Policia e Kosovës ka njoftuar se më 1 shtator 2026 ka realizuar ekstradimin e një shtetaseje të Shqipërisë nga Kosova drejt Shqipërisë.
Sipas njoftimit, ekstradimi është bërë përmes pikës kufitare në Vërmicë, në koordinim me njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.
Shtetasja shqiptare ishte arrestuar në Kosovë, pasi kërkohej përmes INTERPOL-it me letërreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Shqipërisë.
Ajo dyshohet për veprat penale “ndihmë në kalim të paligjshëm kufitar” dhe “falsifikim të dokumenteve”, të cilat, sipas autoriteteve, dyshohet se janë kryer si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

