Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se ka marrë pjesë në ushtrimin e përbashkët “Golden Sabre 2026”, të drejtuar nga KFOR në kampin në Vrellë.
Sipas njoftimit të FSK-së të datës 03.07.2026, përmes këtij ushtrimi u testuan procedurat operacionale, komunikimi dhe koordinimi ndërmjet institucioneve përgjegjëse për menaxhimin e krizave, duke synuar rritjen e gatishmërisë dhe efektivitetit në përballimin e skenarëve të ndryshëm emergjentë.
“Forca e Sigurisë së Kosovës mori pjesë në këtë ushtrim me njësitë e Gardës Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit, EOD-së, si dhe ekipin e mjekësisë. Gjatë zhvillimit të ushtrimit, këto njësi demonstruan profesionalizem, gatishmëri dhe aftësi të larta operacionale në përmbushjen e detyrave të tyre”- thuhet në njoftim.
Pjesë e ushtrimit “Golden Sabre 2026″ishin edhe KFOR-i, FSK, Policia e Kosovës, Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME), dhe EULEX.
