By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Eklipsi diellor sot do të shihet edhe nga Kosova, ja në çfarë ore
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Eklipsi diellor sot do të shihet edhe nga Kosova, ja në çfarë ore
Lajme

Eklipsi diellor sot do të shihet edhe nga Kosova, ja në çfarë ore

Momenti
Published: August 12, 2026

Sot, më 12 gusht, Hëna do të kalojë përpara Diellit, duke krijuar një eklips diellor që do të jetë i dukshëm në pjesë të ndryshme të Evropës. Në Spanjë, Portugali, Grenlandë dhe Islandë fenomeni do të shihet si eklips total, ndërsa në pjesën më të madhe të Evropës Perëndimore do të jetë i pjesshëm

Edhe nga Kosova do të mund të vëzhgohet ky fenomen. Sipas të dhënave të TimeandDate, eklipsi i pjesshëm në Kosovë do të nisë në ora 19:29.

Your browser does not support the video tag.

Kulmi do të arrihet në 19:38, kur Hëna do të mbulojë pjesën më të madhe të dukshme të Diellit. Vetëm tri minuta më vonë, në 19:41, Dielli do të perëndojë, duke e bërë shumë të shkurtër mundësinë për ta ndjekur fenomenin nga Kosova.

Për këtë arsye, vëzhgimi do të kërkojë një vend me horizont të hapur dhe pa ndërtesa, kodra apo pengesa të tjera, mundësisht nga një pikë më e lartë. Drejtimi më i përshtatshëm për ta kërkuar Diellin do të jetë nga perëndimi-veriperëndimi.

Megjithëse nga Kosova nuk do të shihet eklipsi total, fenomeni pritet të tërheqë vëmendjen e shumë qytetarëve dhe adhuruesve të astronomisë.

Në Spanjë, ku eklipsi do të jetë total, kulmi pritet rreth 20:26–20:33, ndërsa në Londër fenomeni do të arrijë kulmin rreth 19:13.

Ky është një nga eklipset më të veçanta të viteve të fundit për Evropën, pasi bëhet fjalë për eklipsin e parë total të Diellit të dukshëm nga Evropa kontinentale pas më shumë se dy dekadash.

Kujdes gjatë vëzhgimit

Ekspertët paralajmërojnë që Dielli nuk duhet të shikohet drejtpërdrejt me sy të lirë, pasi kjo mund të shkaktojë dëmtime serioze të shikimit.

Për vëzhgim të sigurt rekomandohen syze speciale të certifikuara për eklipse. Në mungesë të tyre, mund të përdoret edhe një metodë indirekte, për shembull duke përdorur një kullesë si projektor dhe duke reflektuar imazhin e Diellit mbi një sipërfaqe të bardhë.

Për kosovarët, megjithatë, sfida kryesore do të jetë koha: nga fillimi i eklipsit në 19:29 deri në perëndimin e Diellit në 19:41, dritarja e vëzhgimit do të jetë vetëm rreth 12 minuta.

Astronomy Club of Kosova jep udhëzime për qytetarët: nga Prishtina eklipsi do të jetë i pjesshëm dhe do të zgjasë vetëm pak minuta para perëndimit të Diellit.

Sot, të mërkurën, më 12 gusht 2026, edhe qytetarët në Kosovë do të kenë mundësi të vrojtojnë eklipsin diellor, por nga vendi ynë ai do të jetë i pjesshëm, transmeton albinfo.ch.

Astronomy Club of Kosova (ACK) ka publikuar një njoftim të rëndësishëm për mënyrën dhe vendin më të përshtatshëm për ta ndjekur këtë fenomen astronomik.

“Të mërkurën, më 12 gusht 2026, nga Kosova do të mund të vrojtohet Eklipsi i Pjesshëm i Diellit. Eklipsi është total në pjesë të caktuara të botës, por nga territori i Kosovës nuk do të jetë i plotë”, thuhet në njoftimin e ACK-së.

Nga Prishtina, vetëm pak minuta për ta parë

Sipas të dhënave astronomike, në Prishtinë eklipsi i pjesshëm do të nisë rreth orës 19:29.

Maksimumi i eklipsit pritet rreth 19:38, kur Hëna do të mbulojë pjesën më të madhe të dukshme të Diellit. Vetëm pak minuta më vonë, rreth 19:41, Dielli do të perëndojë.

Kjo do të thotë se koha për ta vrojtuar fenomenin nga Kosova është shumë e shkurtër.

Pikërisht për këtë arsye, ACK rekomandon që qytetarët të përgatiten paraprakisht dhe të jenë në lokacionin e zgjedhur rreth 15–20 minuta para fillimit të eklipsit, pra rreth orës 19:10–19:15.

Eklipsi nuk shihet nga Observatori i Prishtinës

Astronomy Club of Kosova ka bërë të ditur se fenomeni nuk do të mund të vrojtohet nga Observatori i Prishtinës.

Arsyeja është se në momentin kur fillon eklipsi, Dielli do të jetë jashtëzakonisht ulët mbi horizont, ndërsa pamja nga observatori në atë drejtim pengohet nga objektet dhe strukturat përreth.

