Ramush Haradinaj, ka vizituar sot selinë e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ku është takuar me udhëheqjen e saj, në krye me Hysni Gucatin.
Haradinaj ka bërë të ditur se gjatë takimit ka pranuar nga OVL-UÇK-ja flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Pata kënaqësinë që sot të isha në selinë e OVL-UÇK-së, ku takova udhëheqjen e saj, në krye me kryetarin Hysni Gucatin. Me respekt pranova nga ta flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.
Në fund të postimit, ai ka përcjellë mesazhin: “Liri për Çlirimtarët. I presim në Kosovë.”
The post Haradinaj viziton OVL-UÇK-në: Liri për Çlirimtarët, i presim në Kosovë appeared first on Gazeta Express.

