Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një person është gjetur pa shenja jete në Han të Elezit.
Policia në raportin 24 orësh njofton rasti ka ndodhur të martën.
“Hani i Elezit 11.08.2026-20:45. Raportohet se viktima mashkull kosovar ishte gjetur pa shenja jete nga dëshmitari mashkull kosovar. Në vendngjarje ka dalë njësitet relevante dhe ekipi mjekësorë ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet ne IML për ekzaminime mjekoligjore.
Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/

