By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Nepal-Kinë: Pas katastrofës bilanci i viktimave rritet
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Nepal-Kinë: Pas katastrofës bilanci i viktimave rritet
Lajme

Nepal-Kinë: Pas katastrofës bilanci i viktimave rritet

Momenti
Published: August 30, 2026

Pas përmbytjes në Himalaje, Mbrojtja Civile e Nepalit bën thirrje për kujdes, duke paralajmëruar se lumi Bhotekoshi mund të paraqesë rrezik. Ndërkohë numri i viktimave është rritur në 750 vetë.

Pas katastrofës së përmbytjeve në Nepal dhe Kinë, numri i viktimave është rritur në 750 vetë. Sipas Autoritetit të Mbrojtjes Civile në Nepal, janë nxjerrë 734 trupa të pajetë. Autoritetet kineze kishin njoftuar më herët se numri i viktimave në zonën e goditur nga katastrofa në jugperëndim të rajonit të Tibetit kishte arritur në 16. Numri i të zhdukurve në anën kineze ka rënë në 546.

Your browser does not support the video tag.

Numri i të zhdukurve rreth 3000 vetë

Sipas autoriteteve, mes shtetasve të huaj të zhdukur në Kinë ndodhen edhe tre gjermanë. Ministria e Jashtme e Gjermanisë kishte folur deri më tani për një numër njëshifror gjermanësh të zhdukur në rajon. Në Nepal vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur edhe tetë shtetas gjermanë. Të zhdukur të tjerë në Kinë vijnë, ndër të tjera, nga Shtetet e Bashkuara (18), Britania e Madhe (15), si edhe nga Franca, Spanja, Portugalia dhe Holanda, me nga një person secila.

Së bashku me më shumë se 2.400 persona që vazhdojnë të kërkohen pas përmbytjeve në Nepal, . Edhe në Nepal kërkimet për personat e zhdukur vazhdojnë. Ekipet e shpëtimit po përpiqen, ndër të tjera, të arrijnë te punëtorët e ndërtimit, të cilët dyshohet se kanë mbetur të bllokuar në tunelin e një hidrocentrali. Që prej vërshimit shkatërrues të së mërkurës së kaluar, rezultojnë të zhdukur 933 punëtorë të angazhuar në kantieret e ndërtimit të hidrocentraleve.

Rrezik i përmbytjeve të tjera nga lumi Bhotekoshi

Autoriteti i Mbrojtjes Civile në Nepal ka paralajmëruar për rrezikun e përmbytjeve të tjera nga lumi Bhotekoshi. Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve në zonat Rasuwa, Nuwakot dhe Dhading të tregojnë kujdes të shtuar.

Sipas të dhënave të deritanishme, të mërkurën e kaluar shkëputja e një pjese të një akullnaje në zonën kufitare mes Nepalit dhe Kinës shkaktoi një vërshim të fuqishëm. Masa e ujit dhe baltës hapi udhë më pas në shtratin e lumit Bhotekoshi, duke kaluar nga territori nepalez drejt jugperëndimit të Tibetit dhe më pas sërish në Nepal, ku shkaktoi dëme të mëdha.

Shtëpi, hidrocentrale dhe ura u morën nga rrjedha e furishme. Sipas shkencëtarëve kinezë, orteku i baltës dhe mbetjeve i nevojiti vetëm gjashtë deri në shtatë minuta për të arritur pikën kufitare Gyirong nga ana nepaleze, raportoi televizioni shtetëror kinez CCTV. Sipas tyre, studiuesit e lidhën këtë katastrofë me ngrohjen globale. /DW

The post Nepal-Kinë: Pas katastrofës bilanci i viktimave rritet appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Një ‘makine e re e zbulimeve’ e NASA-s po lëshohet për ta zbërthyer universin e padukshëm
Një tërmet i fortë u ndje pas mesnate në Shqipëri
Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se e dhunoi një vajzë të mitur para dy javësh
Gjendet i vdekur një person në Dragash, trupi dërgohet për obduksion
Situata me zjarret në Shqipëri, pesë vatra mbeten aktive

LEXO GJITHASHTU

Raportohet i zhdukur një person në Prizren
Raportohet i zhdukur një person në Prizren
TOP Momenti
Ndërron jetë në QKUK një person, ishte lënduar javë më parë në një aksident në Klinë
Ndërron jetë në QKUK një person, ishte lënduar javë më parë në një aksident në Klinë
TOP Momenti
Arrestohet një person në Pejë, dyshohet se sulmoi fizikisht vëllanë dhe kunatën
Arrestohet një person në Pejë, dyshohet se sulmoi fizikisht vëllanë dhe kunatën
TOP Momenti
Gjendet pa shenja jete një person në Dragash, trupi dërgohet për obduksion
Gjendet pa shenja jete një person në Dragash, trupi dërgohet për obduksion
TOP Momenti
Tërmet i fortë në jug të Shqipërisë, epiqendra pranë Himarës
Tërmet i fortë në jug të Shqipërisë, epiqendra pranë Himarës
TOP Momenti

You Might Also Like

PDK e Aleanca kundër ligjit për shtetësinë, LVV i quan “shqetësime artificiale”
Lajme

PDK e Aleanca kundër ligjit për shtetësinë, LVV i quan “shqetësime artificiale”

August 30, 2026
CNN: Një luftë për pushtet në Iran mund të përcaktojë se kur do të përfundojë lufta e Trumpit
Lajme

CNN: Një luftë për pushtet në Iran mund të përcaktojë se kur do të përfundojë lufta e Trumpit

August 30, 2026
Sot, Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur
Lajme

Sot, Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur

August 30, 2026
Kurti e Abdixhiku pa “lajme” për Presidentin pas një tjetër takimi të paparalajmëruar mbrëmë
Lajme

Kurti e Abdixhiku pa “lajme” për Presidentin pas një tjetër takimi të paparalajmëruar mbrëmë

August 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?