By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Goditet grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë, arrestohen shtatë persona – njëri prej tyre autor i vrasjes në Vlorë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Goditet grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë, arrestohen shtatë persona – njëri prej tyre autor i vrasjes në Vlorë
TOP Momenti

Goditet grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë, arrestohen shtatë persona – njëri prej tyre autor i vrasjes në Vlorë

Momenti
Published: June 9, 2026

Në kuadër të operacionit të koduar “Grupi”, Policia e Vlorës arrestoi Turi Algjonin. Kujtojmë që Aligjoni dyshohet se dy ditë më parë ka plagosur një të ri me pistoletë në zonën e Çoles, pjesë e lagjes 24 Maji në Vlorë. Personi që u qëllua ishte duke dalë nga një lokal pranë rrethrrotullimit të lagjes 24 maj.

Sipas njoftimi thuhet se është arrestuar edhe i dyshuari për plagosjen që ndodhi dy ditë më parë në Vlorë, po ashtu arrestohen edhe 6 shtetas, nga të cilët 2 në kërkim kombëtar dhe 1 në kërkim ndërkombëtar.

Your browser does not support the video tag.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se janë sekuestruar 4 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 3 automjete, njëri prej tyre i blinduar, celularë dhe një shumë parash.

“Në vijim të veprimeve intensive për goditjen e veprimtarive kriminale dhe kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se disa shtetas lëviznin të armatosur dhe me mjete të blinduara dhe ndër ta ishte dhe autori i plagosjes së rëndë me dashje, të ndodhur më datë 07.06.2026, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe të Sektorit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier, dhe në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, finalizuan operacionin policor të koduar ‘Grupi’ “.

Your browser does not support the video tag.

Po ashtu bëhet e ditur se “Si rezultat, në një lokal në fshatin Vranisht, gjatë operacionit u godit një grup kriminal me rrezikshmëri të lartë shoqërore që vepronte në qytetet e Vlorës dhe Fierit. Gjithashtu, u arrestuan në flagrancë shtetasit F. Sh.(A.), 52 vjeç, N. D.(Q.), 50 vjeç, M. B., 35 vjeç dhe A. D. alias A. Th. alias I. D., 51 vjeç, ky i fundit i shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Italia, pasi Gjykata e Apelit Lecce, Itali, në vitin 2024, e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale ‘Trafikimi i lëndëve narkotike’ dhe ‘Pjesëmarrja në organizatë kriminale’, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Siç thuhet në njoftim gjatë operacionit po në këtë lokal, në të njëjtën tavolinë, u kapën dhe shtetasit T. A., 55 vjeç (i dyshuar autor i plagosjes së ndodhur më datë 07.06.2026) dhe D. Ç., 48 vjeç, të shpallur në kërkim kombëtar, të dyshuar për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

“Gjatë operacionit u sekuestruan 4 armë zjarri pistoleta të markave “Glock”, “Sig Sauer” dhe “Canik”, municion luftarak, 7 celularë, 1850 euro dhe 3 automjete (2 prej tyre, me targa të huaja dhe njëri prej tyre, i blinduar). Nga hetimet rezultoi se njëri nga automjetet e sekuestruara, tip “BMË X5”, ishte përdorur nga shtetasi T. A., për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, pas plagosjes me armë zjarri, të shtetasit F. L., 26 vjeç, ngjarje e ndodhur më datë 07.06.2026, në Vlorë”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal të këtij grupi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

You Might Also Like

Plagoset me thikë 45-vjeçari slloven në Durrës, autorët në kërkim
Paradite me diell, pasdite reshje shiu dhe shtrëngata në zonat malore
Paraguai eliminon Gjermaninë me penallti
BE-ja: Kosovës i duhet stabilitet institucional për të përfituar nga momentumi i zgjerimit
Eliminohet Holanda, Maroku në 1/8 e finales

You Might Also Like

Haziri: LDK-ja ka vendosur parimisht të jetë pjesë aktive e ndërtimit të institucioneve
TOP Momenti

Haziri: LDK-ja ka vendosur parimisht të jetë pjesë aktive e ndërtimit të institucioneve

June 30, 2026
Mot me vranësira dhe intervale me diell, pasdite mundësi për reshje shiu
TOP Momenti

Mot me vranësira dhe intervale me diell, pasdite mundësi për reshje shiu

June 30, 2026
Fushata dezinformuese kundër Nenad Rashiq në mediat e kontrolluara nga Kremlini
TOP Momenti

Fushata dezinformuese kundër Nenad Rashiq në mediat e kontrolluara nga Kremlini

June 30, 2026
OKB-ja pret mbi 10 mijë vdekje në Venezuelë: Numri i viktimave po rritet çdo ditë
TOP Momenti

OKB-ja pret mbi 10 mijë vdekje në Venezuelë: Numri i viktimave po rritet çdo ditë

June 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?