By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ende nuk dihet shkaku i zjarrit që përfshiu një ndërtesë në Prishtinë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ende nuk dihet shkaku i zjarrit që përfshiu një ndërtesë në Prishtinë
TOP Momenti

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit që përfshiu një ndërtesë në Prishtinë

Momenti
Published: June 28, 2026

Mëngjesi i së shtunës nuk qe i zakonshëm për banorët e kësaj ndërtese.

Kjo sepse, qysh në orët e hershme, kati i fundit i këtij objekti në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë u përfshi nga flakët.

Ngjarje kjo që mobilizoi menjëherë zjarrfikësit, policinë  si dhe ekipet e  emergjencës.

Your browser does not support the video tag.

“Rastin e kemi pranuar në ora 07:28 në mëngjes. Menjëherë të gjitha ekipet që kanë qenë në detyrë, po edhe ekipe të tjera janë angazhuar. Pra për momentin e kemi këtu, prej fillimit brigadën profesionale të zjarrfikësve, policinë e kryeqytetit, ekipet e emergjencës mjekësore, të drejtorisë për siguri dhe emergjenca dhe deri tani, pra sa po flasim, është ora 12:25, që 5 orë jemi këtu dhe për këtë moment është ngjarja e lokalizuar”, tha drejtori për Siguri dhe Emergjenca, Lulëzim Fushtica.

Nga ky zjarr të lënduar mbetën babai e djali pesë vjeç, ku për gjendjen e fëmijës  nga Emergjenca thonë se është stabile.

“Është trajtuar në Qendrën e Emergjencës, ende është në observim, gjendja stabile, do të transferohet në Klinikën e Kirurgjisë Plastike për vazhdim të trajtimit”, thuhet nga Qendra e Emergjencës.

Ndërsa ndihmë mjekësore kanë kërkuar edhe  pesë zjarrfikës që intervenuan në fikjen e zjarrit.

“I kemi të lënduar, të them, dy qytetarë të cilët kanë qëlluar në ndërtesë, në banesën e tyre. Njëri prej tyre është fëmijë 5-vjeçar, i cili është në emergjencë. Dhe gjatë intervenimeve janë edhe pesë zjarrfikës të cilët kanë kërkuar ndihmë, mirëpo nuk janë lëndime të them të mëdha, po janë lëndime, të them, profesionale gjatë kryerjes së punës së tyre dhe ata të gjithë janë trajtuar nga ekipet e emergjencës që janë në vendin e ngjarjes dhe vazhdojmë ende me punën”, tha Fushtica.

Se hasën në vështirësi në shuarjen e zjarrit tregoi edhe komandanti i zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi.

“Sigurisht edhe izolimi e materialeve të ndryshme që janë, ka krijuar temperaturë të lartë. Megjithatë, për momentin gjithçka është në kontroll dhe jemi në përfundim e sipër të këtij zjarri. Meqenëse ky lloj i zjarrit kategorizohet tek zjarret e mëdha, prandaj do shumë kapacitete për të angazhuar personal shumë dhe sigurisht që janë të vështira, sepse dihet që është lartësi dhe janë nën kulme të cilat ka kthina shumë të ndryshme, edhe temperatura krijohet shumë e madhe, gjë që e pamundëson atë reagimin sikur të jetë një një zjarr më i vogël ose në një sipërfaqe të hapur”, tha komandanti i Zjarrfikësve, Malë Gashi.

Në ndihmë zjarrfikësve të Prishtinës, u dolën edhe ata të Lipjanit si dhe Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.

Ndonëse shkaktarët e këtij zjarrit janë ende të paqarta,  një rast i ngjashëm kishte ndodhur  në këtë objekt dy vite më parë.

 

source

You Might Also Like

Çitaku: Mos lejoni që shqiptari ta shohë shqiptarin si armik për shkak të fesë
Shpërthimi i bombolës së gazit në Lezhë, flet i afërmi: Jetonin në Itali, kishin ardhur për një dasmë
Kurti takohet Abdixhikun: Kur të kemi rezultate, kemi lajme për ju
Indiania që la Suedinë për Shqipërinë: Atje vendi është më i zhvilluar, por njerëzit janë shumë të ashpër
Dy persona humbin jetën në Shkodër, pasi ranë në kontakt me rrymën elektrike

LEXO GJITHASHTU

Breshër e rrebesh i fortë shiu, pamje nga reshjet e sotme në vend
Breshër e rrebesh i fortë shiu, pamje nga reshjet e sotme në vend
Lajme
Tragjedi në Shkodër, dy persona humbin jetën pas kontaktit me rrymën elektrike
Tragjedi në Shkodër, dy persona humbin jetën pas kontaktit me rrymën elektrike
Lajme
Breshër, rrebesh i fortë shiu e erë, pamje nga reshjet e sotme në vend
Breshër, rrebesh i fortë shiu e erë, pamje nga reshjet e sotme në vend
Lajme
Kurti takon Abdixhikun: Kur të kemi rezultate, kemi lajme për ju
Kurti takon Abdixhikun: Kur të kemi rezultate, kemi lajme për ju
Lajme
Çështjet që mund të përcaktojnë se çfarë do të ndodhë në luftën në Iran
Çështjet që mund të përcaktojnë se çfarë do të ndodhë në luftën në Iran
Lajme

You Might Also Like

Shpërthen bombula e gazit në një banesë në Lezhë, plagosen gjashtë persona
TOP Momenti

Shpërthen bombula e gazit në një banesë në Lezhë, plagosen gjashtë persona

August 29, 2026
Gërvalla i përgjigjet BE-së për gjyqtarët serbë: Kosova nuk mund ta sakrifikojë shtetin ligjor
TOP Momenti

Gërvalla i përgjigjet BE-së për gjyqtarët serbë: Kosova nuk mund ta sakrifikojë shtetin ligjor

August 29, 2026
MASH gati për fillimin e vitit të ri shkollor
TOP Momenti

MASH gati për fillimin e vitit të ri shkollor

August 29, 2026
Kasami: Punëtorët e NPK-së tashmë me paga dhe kontribute të paguara
TOP Momenti

Kasami: Punëtorët e NPK-së tashmë me paga dhe kontribute të paguara

August 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?