By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Edhe Supremja ia vërteton dënimin me 24 vjet e gjysmë burgim të akuzuarit për vrasjen e dyfishtë në Klinë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Edhe Supremja ia vërteton dënimin me 24 vjet e gjysmë burgim të akuzuarit për vrasjen e dyfishtë në Klinë
Lajme

Edhe Supremja ia vërteton dënimin me 24 vjet e gjysmë burgim të akuzuarit për vrasjen e dyfishtë në Klinë

Momenti
Published: August 5, 2026

Gjykata Supreme ka marrë vendim, me të cilin ka refuzuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtjes së të akuzuarit Jon Hoti, i cili është dënuar me 24 vjet e gjysmë burgim për vrasjen e dyfishtë më 13 nëntor 2024 në Klinë.

I akuzuari Hoti ishte shpallur fajtor nga Themelorja në Pejë më 30 maj 2025 dhe ishte dënuar me dënim unik prej 24 vite e gjysëm burgim për vrasje të dyfshitë më 13 nëntor 2024 në Klinë. Vendimin e Themelores më pas e kishte vërtetuar edhe Gjykata e Apelit, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Your browser does not support the video tag.

Ndërkaq, Gjykata Supreme përmes vendimit të 10 qershorit 2026, ka refuzuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, të mbrojtësit të të dënuarit Jon Hoti, avokatit Jeton Maqedonci.

Maqedonci kishte parashtruar kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë, me pretendimin për shkelje të dispozitave të procedurës penale, shkelje të cilat kanë ndikuar në ligjshmërinë e vendimit gjyqësor. Ka kërkuar që lënda të kthehet në rigjykim apo që Hotit t’i shqiptohet dënim më i butë.

Përmes kërkesës, avokati ka pretenduar se duke mbajtur në fuqi dënimin unik prej 24 vite e gjysmë burgim, nuk e kanë zbatuar në mënyrë reale parimin e individualizimit të dënimit dhe rregullat e përgjithshme për matjen e dënimit.

Gjithashtu, sipas tij, gjykata e shkallës së parë dhe ajo e dytë, si rrethanë të vetme rënduese kanë marrë për bazë pasojën e shkaktuar- përkatësisht dy viktima, kështu që nuk kanë reflektuar në mënyrën e arsyetuar dhe të matshme peshën subjektive të fajit dhe rrethanat personale të të pandehurit si faktor vendimtar në individualizimin e dënimit, si dhe nuk kanë arsyetuar fare rrethanat rënduese dhe të njëjtat i kanë mbivlerësuar ndërsa kanë minimizuar rrethanat lehtësuese.

Po ashtu, Maqedonci ka pretenduar se gjykata e ka dënuar të mbrojturin e tij me dënim me burgim efektiv të lartë, edhe pse ai kishte pranuar fajësinë në fazat e procedurës paraprake.

Kurse, Prokurori i Shtetit përmes shkresës kishte propozuar që kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë, të refuzohet si e pabazuar.

Gjykata Supreme ka vlerësuar se pretendimet e mbrojtësit për shkelje esenciale për shkak të mungesës së arsyeve lidhur me individualizimin e dënimit, janë të paqëndrueshme.

Sipas Supremes, pretendimi se si rrethanë rënduese është marrë vetëm pasoja e shkaktuar nuk qëndron, ngase pasoja e rëndë e veprës penale, intensiteti i cenimit të vlerave të mbrojtura juridike, mënyra e kryerjes së veprës penale dhe shkalla e rrezikshmërisë shoqërore, paraqesin rrethana relevante që gjykata është e autorizuar dhe e obliguar t’i vlerësojë gjatë matjes së dënimit.

Në vendimin e Supremes thuhet se pesha e veprës penale, pasojat e shkaktuara dhe balanca ndërmejt rrethanave rënduese dhe lehtësuese, në aktgjykimet e ankimuara përmbajnë arsyetim të mjaftueshëm lidhur me shqiptimin e dënimit unik prej 24 vjet e 6 muaj burgim, i cili është në përputhje me kriteret ligjore për matjen e dënimit dhe realizimin e qëllimit të tij.

Sa i përket pretendimeve për shkelje të Ligjit Penal, Supremja ka konstatuar se gjykata ka shqiptuar dënim me burgim në kuadër të minimumit dhe maksimumit të dënimeve me burgim që parashihet me ligj për veprat penale për të cilën i dënuari është shpallur fajtor.

Ndërsa, lidhur me pretendimin për proporcionalitet të dënimit në raport me peshën konkrete të veprës penale, thuhet se siç është përcaktuar nga gjykata e shkallës së parë, paraqet çështje që mund të sfidohet përmes ankesës në gjykatën e shkallës së dytë, e cila ka kompetencë diskrecionale për ta ndryshuar vendimin në këtë drejtim.

