By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gazi amerikan, ish kryeministri Hoti: Ta mbrojmë me protestë demokratike
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gazi amerikan, ish kryeministri Hoti: Ta mbrojmë me protestë demokratike
TOP Momenti

Gazi amerikan, ish kryeministri Hoti: Ta mbrojmë me protestë demokratike

Momenti
Published: June 20, 2026

Ish kryeministri i Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti tha sot se refuzimi i projektit të gazit amerikan nga Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon pavarësisht insistimit të fuqishëm të Administratës Amerikane, të shprehur nga zyrtarë të lartë amerikanë në Kosovë dhe në Uashington gjatë javëve të fundit që Kosova të bëhet pjesë e këtij projekti rajonal.

Hoti në një postim në Facebook thekson se Kosova rrezikon të mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që mbetet jashtë këtij projekti, gjersa thotë se ky projekt të mbrohet me protestë demokratike.

Your browser does not support the video tag.

DASH: SHBA-ja gati për bashkëpunim me Kosovën në energji, përfshirë gazin

Lexoni të plotë statusin e tij:

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA

Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje amerikane, Kosova rrezikon të mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që mbetet jashtë këtij projekti.

Refuzimi i këtij projekti nga Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga LVV-ja, po vazhdon pavarësisht insistimit të fuqishëm të Administratës Amerikane, të shprehur nga zyrtarë të lartë amerikanë në Kosovë dhe në Uashington gjatë javëve të fundit që Kosova të bëhet pjesë e këtij projekti rajonal.

Projekti i gazit buron nga Marrëveshja e Uashingtonit e 4 shtatorit 2020, e cila u kundërshtua nga të gjitha krahët politikë, në veçanti nga LVV-ja. Disa vartës dhe shërbyes të LVV-së, për të treguar devotshmëri politike, e cilësonin këtë marrëveshje si antikushtetuese.

Në atë kohë, këto kundërshtime u neglizhuan dhe u cilësuan si rivalitete politike lokale. Nga frika e kritikave dhe sulmeve politike nga LVV-ja, shumë eksponentë politikë kishin frikë ta përmendnin Marrëveshjen e Uashingtonit dhe projektin e gazit. Madje, kritikohej edhe insistimi im për zbatimin e asaj marrëveshje. Vetëm së fundmi, pasi projekti po kërkohet me ngulm nga pala amerikane, këta eksponentë kanë nisur të ngrenë zërin.

Sot, secili e ka të qartë se ato kundërshtime burojnë nga orientimi antiamerikan i LVV-së. Dhe kjo nuk është gjë e re. LVV-ja ka qenë kundër negociatave të Vjenës që sollën pavarësinë, si dhe kundër Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit që hapi rrugën e integrimit evropian të Kosovës.

Arsyet e dhëna nga Qeveria e Kosovës për refuzimin e projektit të gazit janë të natyrës ekonomike dhe plotësisht të pabaza. Është deklaruar se projekti përmban rreziqe dhe se duhen informata shtesë për të vlerësuar nëse është ekonomikisht i leverdishëm. Është deklaruar se strategjia e re energjetike e Kosovës, parasheh ripërtëritjen e kapaciteteve ekzistuese me qymyr dhe krijimin e kapaciteteve të reja nga burime të ripërtërishme. Dhe së fundmi, shfaqet papritur edhe interesimi i Qeverisë për idenë e shndërrimit të qymyrit në gaz sintetik.

Por, siç është deklaruar shumë qartë nga pala amerikane, asnjëra nga këto arsyetime nuk bie ndesh dhe nuk e përjashton projektin e gazit amerikan. Ky projekt është plotësisht komplementar me të gjitha projektet energjetike të parapara nga Kosova, duke i mundësuar Kosovës diversifikimin e burimeve energjisë dhe sigurinë e plotë të furnizimit të pandikuar nga importi. Kështu që, projekti i gazit jo që nuk mund të refuzohet mbi baza ekonomike, por i ka në favor të gjitha argumentet ekonomike.

