By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Fëmija u rikthye në jetë”, policia saktëson të dhënat për aksidentin e furgonit: Viktimë mbeti vetëm shoferi, shtatë të lënduar rëndë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Fëmija u rikthye në jetë”, policia saktëson të dhënat për aksidentin e furgonit: Viktimë mbeti vetëm shoferi, shtatë të lënduar rëndë
TOP Momenti

“Fëmija u rikthye në jetë”, policia saktëson të dhënat për aksidentin e furgonit: Viktimë mbeti vetëm shoferi, shtatë të lënduar rëndë

Momenti
Published: June 30, 2026

Policia e Shtetit ka dalë me një deklaratë të përditësuar për mediat, duke saktësuar të dhënat lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur këtë të martë në autostradën Durrës–Tiranë, në segmentin e Qafë Kasharit.

Në njoftim bëhet me dije se, si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën një shtetas, konkretisht drejtuesi i mjetit, R. H., 36 vjeç, banues në Kombinat, Tiranë.

Your browser does not support the video tag.

Autoritetet sqarojnë gjithashtu një konfuzion të krijuar në raportimet e para, ku një fëmijë i plagosur rëndë është transportuar fillimisht në një spital privat pa shenja jete, por më pas është rikthyer në jetë nga ekipet mjekësore përmes procedurave të reanimimit. Më tej, i mituri është transferuar në Spitalin e Traumës dhe ndodhet nën kujdes intensiv mjekësor.

Ndërkohë, nga 15 të plagosur të raportuar fillimisht, Policia sqaron se janë dëmtuar 12 shtetas, pasagjerë të furgonit. Prej tyre, 7 ndodhen në gjendje të rëndë dhe 5 të tjerë kanë pësuar dëmtime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia thekson se pasaktësitë në informacionin fillestar janë krijuar për shkak të situatës së rëndë në vendngjarje dhe transportimit të të dëmtuarve në disa institucione shëndetësore njëkohësisht, si publike ashtu edhe private.

Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit dhe dokumentimin ligjor të rastit.

You Might Also Like

Ndërron jetë në QKUK një person, ishte lënduar javë më parë në një aksident në Klinë
Arrestohet një person në Pejë, dyshohet se sulmoi fizikisht vëllanë dhe kunatën
Gjendet pa shenja jete një person në Dragash, trupi dërgohet për obduksion
Tërmet i fortë në jug të Shqipërisë, epiqendra pranë Himarës
Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se ka dhunuar një të mitur

LEXO GJITHASHTU

Një tërmet i fortë u ndje pas mesnate në Shqipëri
Një tërmet i fortë u ndje pas mesnate në Shqipëri
Lajme
Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se e dhunoi një vajzë të mitur para dy javësh
Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se e dhunoi një vajzë të mitur para dy javësh
Lajme
Gjendet i vdekur një person në Dragash, trupi dërgohet për obduksion
Gjendet i vdekur një person në Dragash, trupi dërgohet për obduksion
Lajme
Situata me zjarret në Shqipëri, pesë vatra mbeten aktive
Situata me zjarret në Shqipëri, pesë vatra mbeten aktive
Lajme
Nepal-Kinë: Pas katastrofës bilanci i viktimave rritet
Nepal-Kinë: Pas katastrofës bilanci i viktimave rritet
Lajme

You Might Also Like

Mot i nxehtë dhe kryesisht me diell sot, temperaturat deri në 33°C
TOP Momenti

Mot i nxehtë dhe kryesisht me diell sot, temperaturat deri në 33°C

August 30, 2026
Depresioni mund të pengojë krijimin e neuroneve të reja në tru
TOP Momenti

Depresioni mund të pengojë krijimin e neuroneve të reja në tru

August 30, 2026
Shpërthen bombola e gazit në banesë, 6 persona të lënduar në Lezhë
TOP Momenti

Shpërthen bombola e gazit në banesë, 6 persona të lënduar në Lezhë

August 30, 2026
Kurti gazetarëve pas takimit me Abdixhikun: Kur të kemi rezultate, ju do të keni lajme
TOP Momenti

Kurti gazetarëve pas takimit me Abdixhikun: Kur të kemi rezultate, ju do të keni lajme

August 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?