Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga ushtruesja e detyrës së Presidentit, Albulena Haxhiu.
LDK-ja ka vendosur ta injorojë ftesën e Haxhiut për takim nesër, i tha Gazetës Express një zyrtar i kësaj partie.
“Nuk e kemi refuzuar, por e kemi injoruar ftesën”, tha ky burim.
Haxhiu të premtën i ka ftuar liderët e partive politike ose përfaqësuesit e tyre në një takim të përbashkët për të martën në Presidencë.
Takimi, sipas ftesës që Haxhiu ua dërgoi partive politije, është thirrur “në lidhje me zhvillimet aktuale politike, institucionale dhe rëndësinë e arritjes së marrëveshjes për Presidentin konsensual, rrjedhimisht dhe formimin e institucioneve të tjera kushtetuese”.
Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca kanë refuzuar gjithashtu të marrin pjesë në këtë takim.
The post LDK e injoron ftesën e Albulena Haxhiut, një zyrtar thotë se s’do të marrin pjesë në takim appeared first on Gazeta Express.

