By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gashi: Samiti i Ankarasë duhet të dërgojë mesazh se NATO-ja është e bashkuar
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gashi: Samiti i Ankarasë duhet të dërgojë mesazh se NATO-ja është e bashkuar
TOP Momenti

Gashi: Samiti i Ankarasë duhet të dërgojë mesazh se NATO-ja është e bashkuar

Momenti
Published: June 29, 2026

Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi sot mori pjesë në Samitin Parlamentar të Asamblesë Parlamentare të NATO-s (AP e NATO-s), që po mbahet në Stamboll, Turqi, më 28 dhe 29 qershor 2026, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Samiti Parlamentar i AP-së së NATO-s, në të cilin marrin pjesë kryetarët e parlamenteve të vendeve-anëtare të NATO-s, si dhe shefat e delegacioneve parlamentare në AP-në e NATO-s, po mbahet në vigjilje të Samitit të NATO-s, i cili do të mbahet javën e ardhshme në Ankara, Turqi.

Your browser does not support the video tag.

Zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska, mbajti gjithashtu fjalimin e saj, duke vlerësuar se kërcënimet e sigurisë dhe incidentet që janë parandaluar me sukses në periudhën e kaluar janë dëshmi se NATO-ja është e fortë dhe mbron territorin e vet. Prandaj, shtoi ajo, duhet të sigurohemi që mbrojtja e NATO-s të mbetet e fortë. Ajo shprehu pritshmërinë që në Samitin e NATO-s në Ankara, Turqi, të gjithë aleatët do të dalin me plane reale për të përmbushur detyrimin për të investuar pesë për qind të BPV-së në mbrojtje.

Kryetari Gashi theksoi në fjalimin e tij se në botën e sotme, të shënuar nga pasiguria, dezinformatat dhe turbulencat gjeopolitike, roli i parlamenteve është më i rëndësishëm se kurrë. Ai theksoi se Samiti i Ankarasë duhet të dërgojë një mesazh të fortë politik: NATO-ja është e bashkuar, marrëdhënia transatlantike mbetet e fortë, ndërsa neni 5 mbetet themeli i sigurisë sonë kolektive.
“Bota po ndryshon me shpejtësi. Kjo është arsyeja pse NATO-ja duhet të mbetet jo vetëm e fortë, por edhe e shkathët dhe e gatshme të reagojë shpejt, me një vizion strategjik dhe procese zbatimi që do të përgjigjen me ritmin dhe kompleksitetin e kërcënimeve me të cilat përballemi”, theksoi Gashi,.

Your browser does not support the video tag.

Ai shtoi se Maqedonia e Veriut është një aleate e NATO-s, e vendosur në një rajon strategjikisht të ndjeshëm dhe për këtë arsye është me rëndësi thelbësore të vazhdohen investimet në Ballkanin Perëndimor përmes zgjerimit të mëtejshëm, thellimit të partneriteteve dhe forcimit të iniciativave të bashkëpunimit në siguri./Telegrafi/

You Might Also Like

Filipçe: LSDM do ta bllokojë Kodin Zgjedhor sepse i hap derën vjedhjes së zgjedhjeve
Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani: Nuk do të jem më avokat i ish-presidentit, ka humbur mirëbesimi
Dyshohet se vrau gruan e tij dhe fshehu trupin e saj, Prokuroria e Shkupit kërkon paraburgim për 51-vjeçarin
Aksident trafiku në rrugën Shkup–Veles, lëndohet një 54-vjeçar
Haxhiu merr pjesë në ceremoninë e pranimit të komandës në Camp Bondsteel

You Might Also Like

Instituti GAP: Numri i mësimdhënësve bie edhe për 263 deri më vitin 2027
TOP Momenti

Instituti GAP: Numri i mësimdhënësve bie edhe për 263 deri më vitin 2027

June 29, 2026
Fati i aksit Trebenishtë – Qafë Thanë vendoset në korrik në mbledhjen e UNESCO-s në Korenë e Jugut
TOP Momenti

Fati i aksit Trebenishtë – Qafë Thanë vendoset në korrik në mbledhjen e UNESCO-s në Korenë e Jugut

June 29, 2026
AKB: Kosovarët shpenzojnë rreth 195 milionë euro në turizmin e Shqipërisë vetëm gjatë fundjavave në sezonin maj–tetor
TOP Momenti

AKB: Kosovarët shpenzojnë rreth 195 milionë euro në turizmin e Shqipërisë vetëm gjatë fundjavave në sezonin maj–tetor

June 29, 2026
Zjarr i përmasave të mëdha përfshin fshatin Llakatund në Vlorë, era favorizon flakët
TOP Momenti

Zjarr i përmasave të mëdha përfshin fshatin Llakatund në Vlorë, era favorizon flakët

June 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?