By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Frankfurter Allgemeine Zeitung”: Larg duart nga flamingot tanë!
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Frankfurter Allgemeine Zeitung”: Larg duart nga flamingot tanë!
TOP Momenti

“Frankfurter Allgemeine Zeitung”: Larg duart nga flamingot tanë!

Momenti
Published: June 17, 2026

Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj janë të padëshiruar këtu: Përmes refuzimit të planeve për turizëm luksi në dy pika kyçe të biodiversitetit, shqiptarët po zbulojnë krenarinë për natyrën e tyre. BE-ja do të kishte shumë nevojë për europianë të tillë, shkruan gazeta prestigjioze gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

Kur dëgjon shprehjen “Adriatic Flyway“ (Rruga e Shtegtimit të Adriatikut), Ivanka Trump mbase do të mendonte për ndonjë nyjë të trafikut ajror ndërkombëtar – dhe nuk do ta kishte plotësisht gabim. Në këtë rrugëkalim tejet të mbingarkuar gjatë kulmit të sezoneve, udhëtojnë lejlekët e bardhë, dallëndyshet, bletëngrënësit dhe gushëkuqët, të cilët, varësisht nga stina, zhvendosen nga Europa Veriore dhe Qendrore drejt Afrikës apo anasjelltas. Përgjatë Adriatikut ata bëjnë ndalesa të shkurtra, kryesisht në një pjesë të bregdetit shqiptar që është aq “unbelievably beautiful“, saqë Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, duan ta ndihmojnë atë “të shpalosë potencialin e vet“.

Your browser does not support the video tag.

Kështu u shpreh vajza e ish-presidentit së fundmi, në një intervistë magjepsëse e plot servilizëm me një podkaster amerikan.

Megjithatë, shumë njerëz në Shqipëri mendojnë se laguna e Vjosë-Nartës dhe ishulli i pabanuar i Sazanit përballë saj, si pika kyçe të biodiversitetit dhe si vende prehjeje e folezimi për shpendët shtegtarë, pelikanët, flamingot dhe breshkat e detit, e shfrytëzojnë tashmë mjaft mirë potencialin e tyre.

Gjatë fundjavës, mijëra njerëz demonstruan sërish kundër planeve të çiftit dhe investitorëve të tjerë për të ngritur atje “hotele, resorte, qendra SPA dhe thjesht çdo gjë“, sipas përmbledhjes që vetë Ivanka Trump bëri në podkast. Fakti që Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) lëshoi po këtë fundjavë urdhërarreste për njëzet persona – disa prej të cilëve mund të jenë të lidhur me këto projekte – pritet ta rrisë edhe më shumë revoltën.

Lëvizja më e madhe protestuese në Shqipëri që nga vitet 90-të nuk drejtohet vetëm kundër një qeverie që ka aq shumë etje për turizmin e luksit si burim të ardhurash, saqë çdo gjë tjetër duket se nuk i bën përshtypje. Është e vërtetë që për një pjesë të demonstruesve bëhet fjalë për të drejtën që bregdetin e tyre të mrekullueshëm ta shfrytëzojnë vetë për turizëm, dhe jo t’ia lënë në dorë milionerëve amerikanë në turin e tyre të shopingut. Mirëpo, shumë prej shqiptarëve kryesisht të rinj, të cilët në Tiranë dhe qytete të tjera mbajnë lart tabela, tullumbace dhe kamerdare në formë flamingoje, po ngrihen për diçka tjetër: për natyrën si një pasuri dhe trashëgimi e përbashkët, ruajtja e së cilës të fal krenari dhe krijon një ndjenjë përkatësie.

Për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, vëmendja që është tërhequr mbi menaxhimin e zonave të mbrojtura nuk është aspak ndihmuese. Komisioni Evropian ka sinjalizuar se do të vëzhgojë nga afër se deri në çfarë mase do të respektohen këtu standardet mjedisore të BE-së, me të cilat Shqipëria do të duhej të përafrohej në rast anëtarësimi. Një ndryshim ligjor si ai i vitit 2024, i cili i mundëson shefit të qeverisë miratimin e projekteve të mëdha infrastrukturore në zonat e mbrojtura natyrore, sigurisht që nuk bën pjesë në këto standarde. Sidoqoftë, qasja për t’i parë rregullat mjedisore kryesisht si pengesë, po gjen terren aktualisht edhe brenda vetë BE-së. Prandaj, BE-së do t’i bënin mirë këta evropianë të rinj që luftojnë për natyrën për hir të vetë natyrës.

You Might Also Like

Milaim Zeka jep versionin e tij për 1 mijë eurot: Ishin për përkthim, ia ktheva Shehollit para arrestimit
​Shoqata e të Burgosurve Politikë mbështet “Marshin për Liri” më 12 shtator në Prishtinë
LSDM: Qeveria dëmtoi pensionistët me rritjen linare të pensioneve, duhej të zbatohej metoda e harmonizimit
Garancia Sovrane për fermerët, analiza e një nisme që nuk arriti te bujqësia
Nga nesër ndalohet peshkimi në Liqenin e Mavrovës, kufizohet edhe lundrimi

LEXO GJITHASHTU

Si në film aksion: Policët hipin në Uber për të ndjekur të dyshuarin, pamjet bëhen virale
Si në film aksion: Policët hipin në Uber për të ndjekur të dyshuarin, pamjet bëhen virale
Lajme
Rafuna viziton qumështoren “VITA”: Investimet në teknologji dhe lidhja me fermerët, bazë për rritjen e prodhimit vendor
Rafuna viziton qumështoren “VITA”: Investimet në teknologji dhe lidhja me fermerët, bazë për rritjen e prodhimit vendor
Lajme
Gjini: VV-ja është bërë gati për të shkuar në zgjedhje, vetëm po kërkojnë mënyra kujt t’ia lënë fajin
Gjini: VV-ja është bërë gati për të shkuar në zgjedhje, vetëm po kërkojnë mënyra kujt t’ia lënë fajin
Lajme
Gjini në konferencë për media kritikon Kurtin: Kosova në krizë të thellë morale, institucionale dhe ekonomike
Gjini në konferencë për media kritikon Kurtin: Kosova në krizë të thellë morale, institucionale dhe ekonomike
Lajme
Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit
Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit
Lajme

You Might Also Like

​DioGuardi: Nëse Kosova s’ka president, ka marrë fund – arsyeja pse kandidova për Kongres ishte çështja shqiptare
TOP Momenti

​DioGuardi: Nëse Kosova s’ka president, ka marrë fund – arsyeja pse kandidova për Kongres ishte çështja shqiptare

August 25, 2026
FSHS: Nga nesër, ilaçi Myfortic për pacientët me organe të transplantuar do të jetë falas
TOP Momenti

FSHS: Nga nesër, ilaçi Myfortic për pacientët me organe të transplantuar do të jetë falas

August 25, 2026
Aktakuza ndaj Shehollit: “Leptiri”, plani operativ për komprometimin e Kurtit
TOP Momenti

Aktakuza ndaj Shehollit: “Leptiri”, plani operativ për komprometimin e Kurtit

August 25, 2026
​Tërmet në Elbasan, ja sa ishte magnituda
TOP Momenti

​Tërmet në Elbasan, ja sa ishte magnituda

August 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?