Për këtë arsye, qytetarëve u rekomandohet të zgjedhin një lokacion sa më të lartë dhe me horizont plotësisht të hapur në drejtim të perëndimit, pa ndërtesa, pemë, kodra apo pengesa të tjera.

ACK këshillon që lokacioni të kontrollohet paraprakisht, pasi edhe një pengesë e vogël në horizont mund të bëjë që fenomeni të mos shihet fare.

Kujdes: Dielli nuk duhet parë me sy të lirë

Astronomy Club of Kosova ka dhënë gjithashtu paralajmërime të rëndësishme për sigurinë.

Dielli nuk duhet të shikohet drejtpërdrejt me sy të lirë, ndërsa syzet e zakonshme të diellit nuk ofrojnë mbrojtjen e nevojshme.

Për vrojtim të sigurt duhet të përdoren vetëm syze të certifikuara për eklipse ose vrojtim solar, sipas standardit ISO 12312-2, ose metoda të sigurta të vrojtimit indirekt.

Gjithashtu, nuk duhet të përdoren teleskopë, dylbi apo pajisje të tjera optike për ta parë Diellin pa një filtër solar profesional të vendosur në mënyrë të përshtatshme. E njëjta vlen edhe për kamerat dhe pajisjet fotografike.

Vrojtimi do të varet edhe nga kushtet atmosferike dhe pastërtia e horizontit në momentin kur ndodh fenomeni.

Për kosovarët, ky do të jetë një rast i veçantë për të parë një fenomen të rrallë astronomik, por dritarja e vrojtimit do të jetë shumë e shkurtër, ndaj përgatitja paraprake dhe zgjedhja e një lokacioni me horizont të hapur janë vendimtare.

The post Eklipsi diellor sot do të shihet edhe nga Kosova, ja në çfarë ore appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

‘‘Qetësi’’, ‘‘jo s’ka qetësi e nderume’’, përplasen Jashari e Haxhiu, deputetja e PDK: Tregoju t’rinjve çfarë të ardhme e kanë
Çitaku nga Kuvendi: Na obligon Kushtetuta të vijmë çdo 48 orë deri në konstituim, LVV e suspendoi demokracinë
Tahiri: Bllokimi i Kuvendit është cenim i sovranitetit, s’do të lejojmë të dhunohet e drejta e qytetarëve
Tahiri e cilëson VV ‘‘organizatë banditeske’’: Kur ti s’e respekton Kushtetutën, pse një biznes mos me shkel ligjin
Deputetët e PDK-së futen në sallën kryesore të Kuvendit, kërkojnë vazhdimin e seancës konstituive

LEXO GJITHASHTU

Nafta e benzina sot, më shtrenjtë se dje
Nafta e benzina sot, më shtrenjtë se dje
TOP Momenti
Për dy ditë janë regjistruar 1322 shkelje në trafik në Maqedoni, janë ndaluar 32 persona
Për dy ditë janë regjistruar 1322 shkelje në trafik në Maqedoni, janë ndaluar 32 persona
TOP Momenti
Çitaku: Dyert janë të mbyllura për deputetët në Kuvend, Haxhiu: “Jo, jo, e hapur është”
Çitaku: Dyert janë të mbyllura për deputetët në Kuvend, Haxhiu: “Jo, jo, e hapur është”
TOP Momenti
Komandant Jashari pret në takim shefin e Gardës Kombëtare të Ajovës
Komandant Jashari pret në takim shefin e Gardës Kombëtare të Ajovës
TOP Momenti
Skandali në tenderin e karburanteve, BP-ja mohon dokumentin e IP-KOS-it: S’e njohim letrën, kërkohen hetime për falsifikim
Skandali në tenderin e karburanteve, BP-ja mohon dokumentin e IP-KOS-it: S’e njohim letrën, kërkohen hetime për falsifikim
TOP Momenti

You Might Also Like

“Dyert janë të mbyllura për ne”, “jo, jo janë të hapura” – ballafaqim mes Çitakut e Haxhiut në sallën e Kuvendit
Lajme

“Dyert janë të mbyllura për ne”, “jo, jo janë të hapura” – ballafaqim mes Çitakut e Haxhiut në sallën e Kuvendit

August 12, 2026
Çmimet e naftës po rriten për shkak të ngërçit rreth Ngushticës së Hormuzit
Lajme

Çmimet e naftës po rriten për shkak të ngërçit rreth Ngushticës së Hormuzit

August 12, 2026
Kërkesa e PDK ndaj Deharit për thirrje të seancës, edhe Aleanca do jetë në Kuvend, Tahiri: Qasja e VV është alarmante
Lajme

Kërkesa e PDK ndaj Deharit për thirrje të seancës, edhe Aleanca do jetë në Kuvend, Tahiri: Qasja e VV është alarmante

August 12, 2026
Sekuestrimi i anijeve ruse, kërcënon Putin: Do të përgjigjemi në të njëjtën mënyrë ndaj BE-së
Lajme

Sekuestrimi i anijeve ruse, kërcënon Putin: Do të përgjigjemi në të njëjtën mënyrë ndaj BE-së

August 12, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?