh edhe në afate shumë të shkurtra. Aktualisht, për Katanian është në fuqi niveli më i lartë i alarmit, ai i kuq. Kjo do të thotë se një shpërthim me emetim të konsiderueshëm hiri është i afërt ose tashmë ka filluar. Mëngjesin e së martës mundi të ngrihej vetëm një avion për një fluturim të brendshëm. Të gjitha uljet u pezulluan deri në orën 19:00.

Pushuesit: Me gomone do të ishte më shpejt

Tani, në kulmin e verës, kur në ishull ndodhen edhe shumë të huaj, kjo po shkakton probleme të mëdha. Shumë njerëz po përpiqen të përdorin aeroportin e Palermos ose trenin si alternativë. Sipas vlerësimeve, rreth 30.000 persona janë prekur. Shumë turistë janë detyruar ta zgjasin qëndrimin e tyre në ishull. Megjithatë, akomodimet janë të mbushura dhe disa kanë kaluar natën në aeroport.

Shumë pasagjerë të bllokuar janë ankuar se personeli i aeroportit është i mbingarkuar. Sipas tyre, njoftimet shpesh janë kontradiktore. Njëri prej tyre i tha gazetës La Repubblica: “Na kanë lënë në mëshirë të fatit. Po të isha nisur me një gomone, me siguri do të kisha mbërritur më herët.”

Situata rëndohet edhe nga fakti se vështirësia e turistëve po shfrytëzohet nga spekulantët. Aktori italian Filippo Laganà raportoi në Instagram se për autobusin transportues nga Katania në Palermo, rreth 200 kilometra larg, kërkohej një çmim prej 700 eurosh. Trenat rajonal nga ishulli për në Romë, një udhëtim prej rreth dhjetë orësh që përfshin edhe kalimin me traget, janë të rezervuar për ditë të tëra. Për më tepër, në këta trena nuk ka vagon restoranti dhe nuk shitet as ujë i pijshëm. Nga Roma nisen shumë fluturime ndërkombëtare.

Hiri ngjitet në lëkurë në temperatura rreth 35 gradë

Ende nuk është e qartë se kur trafiku ajror në Katania do t’i kthehet normalitetit. Në pistë ndodhen tashmë shumë avionë, të cilët mbulohen për t’u mbrojtur nga reshjet e hirit. Veçanërisht motorët mbrohen me kujdes të madh. Pistat e ngritjes dhe uljes duhet të pastrohen vazhdimisht nga hiri vullkanik. Çdo vit, aeroporti përpunon më shumë se 12 milionë pasagjerë.

Megjithatë, reshjet e hirit po ndikojnë edhe në jetën e përditshme të banorëve dhe turistëve që nuk kanë nevojë të udhëtojnë. Në vapën e verës, djersa në lëkurë shërben si ngjitës i përkryer për grimcat e imëta të hirit, duke bërë që lëkura të mbulohet me pika të zeza. Në rrugë mjafton kalimi i një autobusi për të ngritur pluhurin gri në ajër. Për më tepër, pamja e Etnës, një mal madhështor, mjegullohet nga retë e tymit edhe kur qielli është krejtësisht i kaltër.

Vullkani si atraksion

Megjithë problemet, vullkani vazhdon të tërheqë turistë. Me rënien e errësirës, shumë vizitorë shkojnë në pikat panoramike për të fotografuar rrjedhat e kuqe të llavës që ndriçojnë në sfondin e natës. Gjatë kthimit, një çift i ri italian humbi orientimin. Të dy u detyruan të telefononin shërbimet e emergjencës dhe më pas u shpëtuan. /DW

The post Itali: Shpërthimi i Etnës bllokon mijëra turistë në Sicili appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Rrahmani: Korrupsioni në Kosovë kurrë s’ka qenë më i lartë se në këtë pushtet
Komandanti i FSK-së pret në takim Agjutantin e Përgjithshëm të Gardës së Ajovës, diskutojnë për situatën e sigurisë
Më shtrenjtë se dje: Caktohen çmimet maksimale të derivateve për sot
“S’ke kompetenca për vlerësime”, “thirre seancën”, PDK del sot në Kuvend nga ora 11:00, çfarë i kërkuan dje Deharit?
Detajet e operacionit në Turqi, si e fshehu shërbimi sekret presidentin amerikan

LEXO GJITHASHTU

Me dëshminë e ekspertëve ndërtimorë sot vazhdon gjykimi për zjarrin në “Pulse”
Me dëshminë e ekspertëve ndërtimorë sot vazhdon gjykimi për zjarrin në “Pulse”
TOP Momenti
25 vjet nga masakra e Lubotenit ku u vranë 10 civilë shqiptarë
25 vjet nga masakra e Lubotenit ku u vranë 10 civilë shqiptarë
Lajme
Tajfuni godet rajonin Kanto, paralajmërime për përmbytje në Japoni
Tajfuni godet rajonin Kanto, paralajmërime për përmbytje në Japoni
Lajme
Krujë: Zjarri mbi lagjen Abaze mbetet aktiv prej 5 ditësh, ndërhyhet nga ajri dhe toka
Krujë: Zjarri mbi lagjen Abaze mbetet aktiv prej 5 ditësh, ndërhyhet nga ajri dhe toka
Lajme
Tajlanda pezullon licencat për armët e zjarrit pas sulmit të armatosur në shkollë
Tajlanda pezullon licencat për armët e zjarrit pas sulmit të armatosur në shkollë
Lajme

You Might Also Like

S’ka sinjale për vazhdimin e seancës konstituive
Lajme

S’ka sinjale për vazhdimin e seancës konstituive

August 12, 2026
Trump urdhëron kufizimin e vaksinave për fëmijët, ekspertët kundërshtojnë vendimin
Lajme

Trump urdhëron kufizimin e vaksinave për fëmijët, ekspertët kundërshtojnë vendimin

August 12, 2026
Tërmeti në Kolumbi, MEPJ: Nuk ka shqiptarë mes viktimave, po vijojmë verifikimet
Lajme

Tërmeti në Kolumbi, MEPJ: Nuk ka shqiptarë mes viktimave, po vijojmë verifikimet

August 12, 2026
Kryeministri i Malit të Zi me mesazh për Vuçiqin: Po luan rolin e “PR-it të Rusisë”
Lajme

Kryeministri i Malit të Zi me mesazh për Vuçiqin: Po luan rolin e “PR-it të Rusisë”

August 12, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?