By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Elezi: Brenda dy ditëve, 90 mijë nga 105 mijë votuesit me postë nga diaspora pranuan pakon me fletëvotim – KQZ u tregon procedurën e votimit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Elezi: Brenda dy ditëve, 90 mijë nga 105 mijë votuesit me postë nga diaspora pranuan pakon me fletëvotim – KQZ u tregon procedurën e votimit
Lajme

Elezi: Brenda dy ditëve, 90 mijë nga 105 mijë votuesit me postë nga diaspora pranuan pakon me fletëvotim – KQZ u tregon procedurën e votimit

Momenti
Published: May 23, 2026

Brenda tri ditëve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka arritur që t’ua dërgojë pakon me fletëvotim mbi 85% të votuesve të regjistruar përmes postës.

Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, pasi sipas tij, nga rreth 105 mijë votuesit e regjistruar deri më tani mbi 90 mijë kanë pranuar në adresë të tyre pakon me fletëvotim dhe materialet tjera përcjellëse, përcjell Gazeta Express.

Your browser does not support the video tag.

Procesi i votimit me postë ka filluar më 21 maj dhe do të përfundojë më 6 qershor.

“Më 21 maj ka filluar procesi i votimit jashtë Kosovës për votuesit që janë regjistruar për të votuar përmes postës. Para fillimit të këtij procesi, KQZ, përmes operatorit ekonomik, ka dërguar jashtë Kosovës rreth 105 mijë pako individuale për secilin votues të regjistruar për të votuar përmes postës. Në bazë të të dhënave, vetëm gjatë tri ditëve ( 21 – 23 maj), KQZ ka arritur të shpërndajë mbi 90 mijë pako individuale, të cilat përmbajnë edhe fletëvotimin”, ka thënë Elezi për Gazetën Express.

Secila pako që u dërgohet votuesve të regjistruar përmban: 1. Udhëzuesin për votim; 2. Fletëvotimin; 3. Zarfin e fshehtësisë; dhe 4. Zarfin kthyes.

Sipas udhëzimeve të KQZ-së, secili votues, pasi të pranojë pakon me fletëvotim, udhëzohet që të ndjekë hapat për votim si në vijim:

• Plotësoni fletëvotimin;

• fletëvotimin e plotësuar vendoseni në zarfin e fshehtësisë;

• zarfin e fshehtësisë me fletëvotimin brenda dhe dëftesën e regjistrimit vendoseni në zarfin kthyes;

• mbi zarfin kthyes, shënoni adresën e kutisë postare;

• vendoseni pullën postare (nëse aplikohet në shtetin ku jetoni) dhe dërgojeni zarfin në postë;

KQZ ka ftuar votuesit për vëmendje që zarfi duhet të arrijë në kutinë postare të vendit përkatës më së largu deri më 6 qershor 2026.

Sipas KQZ-së, numri i votuesve të regjistruar për votim jashtë Kosovës është 132,212 votues, prej të cilëve, 100,970 janë regjistruar për të dërguar fletëvotimin në kutinë postare jashtë Kosovës, 3,518 për të dërguar fletëvotimin në kutinë postare në Kosovë dhe 27,724 për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike.

Sipas të dhënave nga kjo listë, numri i shtetasve të Kosovës me të drejtë vote në këtë proces zgjedhor është: 2,092,174 votues. Kjo listë përmban 15,884 votues më shumë se në zgjedhjet e parakohshme për Kuved të cilat u mbajtën më 28 dhjetor 2025.

Sipas të dhënave nga Lista Votuese, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime, në Republikën e Kosovës është 1,959,962 votues, ndërkaq numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës është 132,212 votues, prej të cilëve, 100,970 janë regjistruar për të dërguar fletëvotimin në kutinë postare jashtë Kosovës, 3,518 për të dërguar fletëvotimin në kutinë postare në Kosovë dhe 27,724 për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike.

The post Elezi: Brenda dy ditëve, 90 mijë nga 105 mijë votuesit me postë nga diaspora pranuan pakon me fletëvotim – KQZ u tregon procedurën e votimit appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Çmimi i benzinës rritet sërish në Zvicër, i afrohet 2 frangave për litër
Abdixhiku refuzon takimin me Haxhiun: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin
Energjia diellore e shpëton Zvicrën nga mungesa e energjisë elektrike këtë verë
Luftuan ta largojnë: Talebanët e Afganistanit duan kthimin e SHBA’së, kërkojnë diplomaci dhe investime amerikane
Sondazh i FT:  53% e amerikanëve ndihen më keq ekonomikisht

LEXO GJITHASHTU

Sekuestrohet dhe kthehet “BMW X6” në Gjermani – Prokuroria e Pejës jep detaje
Sekuestrohet dhe kthehet “BMW X6” në Gjermani – Prokuroria e Pejës jep detaje
TOP Momenti
​Aleanca kërkon thirrjen e seancës konstituive: Votat tona janë në tavolinë për çështjen e presidentit
​Aleanca kërkon thirrjen e seancës konstituive: Votat tona janë në tavolinë për çështjen e presidentit
TOP Momenti
SHBA tërheq aeroplanmbajtësen e fundit që ndodhet pranë Kinës, e dërgon drejt Lindjes së Mesme mes tensioneve me Iranin
SHBA tërheq aeroplanmbajtësen e fundit që ndodhet pranë Kinës, e dërgon drejt Lindjes së Mesme mes tensioneve me Iranin
Lajme
Policia jep detaje për aksidentin në Malishevë – katër vetura u goditën, lëndohet rëndë polici
Policia jep detaje për aksidentin në Malishevë – katër vetura u goditën, lëndohet rëndë polici
TOP Momenti
Pamje të frikshme nga Kroacia: Ikën me fëmijën 3-vjeçar mes flakëve, vetura fillon të digjet gjatë rrugës
Pamje të frikshme nga Kroacia: Ikën me fëmijën 3-vjeçar mes flakëve, vetura fillon të digjet gjatë rrugës
Lajme

You Might Also Like

Pamja e ardhshme e kartëmonedhave euro do të përcaktohet nga votat në sondazhe: Mund të votojnë qytetarët e Kosovës dhe Malit të Zi
Lajme

Pamja e ardhshme e kartëmonedhave euro do të përcaktohet nga votat në sondazhe: Mund të votojnë qytetarët e Kosovës dhe Malit të Zi

August 17, 2026
LDK e injoron ftesën e Albulena Haxhiut, një zyrtar thotë se s’do të marrin pjesë në takim
Lajme

LDK e injoron ftesën e Albulena Haxhiut, një zyrtar thotë se s’do të marrin pjesë në takim

August 17, 2026
125 urdhëresa gjykate të realizuara, 21 armë të sekuestruara gjatë javës në Prishtinë
Lajme

125 urdhëresa gjykate të realizuara, 21 armë të sekuestruara gjatë javës në Prishtinë

August 17, 2026
Gjyqi që ka tronditur Amerikën: Nëna akuzohet për vdekjen e tre fëmijëve – Po a i vrau vërtet ajo?
Lajme

Gjyqi që ka tronditur Amerikën: Nëna akuzohet për vdekjen e tre fëmijëve – Po a i vrau vërtet ajo?

August 17, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?