Gjykata e Apelit në Shkupp hodhi poshtë anikimmin e Stojançe Jovanovskit, i cili u dënua në shkallën e parë për nxitjen e gruas së tij Ivana të hidhej nga një ballkon ndërsa përqafonte vajzën e tyre dhe për dhunën afatgjate në familje, duke e konfirmuar dënimin me 12 vjet burg të dhënë ndaj tij nga Gjykata Penale.
“Gjykata e Apelit në Shkup njofton në interes të publikut dhe mediave se, duke vepruar sipas çështjes penale KZ-549/26, pas një seance publike të mbajtur më 18.06.2026, ka nxjerrë aktgjykim me të cilin e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e të pandehurit Stojançe Jovanovski nga Shkupi dhe e ka lënë në fuqi aktgjykimin e Gjykatës Themelore Penale të Shkupit K.br.551/26 të datës 07.05.2026”, njoftoi Gjykata e Apelit.
Gjykata njofton se do të publikohet vendimi i plotë së shpejti.
Jovanovski u dënua me 12 vjet burg në maj për dhunë në familje, rrezikim të sigurisë dhe nxitje të vetëvrasjes.
Tragjedia ndodhi më 2 mars të këtij viti, kur Ivana humbi jetën, duke kërcyer nga një ballkon së bashku me vajzën e tyre gjashtëvjeçare Katja.
Procedura gjyqësore vërtetoi se Jovanovski e rrihte vazhdimisht, dhe dhuna e fundit ndodhi para aktit të vetëvrasjes kur Ivana e raportoi në polici, por kur ata mbërritën, ajo kishte ndryshuar mendje.Dhuna që Ivana dhe vajza duruan për vite me radhë u raportua në polici dhe u gjetën shkelje profesionale kundër 39 oficerëve të policisë për trajtimin e çështjes.

