By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​Aleanca kërkon thirrjen e seancës konstituive: Votat tona janë në tavolinë për çështjen e presidentit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​Aleanca kërkon thirrjen e seancës konstituive: Votat tona janë në tavolinë për çështjen e presidentit
TOP Momenti

​Aleanca kërkon thirrjen e seancës konstituive: Votat tona janë në tavolinë për çështjen e presidentit

Momenti
Published: August 17, 2026

Aleanca ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që të thërras seancën konstituive të Kuvendit për t’i hapur rrugë zgjedhjes së presidentit.

Sipas tyre, vetëm në këtë formë do t’i hapet rruga edhe zgjedhjes së presidentit konsensual.

Your browser does not support the video tag.

Të njëjtit theksuan se votat e shtatë deputetëve të Aleancës për çështjen e presidentit janë në tavolinë, por duhet të pranohen gjashtë pikat e tyre, përfshirë gazin amerikan.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, në konferencë për media të hënën akuzoi LVV-në se qëllimisht po e zvarrit formimin e institucioneve në mënyrë që data e zgjedhjeve të reja të mbahet në fundvit.

“Votat e Aleancës janë në tavolinë për president. Thërrasim sa më shpejt të ndodhë kjo dhe kërkojmë që as neve mos të na adresojnë vetëm t’i marrin disa vendime të ligjshme, të cilat konfirmojnë që gazi amerikan hyn në Kosovë. Investime në ndodhin dhe ato gjashtë pika, që mos t’i përsëris. Te Gjykata Kushtetuese ne kemi pasur diskutim, i njëjti ka qenë edhe atë natë kur kemi kërkuar seancën. Në një natë përpara kemi thënë u shkel Kushtetuta dhe tash po iu referohemi rregullores 48-orëshe. Unë nuk mendoj se ka krizë kushtetuese, por mendoj se këtu ka krizë politike. Kriza politike iu ka imponuar Kosovës falë një qëllimi politik të LVV-së për t’i pasur tri pozitat në kontroll”, tha ai.

Tahiri përsëriti se çështjen e moskonstituimit të Kuvendit nuk do ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese. Derisa shtoi se nuk ka ende një iniciativë nga deputetët e ish-opozitës për t’i mbledhur dyzet nënshkrime për ta thirrur seancën e jashtëzakonshme.

“Ne nuk kemi një iniciativë që ndërlidhet me një seancë të jashtëzakonshme me dyzet nënshkrime. Tash për tash nuk e kemi dhe, duke mos e pasur në mënyrë hipotetike, nuk mund të jap përgjigje. Me pas ndonjë ide që e nxjerr vendin nga kjo krizë, automatikisht ne ia japim LDK-së apo PDK-së, ose ata neve nënshkrimet. Por nuk ka një kauzë. Situata është e qartë. Qëllimi është me u zgjat afati i konstituimit të Kuvendit në mënyrë që të krijohet kohë më shumë për Kurtin dhe ai të pozicionojë datën e zgjedhjeve kur po dëshiron. Me dashtë ai me i themeluar institucionet, kjo punë është bukur e lehtë. Numrat dihen, emrat konsensualë krejt jemi pajtuar. Kosova ka boll emra seriozë, ndërtohet platforma serioze. Por kjo mundet me hy në funksion vetëm kur dihet kush e kush janë në Kuvend”, tha ai.

Në anën tjetër, ai paralajmëroi kallëzime penale ndaj kabinetit qeveritar, siç ka thënë për vendimet e kundërligjshme të mbledhjes së fundit, ku janë themeluar 18 komisione, të cilat, sipas tij, janë krijuar për emërime në agjenci ekzekutive e qeveritare dhe në pozita publike.

“Ndaleni kapjen e Administratës Shtetërore, pasi nuk është e asnjërës parti, por e Kosovës dhe zyrtarëve të saj. Mos iu bëni presion për me shkel ligjin dhe mos iu bëni shtypje për me marrë vendime që nesër do të jenë me karakter penal. Mos i përdorni institucionet e shtetit për zgjatim të partisë. Kosova nuk është dhe nuk ka qenë pronë e asnjë partie dhe as e LVV-së”, përfundoi ai. /Kp/

You Might Also Like

E kërcënoi me jetë Kurtin në Facebook, aktakuzë ndaj të dyshuarit
MF: Miratohet Rregullorja për përcaktimin e reputacionit dhe integritetit të aplikantëve për licenca të lojërave të fatit
Sekuestrohet dhe kthehet “BMW X6” në Gjermani – Prokuroria e Pejës jep detaje
Policia jep detaje për aksidentin në Malishevë – katër vetura u goditën, lëndohet rëndë polici
AUV: E ndjekim situatën me linë e deleve dhe në kohë marrim masa

LEXO GJITHASHTU

Trupi i djegur i një TikTokereje gjendet në vreshta, nis hetimi për vrasje
Trupi i djegur i një TikTokereje gjendet në vreshta, nis hetimi për vrasje
Lajme
Gjini ngre alarmin: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?
Gjini ngre alarmin: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?
Lajme
Aktakuzë ndaj një personi për kanosjen e Kurtit
Aktakuzë ndaj një personi për kanosjen e Kurtit
Lajme
Kosova me më së shumti turistë në Shqipëri, përbën 15% të vizitorëve të huaj
Kosova me më së shumti turistë në Shqipëri, përbën 15% të vizitorëve të huaj
Lajme
Suedia, Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu do të ndalojnë njohjen e pasaportave jo-biometrike ruse
Suedia, Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu do të ndalojnë njohjen e pasaportave jo-biometrike ruse
Lajme

You Might Also Like

Vdes 85-vjeçari shqiptar ​gjatë uljes së avionit në Bolonja të Italisë
TOP Momenti

Vdes 85-vjeçari shqiptar ​gjatë uljes së avionit në Bolonja të Italisë

August 17, 2026
BDI: Shqiptarët janë larguar sistematikisht nga pozitat e larta dhe nga qendrat vendimmarrëse në sektorin e mbrojtjes
TOP Momenti

BDI: Shqiptarët janë larguar sistematikisht nga pozitat e larta dhe nga qendrat vendimmarrëse në sektorin e mbrojtjes

August 17, 2026
Sulmoi fizikisht gruan dhe tentoi t’ia vërë flakën shtëpisë, arrestohet burri në Drenas
TOP Momenti

Sulmoi fizikisht gruan dhe tentoi t’ia vërë flakën shtëpisë, arrestohet burri në Drenas

August 17, 2026
PDK me kërkesë të re drejtuar Deharit: Seanca konstituive të thirret nesër
TOP Momenti

PDK me kërkesë të re drejtuar Deharit: Seanca konstituive të thirret nesër

August 17, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?