Rreziku që po i vjen Kosovës nga refuzimi i këtij projekti nuk është vetëm me pasoja ekonomike, të cilat në fakt jemi duke i paguar tash e katër vite. Përmes faturave shumë më të larta, qytetarët dhe bizneset në Kosovë kanë paguar 735 milion euro për import të energjisë nga vendet fqinje në katër vitet e fundit, prej tyre 142 milion euro në 2024 dhe 259 milion euro në 2025. Izolimi i Kosovës nga ky projekt pamundëson diversifikimin e burimeve energjetike. Duke mbetur e varur nga qymyri, Kosova në të ardhmen detyrohet të paguajë tarifë për emetim të karbonit, të cilat tarifa do t’i paguajnë qytetarët dhe bizneset përmes faturave më të shtrenjta të energjisë.

Siç deklarohet nga pala amerikane, projekti i gazit amerikan ka për qëllim, para se gjithash, të largojë ndikimin rus në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë. Rrjedhimisht, ky projekt ka rëndësi gjeopolitike për Kosovën, rajonin dhe gjithë aleancën euro-atlantike.

Kështu që, refuzimi i këtij projekti mund të jetë i motivuar vetëm nga orientimi antiamerikan.

Unë bëj ftesë që odat ekonomike, organizatat e shoqërisë civile, bizneset, qytetarët dhe të gjithë të interesuarit të bashkohen në protestë demokratike në mbështetje të projektit të gazit amerikan dhe ruajtjes së aleancës së pacenueshme të popullit të Kosovës me popullin amerikan. /Telegrafi/


You Might Also Like

BDI: Tenderi prej 42 mijë euro në Spitalin “Bardovci” ka përfunduar te kushëriri i drejtorit
Kosova është e varfër, por kosovari si e sheh veten?
Rrah gruan në Mitrovicë e bën për spital, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Dyshohet se në vazhdimësi u rrah nga bashkëshorti i saj në Skenderaj, gruaja me fëmijët dërgohet në strehimore
Rasti Sheholli, Deda: Teksti “Top Secret 2” nuk është shkruar nga dikush që serbishten e ka gjuhë amtare, autori duhet të zbulohet

LEXO GJITHASHTU

Një klient në Gjermani peshoi bukën, bukëpjekësi pagoi 15,000 euro për 10 gramë më pak
Një klient në Gjermani peshoi bukën, bukëpjekësi pagoi 15,000 euro për 10 gramë më pak
Lajme
Përdorimi i rrjeteve sociale mbetet i lartë në Zvicër, ndërsa AI po përhapet me shpejtësi
Përdorimi i rrjeteve sociale mbetet i lartë në Zvicër, ndërsa AI po përhapet me shpejtësi
Lajme
Rrahet një person në Prizren, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Rrahet një person në Prizren, i dyshuari dërgohet në mbajtje
TOP Momenti
Newsmax: Irani dyshohet se planifikoi vrasjen e djalit të Netanyahut në Florida
Newsmax: Irani dyshohet se planifikoi vrasjen e djalit të Netanyahut në Florida
Lajme
Rigjykimi për gazin lotsjellës në Kuvend, Konjufca: Nuk ndihem fajtor
Rigjykimi për gazin lotsjellës në Kuvend, Konjufca: Nuk ndihem fajtor
Lajme

You Might Also Like

Viti i ri shkollor në Maqedoni do të fillojë me 300 paralele më pak
TOP Momenti

Viti i ri shkollor në Maqedoni do të fillojë me 300 paralele më pak

August 26, 2026
Një person në Obiliq sulmohet fizikisht nga dy djemtë e mitur
TOP Momenti

Një person në Obiliq sulmohet fizikisht nga dy djemtë e mitur

August 26, 2026
Përfshihen nga zjarri tri vetura në Prishtinë dhe një pjesë e një shtëpie
TOP Momenti

Përfshihen nga zjarri tri vetura në Prishtinë dhe një pjesë e një shtëpie

August 26, 2026
“Nuk mundesh të shkosh në Kuvend si deputet e mandej si ministër në detyrë”, Tahiri dorëzon kallëzim penal ndaj Qeverisë në detyrë
TOP Momenti

“Nuk mundesh të shkosh në Kuvend si deputet e mandej si ministër në detyrë”, Tahiri dorëzon kallëzim penal ndaj Qeverisë në detyrë

August 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?