By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Sadiku: LDK-ja duhet të çlirohet nga komplekset ndaj të kaluarës dhe të krenohet me të
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Sadiku: LDK-ja duhet të çlirohet nga komplekset ndaj të kaluarës dhe të krenohet me të
Lajme

Sadiku: LDK-ja duhet të çlirohet nga komplekset ndaj të kaluarës dhe të krenohet me të

Momenti
Published: September 2, 2026

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka bërë thirrje që partia e tij të çlirohet nga komplekset.

Në një shkrim në Facebook ai ka renditur gjashtë pika, që sipas tij e paraqesin LDK-në që dëshiron ta shohë.

Your browser does not support the video tag.

Sipas tij, LDK-ja duhet të çlirohet nga komplekset ndaj të kaluarës dhe të krenohet me të.

“LDK-ja ka qenë parti shtetformuese, shtetndërtuese dhe nismëtare e aleancave mbi të cilat qëndron Kosova edhe sot. Me këto aleanca e kemi fituar lirinë, e kemi shpallur pavarësinë dhe e kemi ndërtuar shtetin. Narrativa se “Kosova është shkatërruar pas luftës” nuk është vetëm e pavërtetë është e dëmshme për të ardhmen e vendit. Kjo narrativë është ndërtuar për vite nga VV-ja, por fatkeqësisht është ushqyer edhe nga individë brenda LDK e PDK për përfitime afatshkurtra elektorale. Kosova pas luftës ka bërë gabime. Ka pasur korrupsion, keqqeverisje e dështime. Por nga një vend i shkatërruar nga lufta është bërë shtet i pavarur, me institucione, ekonomi, infrastrukturë dhe aleanca të fuqishme ndërkombëtare. LDK-ja duhet t’i mbrojë sukseset e Kosovës, jo t’i mohojë ato”, ka thënë ai në pikën e parë.

Si pikë të dytë, Sadiku ka thënë se LDK-ja duhet të ketë pozicion të qartë për luftën, për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe për mbrojtjen e Kosovës. Sipas tij, LDK-ja duhet të jetë forca që e ndërton kapacitetin mbrojtës për gjeneratat e ardhshme.

Sadiku ka thënë se teknologjia, inovacioni dhe hulumtimi e zhvillimi duhet të bëhen prioritete kombëtare të kësaj partie, për zhvillim të shtetit.

Deputeti Sadiku ka thënë se LDK-ja duhet të merret me rininë jo vetëm gjatë fushatës.

Pikë të pestë ai ka përmendur një tjetër “kompleks” nga i cili, sipas tij, duhet çliruar. Sadiku ka thënë se LDK-ja duhet të “të çlirohet nga komplekset ndaj partive të tjera”.

“Nuk mund ta ndërtojmë identitetin tonë duke menduar çdo ditë çfarë thotë VV-ja, çfarë bën PDK-ja apo me kë mund të bëjmë koalicion nesër. Një parti e madhe nuk ndërtohet kundër dikujt tjetër. Ndërtohet rreth një kauze. Dhe LDK-ja e ka kauzën para vetes: **ZHVILLIMIN E KOSOVËS.** Zhvillim ekonomik. Zhvillim teknologjik. Arsim. Siguri. Integrim euroatlantik. Shtet funksional. Mundësi për të rinjtë. Një Kosovë më moderne, më e pasur, më e sigurt dhe më e zhvilluar”, ka shkruar tutje Sadiku.

Në pikë të fundit, Sadiku ka bërë thirrje që LDK-ja ta ruajë demokracinë e brendshme me çdo kusht, edhe kur kjo mund të kushtojë me votë.

