By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gjykata Supreme shfuqizon pagesën prej 3 euro për shoqëruesit e pacientëve në spital
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gjykata Supreme shfuqizon pagesën prej 3 euro për shoqëruesit e pacientëve në spital
Lajme

Gjykata Supreme shfuqizon pagesën prej 3 euro për shoqëruesit e pacientëve në spital

Momenti
Published: May 13, 2026

Gjykata Supreme e Kosovës e ka shfuqizuar pjesërisht Udhëzimin Administrativ të Ministrisë së Shëndetësisë për pagesën prej 3 euro për çdo ditë qëndrimi në spital për personin shoqërues të pacientit mbi moshën 15 vjeçe.

Gjykata mori vendim pas padisë së dorëzuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) kundër Ministrisë së Shëndetësisë.

Your browser does not support the video tag.

Gjykata Supreme ka shpallur të paligjshme dhe ka shfuqizuar pikën 4 të shtojcës 3 dhe pikën 5 të shtojcës 4 të Udhëzimit Administrativ nr.03/2024 – Bashkëpagesat për Shërbimet Shëndetësore.

IKD, ka parashtruar padi në Gjykatën Supreme të Kosovës, duke kontestuar ligjshmërinë e dispozitave të lartcekura përmes të cilave ishte përcaktuar pagesa prej 3 euro për çdo ditë qëndrimi në spital për personin shoqërues të pacientit mbi moshën 15 vjeç.

Në arsyetimin e saj, paditësja kishte theksuar se Ligji nr.04/L-125 për Shëndetësi e definon bashkëpagesën si mjet financiar që paguhet për shërbime të kujdesit shëndetësor nga personat që i shfrytëzojnë ato shërbime, ndërsa personi shoqërues nuk mund të konsiderohet shfrytëzues i shërbimeve shëndetësore, pasi ai nuk i nënshtrohet trajtimit mjekësor dhe nuk përfiton shërbime diagnostike, terapeutike apo rehabilituese.

Gjykata Supreme, pas administrimit të provave dhe shqyrtimit të dispozitave kushtetuese dhe ligjore, ka vlerësuar se dispozitat e kontestuara nuk kanë bazë të mjaftueshme ligjore dhe se përmes tyre është zgjeruar në mënyrë të palejuar nocioni i “bashkëpagesës”.

Në aktgjykim, Gjykata Supreme thekson se bashkëpagesa mund të vendoset vetëm ndaj personave që janë përfitues të drejtpërdrejtë të një shërbimi shëndetësor. Sipas vlerësimit të Gjykatës, personi shoqërues nuk e plotëson këtë kriter, pasi prania e tij në institucionin shëndetësor lidhet me mbështetjen e pacientit dhe jo me marrjen e shërbimeve shëndetësore.

Gjykata Supreme po ashtu ka vlerësuar se Ministria e Shëndetësisë, përmes Udhëzimit Administrativ nr.03/2024, ka tejkaluar autorizimin ligjor të dhënë nga Ligji për Shëndetësi, duke krijuar një detyrim të ri financiar pa bazë të qartë ligjore, në kundërshtim me parimin e legalitetit.

“Tarifimi i personave shoqërues cenon të drejtat e qytetarëve në qasje të barabartë dhe efektive në kujdesin shëndetësor, veçanërisht duke pasur parasysh praktikën faktike në institucionet publike shëndetësore, ku prania e familjarëve shpesh paraqet nevojë reale për mbështetje të pacientëve gjatë hospitalizimit. Gjykata Supreme ka konstatuar se aktet nënligjore duhet të jenë në përputhje me ligjin dhe nuk mund të krijojnë kategori të reja tarifimi apo detyrime financiare që nuk janë të parapara me ligj”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Supreme.

The post Gjykata Supreme shfuqizon pagesën prej 3 euro për shoqëruesit e pacientëve në spital appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Qeveria e Orbanit shpërndau fshehurazi 1.35 miliardë euro drejt fundit të mandatit: Para nga buxheti për blerjen e pasurive të paluajtshme
Maqedonci takon ambasadorin bullgar, diskutojnë për sigurinë dhe bashkëpunimin Kosovë-Bullgari
Po ndërtonte pa leje në zonën e plazhit, arrestohet 47-vjeçari në Sarandë, sekuestrohen 48 shezlongë dhe çadra
Kosovarët shpenzojnë shumë më tepër për ushqime se europianët
OKB: Ngrohja globale pritet të kalojë pragun 1.5 gradë vitin e ardhshëm

LEXO GJITHASHTU

I bllokuar në Ukrainë, Putini mund të dëshirojë ta përçajë NATO-n
I bllokuar në Ukrainë, Putini mund të dëshirojë ta përçajë NATO-n
TOP Momenti
OVL e UÇK-së pas takimit me Haradinajn: Vendimi i madh për UÇK-në na gjen të bashkuar dhe të fortë
OVL e UÇK-së pas takimit me Haradinajn: Vendimi i madh për UÇK-në na gjen të bashkuar dhe të fortë
TOP Momenti
Të shtunën në Shkup do të bëhet dezinsektim ajror kundër mushkonjave
Të shtunën në Shkup do të bëhet dezinsektim ajror kundër mushkonjave
TOP Momenti
Lista e njerëzve më të pasur në botë: Diferenca midis Elon Musk dhe të dytit më të pasur është marramendëse
Lista e njerëzve më të pasur në botë: Diferenca midis Elon Musk dhe të dytit më të pasur është marramendëse
Lajme
Haradinaj viziton OVL-UÇK-në: Liri për Çlirimtarët, i presim në Kosovë
Haradinaj viziton OVL-UÇK-në: Liri për Çlirimtarët, i presim në Kosovë
Lajme

You Might Also Like

Asociacioni i Komunave kritikon Ministrinë e Arsimit: Viti shkollor nisi, ju ende jo
Lajme

Asociacioni i Komunave kritikon Ministrinë e Arsimit: Viti shkollor nisi, ju ende jo

September 2, 2026
99 punëtorë të vdekur që nga 2021 në Kosovë, protestuesit: Qeveria duhet të parandalojë fatalitetet
Lajme

99 punëtorë të vdekur që nga 2021 në Kosovë, protestuesit: Qeveria duhet të parandalojë fatalitetet

September 2, 2026
Sadiku: LDK-ja duhet të çlirohet nga komplekset ndaj të kaluarës dhe të krenohet me të
Lajme

Sadiku: LDK-ja duhet të çlirohet nga komplekset ndaj të kaluarës dhe të krenohet me të

September 2, 2026
Shtatë ambasada amerikane lëshojnë paralajmërime sigurie për sulmet në Iran
Lajme

Shtatë ambasada amerikane lëshojnë paralajmërime sigurie për sulmet në Iran

September 2, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?