Në fund, në vendimin e Supremes thuhet se vlerësimet e bëra nga gjykatat e instancave më të ulëta lidhur me llojin dhe lartësinë e dënimit, përfshirë matjen dhe vlerësimin e rrethanave relevante, nuk mund të jenë objekt i shqyrtimit përmes kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë, andaj edhe kërkesa rezulton e pabazuar.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, më 7 prill 2025 kishte ngritur aktakuzë ndaj Jon Hotit, për vrasjen e R.Sh., dhe A.Sh., më 13 nëntor 2024 në Klinë.

Sipas Prokurorisë, rasti kishte ndodhur në një lokal, pasi i pandehuri paraprakisht i kishte kërkuar shtëpitë e tyre e më pas i kishte kontaktuar viktimat përmes rrjetit social Facebook ku edhe kishin lënë takim në lokal.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri me datë 13 nëntor të vitit 2024, me dashje dhe me armë zjarri ka privuar nga jeta viktimat, R.Sh dhe A.Sh, në Klinë rreth orës 14:11 minuta, duke vënë në rrezik jetën edhe të personave tjerë që ishin prezent në lokalin ku kishte ndodhur vrasja e dyfishtë, në atë mënyrë që i pandehuri paraprakisht i kërkon shtëpitë e viktimave, kurse me pas përmes rrjetit social Facebook i kontakton viktimat dhe me të njëjtit lejnë takim në një lokal në qendër të Klinës dhe pas një bisede disa minutëshe me dy viktimat me të cilët ishte i ulur në të njëjtën tavolinë, i pandehuri J.H ngritët në këmbë dhe duke qenë i kthyer me shpinë ka viktimat, nxjerr armën nga xhaketa e tij, dhe fillon të gjuaj në drejtim të viktimave, me ç’rast vëllai i viktimës R.Sh, dëshmitari E.Sh, hedhet në armë të pandehurit duke e parandaluar të njëjtin të gjuaj me tutje, kurse ne ato momente bie në dysheme arma e te pandehurit, ndërsa me pas i pandehuri J.H largohet nga vendi i ngjarjes, ku si pasojë nga të shtënat e armës se zjarrit, gjen vdekjen në vendin e ngjarjes viktima A.Sh, ndërsa viktima R.Sh dërgohet pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Pejës”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë.

Hoti akuzohej se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”, nga neni 173, paragrafi 1, pika 1.5 dhe 1.11 të Kodit Penal dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi/

The post Edhe Supremja ia vërteton dënimin me 24 vjet e gjysmë burgim të akuzuarit për vrasjen e dyfishtë në Klinë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

E rëndë: Dy të vdekur në aksidentin në Surkish të Podujevë
Aksident i frikshëm në Paraguai, Kamioni me frena të prishura përplaset me disa makina në semafor, tre të vdekur
I dërguari i Trump, Kushner, takohet me udhëheqësin e Hamasit për të nxitur planin e paqes në Gaza
Komandanti amerikan thotë se shëndeti mendor është një ‘prioritet’ në USS Lincoln
Sulme të reja Rusi-Ukrainë, Moska thotë se rrëzoi 822 dronë ukrainas

LEXO GJITHASHTU

Aksident mes katër veturave në Malishevë, në mesin e të lënduarve edhe një polic
Aksident mes katër veturave në Malishevë, në mesin e të lënduarve edhe një polic
TOP Momenti
Koci: Shteti të mbrojë më shumë të arrestuarit në Serbi
Koci: Shteti të mbrojë më shumë të arrestuarit në Serbi
TOP Momenti
Mbi 1500 raste të dhunës në familje vetëm në 7 muaj
Mbi 1500 raste të dhunës në familje vetëm në 7 muaj
TOP Momenti
Akil Gjakova dhe Bled Tufa me pritshmëri të larta para Lojërave Mesdhetare
Akil Gjakova dhe Bled Tufa me pritshmëri të larta para Lojërave Mesdhetare
TOP Momenti
Keqpërdorimi i mjeteve për libra, mbi 60 mijë euro huq vitin e kaluar
Keqpërdorimi i mjeteve për libra, mbi 60 mijë euro huq vitin e kaluar
TOP Momenti

You Might Also Like

Presidenti Trump bën fushatë me Bruce Blakeman, kandidat për Guvernator të New Yorkut: Ta bëjmë Amerikën përsëri të sigurt
Lajme

Presidenti Trump bën fushatë me Bruce Blakeman, kandidat për Guvernator të New Yorkut: Ta bëjmë Amerikën përsëri të sigurt

August 16, 2026
I dyshuari për të shtëna me armë në Pejë ndalohet për 48 orë
Lajme

I dyshuari për të shtëna me armë në Pejë ndalohet për 48 orë

August 16, 2026
Hamza: 16 shtatori duhet të jetë dita kur katër ish-krerët e UÇK-së kthehen në shtëpi
Lajme

Hamza: 16 shtatori duhet të jetë dita kur katër ish-krerët e UÇK-së kthehen në shtëpi

August 16, 2026
Mbi 100 mijë euro të padeklaruara parandalohen të futen në Kosovë, policia jep detaje
Lajme

Mbi 100 mijë euro të padeklaruara parandalohen të futen në Kosovë, policia jep detaje

August 16, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?