“Po, demokracia e brendshme nganjëherë kushton. Krijon debat, prodhon mendime të ndryshme dhe ndonjëherë na bën të dukemi më pak unikë para publikut. Dhe pikërisht për këtë mund të sulmohemi nga autokratë si Kurti, që mendimin ndryshe nuk e shohin si vlerë, por si kërcënim. Por LDK-ja nuk duhet të bëhet si kundërshtari për ta mundur kundërshtarin. Për LDK-në dhe, mbi të gjitha, për të ardhmen demokratike të Kosovës, mendimi ndryshe është vlerë. Është forcë. Është bukuri. Një parti ku të gjithë duhet të mendojnë si kryetari nuk është parti e fortë. Është parti e varur nga një njeri. LDK-ja duhet të jetë e kundërta: parti ku mund ta kundërshtosh kryetarin dhe prapë ta duash partinë; ku mund të humbësh një votim, por jo të drejtën për të folur; ku debati nuk konsiderohet tradhti dhe kritika nuk dënohet. Kjo kulturë duhet të ruhet me çdo kusht, edhe kur na kushton elektoralish. Sepse zgjedhjet mund t’i humbësh dhe t’i fitosh përsëri. Por nëse e humb demokracinë brenda partisë, ke humbur një pjesë të arsyes pse duhet t’i kërkosh qytetarit ta mbrojë demokracinë në shtet”, ka përfunduar ai.

The post Sadiku: LDK-ja duhet të çlirohet nga komplekset ndaj të kaluarës dhe të krenohet me të appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Varrimi i Ratko Mlladiqit, Vuçiq: Presim që familja të na njoftojë çfarë dëshiron, do ofrojmë çfarëdo mbështetje…
Ministri kërcënon Iranin: Do të godasim infrastrukturën energjetike nëse sulmohet Izraeli
Ambasada e SHBA për “optimizimin” e forcave të KFOR-it: Të koordinohet ngushtë me të gjitha palët
Kurti në podcast me gjeneralin francez: Njerëzit në Kosovë e ndjejnë vetën autoktonë, që vijnë nga ilirët e lashtë
Qëlloi me armë në ajër nga vetura, arrestohet i dyshuari në Klinë, policia sekuestron revole a karikator

LEXO GJITHASHTU

NATO riorganizon KFOR-in në Kosovë, ambasada e SHBA-së: Procesi do të bëhet në koordinim me palët
NATO riorganizon KFOR-in në Kosovë, ambasada e SHBA-së: Procesi do të bëhet në koordinim me palët
TOP Momenti
Humb jetën një 69-vjeçar nga Ethet e Nilit Perëndimor, 19 pacientë në Klinikën Infektive në Shkup
Humb jetën një 69-vjeçar nga Ethet e Nilit Perëndimor, 19 pacientë në Klinikën Infektive në Shkup
TOP Momenti
Ekzekutohen pagat e deputetëve, Sadiku: 1,500 euro rrogë me dy seanca të çuditshme është për besë keq
Ekzekutohen pagat e deputetëve, Sadiku: 1,500 euro rrogë me dy seanca të çuditshme është për besë keq
TOP Momenti
Oda e Mjekëve i bashkohet mbështetjes për Marshin e UÇK-së
Oda e Mjekëve i bashkohet mbështetjes për Marshin e UÇK-së
TOP Momenti
LVV-ja kritikon kushtet në shkollën “Ismail Qemali”: Fëmijët në banka, mbeturinat nëpër klasa
LVV-ja kritikon kushtet në shkollën “Ismail Qemali”: Fëmijët në banka, mbeturinat nëpër klasa
TOP Momenti

You Might Also Like

Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Zubin-Potok
Lajme

Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Zubin-Potok

September 3, 2026
Regjistrohet viktima e shtatë nga ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoninë e Veriut
Lajme

Regjistrohet viktima e shtatë nga ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoninë e Veriut

September 3, 2026
Miliona njerëz preken nga tymi toksik i zjarreve në Azinë Juglindore
Lajme

Miliona njerëz preken nga tymi toksik i zjarreve në Azinë Juglindore

September 3, 2026
Haradinaj: Jam i bindur që çlirimtarët do t’i kemi në Kosovë
Lajme

Haradinaj: Jam i bindur që çlirimtarët do t’i kemi në Kosovë

September 3, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?