By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gashi pret presidenten e Indisë: Theksohet rëndësia e figurës së “Nënë Terezës”
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gashi pret presidenten e Indisë: Theksohet rëndësia e figurës së “Nënë Terezës”
TOP Momenti

Gashi pret presidenten e Indisë: Theksohet rëndësia e figurës së “Nënë Terezës”

Momenti
Published: July 22, 2026

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, priti në vizitë zyrtare Presidenten e Republikës së Indisë, Draupadi Murmu.
Kjo është vizita e parë e një Presidenti të Republikës së Indisë në Maqedoninë e Veriut, duke shënuar një moment të rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Në kuadër të vizitës në Kuvend, presidentja Murmu u prit nga Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, me të cilin zhvilloi takim tet-a-tet. Pas takimit, ajo nënshkroi Librin e Përshtypjeve të Kuvendit, ku shprehu kënaqësinë për mikpritjen dhe vlerësoi lidhjet historike, kulturore dhe miqësore ndërmjet dy popujve, njoftoi pres-shërbimi i Kuvendit.

Your browser does not support the video tag.

Ndër të tjera, presidentja Draupadi Murmu iu drejtua deputetëve dhe qytetarëve në një seancë plenare të Kuvendit. Në fjalimin e saj, ajo theksoi se demokracia është vlera që bashkon Indinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa parlamentet janë mbrojtëse të lirive të qytetarëve dhe pasqyra e ndërgjegjes kombëtare.
Duke folur për marrëdhëniet ndërmjet Indisë dhe Maqedonisë së Veriut, ajo u shpreh se: “Ne nuk e konsiderojmë Maqedoninë e Veriut si një vend të largët, por si një shtyllë të rëndësishme në ndërtimin e një të ardhmeje globale të qëndrueshme, multipolare dhe të begatë”.

Ajo foli edhe për lidhjet historike dhe kulturore ndërmjet dy popujve, duke veçuar figurën e Nënë Terezës, “vajzës më të famshme të Shkupit”, e cila e quajti Indinë shtëpinë e saj.

Presidentja Murmu paralajmëroi se gjatë vizitës së saj do të bëjë homazhe për Nënë Terezën, ndërsa theksoi se do t’i dhurojë popullit të Maqedonisë së Veriut një bust të Mahatma Gandhit, duke nënvizuar se idealet e tij janë vlera që i bashkojnë të gjithë.
Ajo vuri në pah rëndësinë e diplomacisë parlamentare, forcimit të kontakteve ndërmjet dy vendeve dhe rritjes së pjesëmarrjes së grave në jetën demokratike.

Duke iu referuar filozofisë së lashtë indiane “E gjithë bota është një familje”, Presidentja Murmu theksoi nevojën për ndërtimin e urave të bashkëpunimit dhe mirëkuptimit në një kohë kur bota përballet me sfida dhe ndarje të shumta.

You Might Also Like

Reagon Bajrami: 53,788 vota nuk janë vetëm privilegj, janë përgjegjësi dhe këtë përgjegjësi nuk ia delegoj askujt
Deputetja e LDK-së, Ymeri: Kurti është argat i mafisë energjetike, nuk e votoj zgjatjen e pushtetit të tij
Çitaku i kërkon Kurtit ta thërrasë seancën konstituive: “Mjaft më me krizë”
Ky është 27-vjeçari nga Skenderaji që vdiq pasi u rrëzua nga objekti ku po punonte.
Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e mbështetën kanditaturën e Bekim Sejdiut për president, Abdixhiku tregon emrat

LEXO GJITHASHTU

Deputeti i LDK Kujtim Shala kundër ujdisë për Presidentin Gjithmonë kundër bashkëpunimit me Albin Kurtin
Deputeti i LDK Kujtim Shala kundër ujdisë për Presidentin Gjithmonë kundër bashkëpunimit me Albin Kurtin
Lajme
Ymeri: Kurti është argat i mafisë energjetike – nuk ia votoj zgjatjen e pushtetit të tij
Ymeri: Kurti është argat i mafisë energjetike – nuk ia votoj zgjatjen e pushtetit të tij
Lajme
Nuk e voton Bekim Sejdiun, Bajrami: Nuk bëhem numër për t’ia zgjatur pushtetin Albin Kurtit
Nuk e voton Bekim Sejdiun, Bajrami: Nuk bëhem numër për t’ia zgjatur pushtetin Albin Kurtit
Lajme
Mickoski: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe krizë politike
Mickoski: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe krizë politike
TOP Momenti
“Kaq munda”, Abdixhiku flet për përcarje në LDK: Me 12 deputetë do te jem në sallë kur votohet Presidenti
“Kaq munda”, Abdixhiku flet për përcarje në LDK: Me 12 deputetë do te jem në sallë kur votohet Presidenti
Lajme

You Might Also Like

Vdes 29-vjeçari pas lëndimeve në një kantier ndërtimi në Zubin Potok
TOP Momenti

Vdes 29-vjeçari pas lëndimeve në një kantier ndërtimi në Zubin Potok

September 1, 2026
Angellov: Zjarri në komunën e Bogovinës është dramatik
TOP Momenti

Angellov: Zjarri në komunën e Bogovinës është dramatik

September 1, 2026
Inspektime në shtatë qytete për shitjen e cigareve pranë shkollave – shqiptohen gjoba dhe sekuestrohen produkte
TOP Momenti

Inspektime në shtatë qytete për shitjen e cigareve pranë shkollave – shqiptohen gjoba dhe sekuestrohen produkte

September 1, 2026
VLEN: BDI po krijon panik, bulevardi “Hasan Prishtina” do të realizohet
TOP Momenti

VLEN: BDI po krijon panik, bulevardi “Hasan Prishtina” do të realizohet

September 1, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?