By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ekspertja sot thotë se nuk është mbështetur tërësisht në ChatGPT: Ka qenë një vlerësim më i hollësishëm i audiove
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ekspertja sot thotë se nuk është mbështetur tërësisht në ChatGPT: Ka qenë një vlerësim më i hollësishëm i audiove
TOP Momenti

Ekspertja sot thotë se nuk është mbështetur tërësisht në ChatGPT: Ka qenë një vlerësim më i hollësishëm i audiove

Momenti
Published: May 12, 2026

Eksperte Helen Fraser tha se ka përdorur Inteligjencën Artificiale gjatë punës së saj për raportin lidhur me interpretimin e tingujve të tranksriptave të Prokurorisë, por që vlerësimi i saj ka qenë i hollësishëm.

Megjithatë, Fraser tha e nuk mendon që është mbështetur tërësisht, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Nuk mendoj që jam mbështetur tërësisht në ato. Mendoj që e kam mbështetur në vlerësimin tim të bërë për këto materiale dhe transkriptimi i Inteligjencës Artificiale ka qenë pjesë e saj, por nuk ka qenë e tëra kjo”, tha Fraser.

Prokurori Joshua Hafetz tha se në raportin e saj, përkatësisht në pjesët e audiove forenzike, ekspertja i ka dhënë përshtypjet e saj si një person që nuk flet gjuhën shqipe por me ChatGPT.

Prokurori i përsëriti ekspertes se në raportin e saj janë përshtypjet e saj si një person që nuk e flet gjuhën shqipe dhe ka përdorur ChatGPT.

“Po hezitoj sepse fjala përshtypje tingëllon pak si e lehtë dhe mendoj që ka qenë një vlerësim më i hollësishëm se kaq. Nuk mendoj se ka qenë përshtypje”, tha ajo.

Përveç kësaj, ekspertja tha se po përpiqet që ta bëjë të qartë se vlerësimin e saj nuk e ka bërë duke u mbështetur në ChatGPT.

“Ajo që po përpiqem që të bëjë këtu është që ta bëjë të qartë që nuk jam mbështetur tërësisht në ChatGPT, por kam rishikuar audion me ekspertizën time audio-forenzike dhe në transkriptimet forenzike”, tha dëshmitarja.

Madje, sipas asaj që përmblodhi prokurori e që e pranoi edhe dëshmitarja, ishte se vlerësimi i saj i cilësisë së audiove në tetë segmentet që i ka pasur në dispozicion, ishte i kufizuar për shkak të faktit që ajo nuk fliste shqip.

Pas kësaj, prokurori pyeti se a pajtohet ekspertja që në një situatë ideale, cilësia e audios do të vlerësohej me ndihmën e një folësi shqip.

“Po, kështu është – i cili person do të dëgjonte në mënyrë të pavarur secilën prej audiove”, tha ekspertja.

Për shkak të mungesës së një folësi të gjuhës shqipe, ekspertja tha se ka përdorur program të Inteligjencës Artificiale.

Megjithatë, ajo tha se është eksperte në këtë fushë dhe se mund të kishte bërë punën e saj edhe pa transkriptimin e ChatGPT-së.

The post Ekspertja sot thotë se nuk është mbështetur tërësisht në ChatGPT: Ka qenë një vlerësim më i hollësishëm i audiove appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Prishtina edhe sonte në protestë, qytetarët mblidhen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Bastisje në veri, policia gjen armë, municion dhe uniforma me emblemë serbe
Demhasaj: Çka po ndodh me PDK-në? Po ta respektonin luftën, nuk do t’i bënin argatin Albin Kurtit
Gazetari i CNN-it ia përplas Vuçiqit krimet e Serbisë: Kur Perëndimi mendon për ju, i kujtohen luftërat në Ballkan
Rrokadë ambasadorësh në Shqipëri, Denion Meidani shkon në Prishtinë – Petrit Malaj në Shkup

LEXO GJITHASHTU

OVL e UÇK-së falënderon tifogrupet për protestën: Rivaliteti na ndan, por UÇK-ja na bashkon
OVL e UÇK-së falënderon tifogrupet për protestën: Rivaliteti na ndan, por UÇK-ja na bashkon
Lajme
Kështu protestoi kundër verdiktit të Speciales Nëna Ferdonije Qerkezi sonte në Gjakovë
Kështu protestoi kundër verdiktit të Speciales Nëna Ferdonije Qerkezi sonte në Gjakovë
Lajme
Nata e 12 e protestës në Prishtinë pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-nga Gjykata Speciale
Nata e 12 e protestës në Prishtinë pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-nga Gjykata Speciale
Lajme
Policia thotë se ka gjetur armë, municion, uniforma dhe mjete tjera ilegale në dy lokacione në Veri
Policia thotë se ka gjetur armë, municion, uniforma dhe mjete tjera ilegale në dy lokacione në Veri
Lajme
Tirana po përgatit rokadë ambasadorësh, Denion Meidani vjen në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup?
Tirana po përgatit rokadë ambasadorësh, Denion Meidani vjen në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup?
Lajme

You Might Also Like

Rruga Tetovë-Prizren, Kasami: Ende nuk kemi projekt të plotë
TOP Momenti

Rruga Tetovë-Prizren, Kasami: Ende nuk kemi projekt të plotë

September 27, 2026
Shtohen aksidentet e turistëve në zonat malore, problem lëvizja pa udhërrëfyes
TOP Momenti

Shtohen aksidentet e turistëve në zonat malore, problem lëvizja pa udhërrëfyes

September 27, 2026
Kurti takohet me Hamzën, një ditë para seancës së Kuvendit
TOP Momenti

Kurti takohet me Hamzën, një ditë para seancës së Kuvendit

September 27, 2026
Tetë të arrestuar gjatë një aksioni në lokalet e Shkupit, mes tyre tre të mitur
TOP Momenti

Tetë të arrestuar gjatë një aksioni në lokalet e Shkupit, mes tyre tre të mitur

September 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?